LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari izraelit: Lufta ndaj Hamasit mund të zgjasë deri në fund të vitit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës në Moldavi, tha se Izraelit i duhet “sa më parë të jetë e mundur” një plan post-lufte dhe se mungesa e një projekti të tillë mund të shkaktonte kaos.

29 Maj 2024, 21:24 Nga E. D

Zyrtari izraelit: Lufta ndaj Hamasit mund të zgjasë deri në fund

IZRAEL- Një zyrtar i lartë i Izraelit tha se pret që lufta kundër Hamasit të zgjasë deri në fund të vitit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për armëpushim.

“Mund të na duhen edhe 7 muaj të tjerë luftime për të forcuar suksesin tonë dhe për të arritur atë që e kemi cilësuar si shkatërrim të Hamasit”, tha Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Tzachi Hanegbi, të mërkurën për radion publike izraelite.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës në Moldavi, tha se Izraelit i duhet “sa më parë të jetë e mundur” një plan post-lufte dhe se mungesa e një projekti të tillë mund të shkaktonte kaos.

“Mendoj se kjo nënvizon rëndësinë jetike për të patur një plan pas luftës sepse pa një plan të tillë, mund të mos ketë mbarim të luftës”, u tha zoti Blinken gazetarëve.

“Pa një plan të tillë,Hamasi do të mbetet në fuqi, çka është e papranueshme. Ose ndryshe, do kemi kaos dhe paligjshmëri”.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se tre ushtarë të saj kishin mbetur të vrarë në qytetin Rafah në jug të Gazës, ku banorët njoftuan për sulme të tjera ajrore nga Izraeli dhe Hamasi njoftoi se lëshoi raketa kundër forcave izraelite.

Sulmet e fundit vijnë në një kohë që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe janë shprehur se është e nevojshme që të ketë armëpushim në Gazë dhe që grupet humanitare të kenë mundësi të ndihmojnë palestinezët që kanë dëshpërimisht nevojë, pas pothuajse 8 muajsh luftë.

Shtetet e Bashkuara u shprehën “thellësisht të shqetësura” të martën mbi atë që duket të ketë qenë një sulm ajror izraelit që vrau 45 palestinezë që strehoheshin në një kamp refugjatësh në Rafah dhe plagosi 200 të tjerë. Shtetet e Bashkuara thanë se i kishin bërë thirrje Izraelit të kryente një hetim të plotë.

“Ato pamje janë trishtuese”, tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ai tha se Izraeli ka të drejtë të luftojë Hamasin, por njëkohësisht ka detyrimin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të minimizuar dëmtimin e civilëve gjatë operacioneve të tij. Ushtria izraelite tha se po shqyrton mundësinë që armët e fshehura në zonën e goditur nga sulmi izraelit mund të kenë shkaktuar një zjarr vdekjeprurës në kampin e refugjatëve të dielën. Një zëdhënës ushtarak tha të martën se municionet e përdorura nga ushtria izraelite ishin shumë të vogla për të shkaktuar një zjarr masiv.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës