LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët: Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus

Sipas projekt-rregullores së Këshillit të Bashkimit Evropian, vendimi për të ndaluar transitin e gazit rus në vendet e treta qysh nga janari, do të konfirmohet sapo Parlamenti Evropian ta marrë qëndrimin e tij.

20 Tetor 2025, 22:53 Nga E. D
Zyrtarët: Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit
foto ilustruese

SERBI- Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të hënën ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq-Handanoviq, në lidhje me vendimin e Këshillit të BE-së për ta ndaluar transitin e gazit natyror nga Rusia përmes bllokut evropian drejt vendeve të treta. Brukseli njoftoi se ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

“Në fund të fundit, Bullgaria nuk do ta lejojë rrjedhën e gazit rus përmes Rrjedhës Ballkanike, gjë që do ta dëmtojë edhe Serbinë në të ardhmen”, tha Gjedoviq-Handanoviq, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas projekt-rregullores së Këshillit të Bashkimit Evropian, vendimi për të ndaluar transitin e gazit rus në vendet e treta qysh nga janari, do të konfirmohet sapo Parlamenti Evropian ta marrë qëndrimin e tij.

Teksti përfundimtar do të bëhet i ditur pas bisedimeve midis Presidencës së Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian. Këshilli i BE-së theksoi se është parashikuar një periudhë kalimtare për kontratat ekzistuese me palën ruse.

Sipas rregullave, blerësit e BE-së nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë kontrata të reja për importin e gazit rus pas 1 janarit, ndërsa ato ekzistuese do të duhet të përfundojnë jo më vonë se fundi i vitit 2027. Parashikohet se kontratat afatshkurtra, të lidhura para 17 qershorit 2025, mund të vazhdojnë deri në atë datë vitin e ardhshëm, ndërsa kontratat afatgjata mund të zgjasin deri më 1 janar 2028.

Brukseli tha në një komunikatë se ndryshimet në kontratat ekzistuese do të lejohen vetëm për qëllime operacionale të përcaktuara ngushtë dhe nuk mund të çojnë në një rritje të vëllimit të dërgesave, përveç nëse ato përfshijnë fleksibilitete specifike për shtetet anëtare të BE-së pa dalje në det të prekura nga ndryshimet në rrugët e furnizimit.

Në kontekstin e këtij vendimi, Gjedoviq-Handanoviq kujtoi se Industria e Naftës e Serbisë (NIS), e cila është në pronësi ruse dhe furnizuesi kryesor i karburantit në tregun vendas, është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Vendi ynë, i cili nuk është pjesëmarrës në asnjë konflikt, nuk u prek as për faj dhe as për detyrim. Pavarësisht të gjithave, ne do të bëjmë çmos që qytetarët të mos i ndiejnë problemet me të cilat po përballemi", tha Gjedoviq-Handanoviq.

Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it hynë në fuqi më 9 tetor. Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke folur për propozimin e ministrave të BE-së për t’i eliminuar gradualisht importet e naftës dhe gazit rus, tha se nuk sheh rrugëdalje nga situata dhe shprehu shpresën se presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, ka zgjidhje për këtë.

“Ky është lajm katastrofik për ne”, citohet të ketë thënë Bërnabiq nga RTS.

Për dekada të tëra, Serbia ka qenë e varur nga importet e gazit nga Rusia, nga ku plotëson më shumë se 80 për qind të nevojave të saj për energji. Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave të Republikës, kjo është 13 për qind më pak se në vitin 2024. Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, Serbia është përpjekur të krijojë rrugë të reja furnizimi.

Në vitin 2024 Serbia filloi të importojë gaz nga Azerbajxhani, me të cilin arriti marrëveshje për furnizim vjetor deri në 400 milionë metra kub deri në vitin 2026. Nevojat vjetore të Serbisë janë tre miliardë metra kub gaz natyror. Kontrata dhjetëvjeçare e furnizimit me gaz e Serbisë me Rusinë skadoi në maj, dhe këto dy vende nuk kanë nënshkruar kontratë të re ende.

Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian kanë miratuar një vendim për të ndaluar importet e gazit rus pas vitit 2027 në një takim në Luksemburg. Propozimi i paraqitur nga Komisioni Evropian mori shumicën e nevojshme në Këshill. Hungaria dhe Sllovakia, dy vende të BE-së pa dalje në det, ishin kundër./REL

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit