3 Dhjetor 2022, 12:48
Nga d.a.
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin midis Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.
Gjatë një takimi në Prishtinë, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Sznunyog, i dorëzojë Osmanit kopjen fizike të ftesës nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha zyra e presidentes së Kosovës.
“Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”, u tha në njoftimin.
Samiti në Tiranë do të jetë i pari midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.
Në këtë takim udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ata, po ashtu, pritet të kërkojnë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.
Këto porosi do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“, draftin e së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.
Draft-deklarata mirëpret edhe zbatimin e marrëveshjes për heqjen e romingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e romingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.
Teksti përmban edhe përkushtimin ndaj sektorit të energjisë, infrastrukturës digjitale, infrastrukturës dhe projekteve të mbrojtjes së mjedisit.
Ky samit vjen në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë ndryshime të mëdha në rendin ndërkombëtar.
Për pasojat e saj pritet të flitet edhe në samitin e Tiranës./REL/
vjosa osmani samiti i be 6 dhjetor 2022 tomas sznunyog
Bota
3 Dhjetor 2022, 12:38
d,a
Foto ilustruese
BULLGARI- Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për të bllokuar këtë shtet të Bashkimit ...
Bota
3 Dhjetor 2022, 11:39
d.a.
Nafta ruse
RUSI- Rusia ka thënë se do të vazhdojë të gjejë blerës për naftën e saj, pavarësisht asaj q&eu...
Bota
3 Dhjetor 2022, 11:27
d.a.
Varhelyi
BRUKSEL- Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka njoftuar se Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme ka kërkua...
Bota
3 Dhjetor 2022, 11:14
d.a.
Netanyahu dhe Erdogan
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu iu përgjigj atyre që e krahasuan me presidentin turk dhe foli për n...
Bota
3 Dhjetor 2022, 11:00
d.a.
Avioni i ri
Nga Politico
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin zbuloi të premten B-21 Raider në uzinën e Northrop Grumman në Kaliforni, d...
Bota
3 Dhjetor 2022, 10:45
d.a.
Anija e goditur
ARGJENTINË- Një "valë mashtruese" goditi një anije lundrimi Viking që po shkonte drejt Antarktidës,...
Bota
3 Dhjetor 2022, 10:34
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- G7 dhe Australia kanë rënë dakord të kufizojnë çmimin e paguar për naftën bruto ruse n&e...
Bota
3 Dhjetor 2022, 10:25
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, gjithsej 7,042 sende shpërthyese jan&eu...
Bota
3 Dhjetor 2022, 10:13
d.a.
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Katër të rinj nga Tiberi i sipërm Umbrian vdiqën gjatë mbrëmjes në një aksident rrugor...
Bota
3 Dhjetor 2022, 09:47
d.a.
Christoph Heusgen
GJERMANI-Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibride në vende të ndryshme p&e...