1 Mars 2023, 16:55
Nga a.l
OKB
SHBA- Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit. Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi.
Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit kishin nivel të pastërtisë prej 83.7 për qind, që është pak nën nivelin prej 90 për qind pastërti që kërkohet për prodhimin e armëve bërthamore. Kjo ka rritur shqetësimet se Irani mundet që shpejt të përdorë këtë material për të prodhuar bombë bërthamore. Grimcat e uraniumit me këtë nivel të pastërtisë u gjetën në janar gjatë inspektimeve në uzinën për pasurimin e uraniumit, Fordov, tha agjencia e OKB-së, duke shtuar se ka biseduar me Iranin për të sqaruar origjinën e këtij uraniumi.
Autoritetet në Iran i kanë shpjeguar agjencisë se uraniumi me këtë nivel kaq të lartë të pasurimit ishte rezultat i “veprimeve të paqëllimshme”. Zëdhënësi i programit civil bërthamor të Iranit, Behrouz Kamalvandi, javën e kaluar tentoi ta portretizonte këtë gjetje si efekt momental i procesit për të arritur në pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti.
Megjithatë, ekspertët kanë argumentuar se një ndryshim kaq i madh i nivelit të pastërtisë ishte i dyshimtë për inspektorët. Informacioni lidhur me gjetjen e grimcave të uraniumit, që u paraqit në një raport të agjencisë së OKB-së, u zbulua më 28 shkurt.
Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, prej së cilës Shtetet e Bashkuara u tërhoqën më 2018, kufizonte pasurimin e uraniumit të Iranit në 3.67 për qind. Bisedimet për ringjalljen e kësaj marrëveshjeje janë bllokuar për muaj të tërë. Pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, Irani nisi të shkelte kufizimet e vendosura në marrëveshjen bërthamore që arriti me fuqitë botërore./REL
rafael grossi
Bota
1 Mars 2023, 16:49
a.l
Avionët kinezë
KINË-Ministria e mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 19 avionë të forcave ajrore kineze në zonë...
Bota
1 Mars 2023, 16:37
a.l
trenat në Greqi
GREQI- Një aksident hekururdhor vdekjeprurës në Greqi, pak orë pas mesnatës së sotme, la të pakt&eu...
Bota
1 Mars 2023, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Ministret e Jashtme dhe të Zhvillimit të Gjermanisë prezantuan më 1 mars udhëzime të reja për politik&eu...
Bota
1 Mars 2023, 16:38
k.m.
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk do të takohet me ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës ...
Bota
1 Mars 2023, 16:26
a.l
Aksidenti në Greqi
GREQI- Një video e re disa sekondëshe është publikuar nga mediat greke orët e fundit. Pamjet vijn&eum...
Bota
1 Mars 2023, 16:21
a.l
Axel Springer
GJERMANI- Botuesi më i madh gjerman, grupi mediatik Axel Springer, ka paralajmëruar stafin se do të shkurtojë nj&eum...
Bota
1 Mars 2023, 16:23
k.m.
Presidenti letonez, Egils Levits
Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, një vit më par&e...
Bota
1 Mars 2023, 16:18
k.m.
Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Kosova është rrëfim suksesi dhe vend ...
Bota
1 Mars 2023, 16:06
a.l
ETIAS
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është par...
Bota
1 Mars 2023, 16:00
a.l
Sherri në Kuçovë
KUÇOVË- Një sherr banal ka ndodhur në rrugët e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur dit&eum...