LIVE UPDATES
Bota

Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjarrit

Sipas zyrtarëve zviceranë, për shkak të djegies së rëndë që kanë pësuar shumica e viktimave që gjendeshin në barin Le Constellation, mund të duhen disa ditë që të identifikohen të gjithë viktimat e zjarrit.

2 Janar 2026, 11:57 Nga I.A

Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave

ZVICËR- Hetuesit në Zvicër më 2 janar do të nisin detyrën e vështirë të identifikimit të trupave të djegur në zjarrin që përfshiu një bar të mbushur me njerëz që la të vrarë afër 40 persona në një ndej për Vitin e Ri në resortin e skijimit në Crans-Montana.

Sipas zyrtarëve zviceranë, për shkak të djegies së rëndë që kanë pësuar shumica e viktimave që gjendeshin në barin Le Constellation, mund të duhen disa ditë që të identifikohen të gjithë viktimat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë lënduar më shumë se 100 të tjerë, shumë nga të cilët janë në gjendje të rëndë.

Detyra e parë është të identifikojmë të gjitha trupat”, tha kryetari i Crans-Montanas, Nicolas Feraud, gjatë një konference për media të enjten mbrëma. Sipas tij, ky proces mund të marrë disa ditë.

Mathias Reynard, kreu i qeverisë së kantonit të Valaisit, tha se ekspertët po përdorin mostra dentare dhe të ADN-së për identifikimin e viktimave.

“E gjithë kjo punë duhet të bëhet sepse informacioni është aq i tmerrshëm dhe i ndjeshëm, sa që asgjë nuk mund t’u thuhet familjeve pa qenë 100 për qind të sigurt”, tha ai.

Italia dhe Franca janë ndër vendet që kanë njoftuar se disa nga shtetasit e tyre rezultojnë të zhdukur, ndërsa ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, do ta vizitojë Crans-Montana të premten, tha ambasadori italian në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado.

Australia tha po ashtu se një shtetas i saj është lënduar. Zyrtarët zviceranë kanë thënë se afër 40 persona janë vrarë, por Italia ka thënë se numri i viktimave është 47, bazuar në informacionet e marra nga autoritetet zvicerane.

Cornado tha se tashmë janë identifikuar të gjithë përveç pesë prej 112 të plagosurve. Ai shtoi se gjashtë shtetas italianë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa 13 të tjerë janë të shtruar në spital. Tre italianë janë riatdhesuar të enjten dhe edhe tre të tjerë do të kthehen në shtetin e tyre të premten.

Ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Autoritetet thanë se duket se ngjarja ishte një aksident, e jo një sulm. Rrëfimet e disa të mbijetuarve dhe videove të publikuara në rrjetet sociale kanë sugjeruar se tavani i bodrumit të lokalit mund të ketë marrë flakë kur qirinjtë me shkëndija iu afruan afër. Për shkak të zjarrit, autoritetet në Zvicër kanë shpallur pesë ditë zie./REL

mathias reynard zvicer nicolas feraud

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet