LIVE UPDATES
Bota

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe: Iranianët nuk kanë çfarë të humbasin

Protestat për shkak të rritjes së inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës kombëtare iraniane, rial, nisën me dyqanxhinjtë në Teheran të cilët mbyllën bizneset e tyre më 28 dhjetor. Revolta ka vazhduar çdo ditë, duke u përhapur në disa universitete në kryeqytetin iranian, po ashtu edhe në zonat e tjera në mbarë shtetin.

1 Janar 2026, 22:00 Nga DOSJA

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe: Iranianët nuk kanë


IRAN- Mijëra iranianë kanë protestuar gjatë kësaj jave kundër rritjes së kostos së jetesës dhe për gjendjen e rëndë ekonomike të vendit.

Protestat për shkak të rritjes së inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës kombëtare iraniane, rial, nisën me dyqanxhinjtë në Teheran të cilët mbyllën bizneset e tyre më 28 dhjetor. Revolta ka vazhduar çdo ditë, duke u përhapur në disa universitete në kryeqytetin iranian, po ashtu edhe në zonat e tjera në mbarë shtetin.

Forcat e sigurisë iraniane kanë reaguar herë pas here duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj, megjithëse presidenti Masud Pezeshkian ka premtuar se Qeveria do të marrë “vendime të reja” të cilat, sipas tij, do të përmirësojnë situatën ekonomike të iranianëve.

Shirin Ebadi, e cila u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2003 për përpjekjet e saj për të sjellë demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Iran, foli me Radio Farda të Radios Evropa e Lirë përmes telefonit më 1 janar mbi atë se çfarë i nxiti bashkëkombësit e saj të përballen me autoritetet dhe çfarë i bën këto protesta të ndryshme nga ato më të mëparshmet.

Radio Farda: Sipas jush, sa të rëndësishme janë protestat në Iran dhe çfarë mesazhi po përcjellin?

Shirin Ebadi: Protestat e fundit shfaqin një realitet të qartë: shumë iranianë kanë vendosur se duhet t’i jepet fund establishmentit aktual – me çdo kusht dhe sa më shpejt që të jetë e mundur – para se vendi që ata duan të shkatërrohet edhe më shumë. Irani po përballet me mungesë të madhe të ajrit të pastër, të ujit dhe energjisë dhe njerëzit po përballen me vështirësi mbijetese.

Siç e ka pranuar edhe vetë presidenti, shteti ka pasuri të jashtëzakonshme, por populli i tij është i uritur. Përgjegjësia për këtë situatë bie drejtpërdrejt mbi establishmentin – nga qendrat kryesore të pushtetit deri te zyrtarët e tij të pafuqishëm, përshirë edhe vetë presidentin. Të gjithë e ndajnë fajin për varfërinë dhe vuajtjet që u janë imponuar një kombi që dikur kishte begati.

Radio Farda: Si janë ndryshe këto protesta nga më të mëparshmet?

Shirin Ebadi: Ajo që e dallon këtë valë protestash nga më të mëparshmet është vetëdija në rritje brenda establishmentit se represioni dhe vrasja më nuk funksionojnë. Përdorimi i forcës ndaj njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur vetëm do të rrisë zemërimin e publikut – është sikur t’i hedhësh benzinë zjarrit.

Njerëzit nuk kanë më çfarë të humbin, nuk e përballojnë më. Tavolinat e tyre janë bosh dhe uria ka ushtruar presion kaq të madh sa që ata kanë humbur shpresën për jetën. Regjimi e kupton këtë dhe nuk dëshiron të hedhë benzinë mbi zjarr.

uNjerëzit nuk kanë çfarë të humbasin, nuk mund të durojmë më. Tryezat e qytetarëve janë bosh dhe uria iu ka bërë aq presion të madh njerëzve sa ata kanë humbur shpresën për jetë. Establishmenti e kupton këtë dhe nuk dëshiron që t’i hedhë benzinë zjarrit.

Radio Farda: Zyrtarët iranianë kanë thënë se kërkesat ekonomike të njerëzve janë legjitime, teksa kanë paralajmëruar kundër protestave ndaj establishmentit. A mendoni se njerëzit shohin ndonjë dallim mes këtyre dy gjërave?

Shirin Ebadi: Politikat e gabuara të Republikës Islamike dhe korrupsioni kanë krijuar varfëri dhe vuajtje për popullin. Prandaj, kur njerëzit thonë se tavolinat e tyre janë bosh, kjo sjell turp për këtë establishment. Kur ne themi se njerëzit janë të uritur, kjo do të thotë se establishmenti duhet të ndryshojë.

Për 47 vjet, kjo është ajo që kanë bërë për ta kthyer Iranin, që dikur ishte i begatë, në situatën aktuale. Mos harroni se ditën kur u krijua Republika Islamike, dollari ishte 7 tomanë. Tani kursi i dollarit është mbi 135.000 tomanë. Çfarë e shkaktoi këtë? Papërshtatshmëria e establishmenti, korrupsioni i politikanëve, privilegjet që ata kanë krijuar për veten dhe familjet e tyre.

Radio Farda: Protesta kundër establishmentit kanë ndodhur në Iran për vite me radhë, dekada të tëra, ndërsa hendeku midis popullit dhe autoriteteve është zgjeruar. Nga ana juaj, ku mendoni se do ta çojë Irani kjo rund aktual i protestave?

Shirin Ebadi: Shpresoj që këtë herë populli të fitojë, establishmenti të rrëzohet dhe njerëzit të realizojnë dëshirën e tyre të kamotshme për të vendosur për të ardhmen e tyre përmes një referendumi nën mbikëqyrjen e OKB-së. Establishmenti ka humbur fuqinë dhe vullnetin për të shtypur sepse e di se vrasja e njerëzve, si gjatë protestave të mëparshme, do të ishte si të hedhësh benzinë mbi zjarrin e zemërimit të tyre./REL

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet