LIVE UPDATES
Bota

Injorimi i pyetësorit ushtarak në Gjermani do të kushtojë

Që nga Viti i Ri, ushtria gjermane do t'u dërgojë pyetësorë për shërbimin ushtarak rreth 650,000 të rinjve. Të rinjtë që e injorojnë pyetësorin mund të dënohen.

2 Janar 2026, 10:08 Nga I.A
Injorimi i pyetësorit ushtarak në Gjermani do të kushtojë
Ushtria

GJERMANI- Bundeswehri, ushtria gjermane, planifikon t'u dërgojë të rinjve pyetësorët e parë në lidhje me shërbimin e ri ushtarak nga mesi i janarit. Procedura fillimisht do të kryhet me postë, pasi shteti i ka adresat e banimit dhe jo postën elektronike.

"Planet tona parashikojnë që ne do t'u dërgojmë shkresa rreth 650,000 personave të një grupmoshe. Kjo është rreth 54,000 në muaj", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Do të fillojë me ata që kanë lindur pas 1 janarit 2008. Shtetasit gjermanë që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin letra me pyetësorë, por pas kthimit të tyre në Gjermani, të rinjtë do të regjistrohen për shërbim ushtarak.

Çfarë kërkohet në pyetësor?

Shkresa përmban një kod QR që të çon në pyetësor i cili duhet të plotësohet. Të gjithë burrat e moshës 18 vjeç e lart duhet të deklarojnë përshtatshmërinë dhe motivimin e tyre për Bundeswehr-in në një pyetësor. Burrat duhet ta plotësojnë pyetësorin - gratë mund ta plotësojnë atë, por jo detyrimisht.

Emri dhe adresa dihen, pasi ato janë regjistruar nga shteti. Pastaj duhet të futet adresa e e-mailit. Kjo pasohet nga informacioni në lidhje me nivelin e arsimit dhe me të dhënat nëse më parë personi ka pasur ndonjë kurs trajnimi profesional. Gjithashtu kërkohen të dhënat për patentën e shoferit, gjatësia, pesha dhe gjendja fizike.

Pyetja më e rëndësishme është në lidhje me interesin për Bundeswehr-in. Të rinjtë, burrat ose gratë, duhet të vlerësojnë interesin e tyre në një shkallë nga 0 (aspak i interesuar) deri në 10 (shumë i interesuar).

Pyetësori i plotësuar - çfarë më pas?

Pas kësaj, është planifikuar një test aftësie (rekrutimi), që është i detyrueshëm për të gjithë burrat e lindur pas 1 janarit 2008.

Së pari, ata që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë shërbim ushtarak vullnetar në pyetësor dhe që, pas vlerësimit të pyetësorit, konsiderohen potencialisht të përshtatshëm nga perspektiva e Bundeswehr-it, do t'i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor.

Brenda kapacitetit të disponueshëm, pjesët e tjera të grupmoshës së vitit 2008 do të përfshihen gradualisht. Pasi kapaciteti i rekrutimit të Bundeswehr-it të jetë vendosur plotësisht, procedura do të shtrihet në të gjithë grupin. Ekzaminimet mjekësore nuk do të jenë më si në të kaluarën, kur njësitë ushtarake shpesh ishin larg zonave të populluara dhe funksiononin në kazerma. Në të ardhmen, përveç 14 qendrave aktuale, do të ketë gjithsej 39 qendra rekrutimi, lehtësisht të arritshme, për shembull në qendrat e qyteteve.

Do të ketë edhe gjoba

Injorimi i rregulloreve të reja për shërbimin ushtarak mund të jetë i kushtueshëm. Nëse të rinjtë nuk e plotësojnë pyetësorin, ata do të marrin përsëri një letër. Por pas një periudhe të caktuar kohore, mund të pasojë edhe një gjobë.

Një shkelje po aq e rëndë që mund të penalizohet është edhe dhënia e informacionit të rremë. Për shembull - siç shpjegoi Ministria e Mbrojtjes - deklarimi i rremë se dikush është 1.60 m i gjatë dhe peshon 200 kg, që dëshmohet gjatë rekrutimit.

Nëse një i ri nuk e plotëson pyetësorin ose jep informacion të pasaktë, ai mund të përballet me një gjobë deri në 1,000 euro, tha një zëdhënës i Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për agjencinë epd.

Ekzaminimi mjekësor është gjithashtu i detyrueshëm për burrat. Një përjashtim është i mundur me kërkesë në situata të caktuara. Megjithatë, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes, nëse një i ri nuk paraqitet në ekzaminim pa justifikim, policia mund ta arrestojë atë. Policia ushtarake e Bundeswehr-it nuk do të përdoret në raste të tilla.

Miratimi nga Bundesrati

Pas Bundestagut, më 19 dhjetor këtë ligj e ka mirautar edhe Bundesrati, që do të thotë se ligji i ri për shërbimin ushtarak - i cili është vullnetar - do të hyjë në fuqi në Gjermani më 1 janar.

Sipas ligjit, Bundeswehri duhet të ketë midis 186,000 dhe 190,000 ushtarë aktivë në vitin 2026. Ndërsa deri në vitin 2035, ky numër duhet të rritet në 255,000 deri në 270,000. Përveç kësaj, janë planifikuar 200,000 rezervistë. Bundeswehr aktualisht ka rreth 183,000 ushtarë aktivë.

Qëllimi i ligjit është të mbulojë nevojat e personelit të Bundeswehr-it sa më saktë të jetë e mundur. Nëse nuk regjistrohen mjaftueshëm vullnetarë, Bundestagu mund të prezantojë të ashtuquajturin shërbim të detyrueshëm sipas kërkesës, i cili do të duhet të rregullohet me një ligj të veçantë.

Shërbim ushtarak i detyrueshëm gjatë kësaj periudhe legjislative?

Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Revekamp, ​​mendon: "Me ligjin për modernizimin e shërbimit ushtarak, ne kemi krijuar një instrument për rritjen e personelit. Megjithatë, ende dyshoj se vetëm një shërbim vullnetar është i mjaftueshëm."

Në vitin 2027, Parlamenti do të kontrollojë nëse shifrat e synuara të dakorduara mund të arrihen, shpjegoi Revekamp. "Personalisht pres që do të na duhet të rikthehemi në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në këtë mandat parlamentar", thotë ai. Sepse përveç rritjes së nevojshme të numrit të ushtarëve, 20,000 deri në 30,000 ushtarë që largohen nga shërbimi aktiv duhet të zëvendësohen çdo vit. Sipas tij, një procedurë e rastësishme është "më transparente dhe më e drejtë" për përzgjedhjen e rekrutëve në rastin e shërbimit të detyrueshëm. Kriteret fizike nuk janë vednimtare, thotë ai, "sepse pse dikush që është mbipeshë nuk do të ishte një pilot i mirë droni, për shembull?"

bundeswehri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet