Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Banorët e Teksasit të Veriut janë paralajmëruar se zjarri mund të përkeqësohet gjatë fundjavës, i nxitur nga lagështia e ulët dhe erërat e forta.
SHBA- Mijëra bagëti janë vrarë në një zjarr të furishëm në Teksas, zjarri i dytë më i madh në historinë e SHBA. Zjarri ka shkrirë shtyllat e dritës, ka shkatërruar shtëpi dhe ka lënë një peizazh të shkrumbuar pas tij. Dy persona kanë vdekur nga zjarri, i cili është vetëm 5% i kontrolluar.
Banorët e Teksasit të Veriut janë paralajmëruar se zjarri mund të përkeqësohet gjatë fundjavës, i nxitur nga lagështia e ulët dhe erërat e forta. Toka nuk është e populluar dhe në këtë zonë rriten miliona lopë, viça, kuaj dhe dema. Mijëra kafshë besohet se kanë ngordhur, tha të enjten komisioneri i bujqësisë në Teksas, Sid Miller.
"Është e trishtueshme. Shumë nga ato bagëti janë ende gjallë, por thundrat u janë djegur, gjinjtë e tyre po ashtu." tha Miller.
Teksasi është prodhuesi më i madh i bagëtive në vend, dhe mbi 85% e tufës së shtetit është në Panhandle. Fermerët e bagëtive në zonë po përpiqeshin për të shpëtuar veten dhe bagëtinë e tyre, ndërsa zjarri përvëloi kullotat përreth. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Teksasi është shtëpia e 12 milionë bagëtive.
Zyrtarët e Teksasit thanë se humbjet do të jenë shkatërruese për prodhuesit individualë pasi kullotat për ushqim dhe ndërtesat e fermave janë shkatërruar. Qindra zjarrfikës janë vendosur në zonat e prekura, duke përfshirë qytete si Amarillo dhe Fritch, tha Seth Christensen, një zëdhënës i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Kryqi i Kuq aktualisht po operon dy qendra fatkeqësish për viktimat e zjarrit.
Në Hutchinson, një nga zonat më të goditura, 83-vjeçarja Joyce Blankenship vdiq në shtëpinë e saj teksa zjarri përfshiu qytetin. Viktima tjetër ishte një shofere kamioni, Cindy Owen. 44-vjeçarja po udhëtonte për në shtëpi nga Oklahoma në Amarillo kur zjarri rrethoi kamionin e saj.
fotot ilustruese ITALI- Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur që provat e marra nga zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe Sky ECC ku ...
Foto Ilustrim POLONI- Një makinë ka përplasur një turmë njerëzish që kalonin vijat e bardha të këmbësor&e...
Njerëzit duke votuar IRAN- Njerëzit në Iran po votojnë sot në zgjedhjet për një parlament të ri. Pjesëmarrja p...
Foto Ilustrim AUSTRI- Policia austriake dyshon se 17 adoleshentë kanë sulmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare disa herë n&...
Foto Ilustrim SIRI- Një anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit , që shërbente si këshilltar ushtarak në Siri, u vr...
foto ilustruese GJERMANI- Autobusët, dhe trenat e metrosë qëndruan të papunë në pjesën më të madhe të Gje...
Shervin Hajipour IRAN- Një gjykatë iraniane e ka dënuar fituesin e një çmimi Grammy, Shervin Hajipour, me gati katër vjet b...
Foto Ilustrim PALESTINË- Hamasi dhe Al- Fatah thanë se janë të prirur për të nisur bisedimet për të krijuar një...
SHBA- Mijëra bagëti janë vrarë në një zjarr të furishëm në Teksas, zjarri i dytë më i madh në hist...
Harta KOSOVA- Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) thekso...