Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Kritikat vazhdojnë të shtohen për sistemin e paralajmërimit me sirena në Maui të Havait, të cilat nuk u aktivizuan gjatë zjarreve vdekjeprurëse. 5 nga 80 sirenat e alarmit janë të instaluara në zonën turistike Lahaina, e cila u shkatërrua krejtësisht nga zjarri.
HAWAI- Edhe pas dorëheqjes së drejtuesit të shërbimit të emergjencave, në Havai nuk ka ende përgjigje se përse nuk ranë sirenat e alarmit gjatë përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse në ishullin Maui. Sipas zyrtarëve vendas, mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe dëmet arrijnë në gati 6 miliardë dollarë.
Kritikat vazhdojnë të shtohen për sistemin e paralajmërimit me sirena në Maui të Havait, të cilat nuk u aktivizuan gjatë zjarreve vdekjeprurëse. 5 nga 80 sirenat e alarmit janë të instaluara në zonën turistike Lahaina, e cila u shkatërrua krejtësisht nga zjarri.
Kreu i agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Maui, Herman Andaya, dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.
Ai u pyet më herët këtë javë për sirenat që nuk ranë.
“Sirenat përdoren kryesisht për cunamet. Publiku është përgatitur që të gjejë terren më të lartë kur bien sirenat. Do të kishin shkuar drejt zjarrit”, tha zoti Andaya.
Por, në faqen në internet të qeverisë thuhet se sistemi i sirenave mund të përdoret për katastrofat natyrore apo të shkaktuara nga njeriu, përfshirë cunamet, uraganët dhe zjarret.
Guvernatori i Havait foli për përmasat e dëmit.
“Përmasat e shkatërrimit në Maui janë të vështira të përshkruhen me fjalë. Mbi 200 godina janë shkatërruar, dhe 500 të tjera janë dëmtuar, me një kosto prej 6 miliardë dollarësh. Por edhe më e rëndë është humbja e jetëve të çmuara”, tha Guvernatori Josh Green.
Përveç masave që po merren nga qeveria federale, edhe bizneset vendase po punojnë për të ndihmuar komunitetin e tyre. Kompanitë turistike po përdorin automjetet e tyre për të transportuar ndihma.
“Jam lidhur me qendrat e shpërndarjes, të cilat nuk kanë komunikim me njëra-tjetrën, dhe plotësojmë nevojat që kanë”, thotë sipërmarrësi Chris Ishizaka.
Familjarët ndërkohë vazhdojnë të marrin lajmin e hidhur për të afërmit e tyre që janë gjetur të vdekur.
Presidenti Biden dhe Zonja e Parë pritet të udhëtojnë të hënën drejt Mauit, për të parë nga afër shkatërrimin, për t’u takuar me të mbijetuarit dhe me udhëheqësit vendas. Guvernatori Green ka thënë se dëshiron që toka në Lahania të blihet nga shteti dhe të përdoret për të strehuar familjet e zhvendosura nga zjarret.
Marrë nga VOA
RUSI- Shtatë persona, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeçar u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën kur një raket&eu...
Policet KOSOVË- Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjet që po ndodhin mes po...
KOSOVË- Numri i të huajve të interesuar që ta mësojnë gjuhën shqipe dhe të studiojnë në fushat e albanologji...
Foto ilustruese SHKUP- Pensionistët në Maqedoninë e Veriut për disa ditë me radhë kanë protestuar me kërkesën ...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se faturën e 4 turistëve italianë që nuk e paguan në...
UKRAINË- Gjashtë njerëz janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm rus me raket&e...
Michael Jackson SHBA- Akuzuesit e Michael Jackson, Wade Robson dhe James Safechak, të premten, më 18 gusht, morën miratimin nga një...
Moska RUSI- Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe specialist...
Garuesit MALI I ZI- Mali i Zi nisi të premten konkursin e tij tradicional “qytetari më dembel” për të vendosur “qytet...
Edwin Wagensveld HOLANDË- Një episod i ri këtë herë ka ndodhur në Holandë. Ekstremistët e ekstremit të dj...