19 Gusht 2023, 14:48
Nga I.A

RUSI- Shtatë persona, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeçar u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën kur një raketë ruse goditi sheshin kryesor të qytetit historik në veri të Ukrainës, Chernihivin. Njoftimi u bë të shtunën nga ministria e Brendshme e Ukrainës.
Sulmi ndodhi ndërsa banorët e qytetit ishin nisur për në kishë me rastin e një festë fetare thanë autoritetet ukrainase, duke shtuar se 12 nga të plagosurit ishin fëmijë dhe 10 prej tyre, oficerë policie.
"Një raketë ruse goditi qendrën e Chernihivin tonë, sheshin, universitetin politeknik, dhe një teatër", shkruante në rrjetin social Telegram Presidenti Volodymyr Zelenskiy, i cili ndodhet për një vizitë pune në Suedi.
“Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”, shkruante ai më tej.
Në një video të shkurtër që shoqëronte postimin e zotit Zelenskiy shfaqeshin mbeturina të shpërndara nëpër një shesh përpara teatrit, si dhe makina të parkuara, të dëmtuara rëndë.
Chernihivi njihet si një qytet i kishave shekullore. Ai shtrihet rreth 145 km në veri të kryeqytetit të vendit, Kievit. Ministria e Brendshme tha se si pasojë e sulmit çatia e teatrit ishte shkatërruar.
Rusia ka sulmuar m eraketa e dronë qytetet ukrainase që ndodhen larg vijës së frontit, si pjesë e asaj që e quan një operacion special ushtarak, që nisi në shkurt të vitit të kaluar. Forcat ajrore ukrainsase njoftuan më herët të shtunën, se kishin rrëzuar 15 nga 17 dronë iranianë Shahed, pjesë e një sulmi që Moska kishte ndërmarrë gjatë natës.
Marrë nga VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
19 Gusht 2023, 14:25
I.A
Policet
KOSOVË- Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjet që po ndodhin mes po...
Bota
19 Gusht 2023, 14:14
I.A
KOSOVË- Numri i të huajve të interesuar që ta mësojnë gjuhën shqipe dhe të studiojnë në fushat e albanologji...
Bota
19 Gusht 2023, 13:26
I.A
Foto ilustruese
SHKUP- Pensionistët në Maqedoninë e Veriut për disa ditë me radhë kanë protestuar me kërkesën ...
Bota
19 Gusht 2023, 13:11
I.A
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se faturën e 4 turistëve italianë që nuk e paguan në...
Bota
19 Gusht 2023, 12:47
I.A
UKRAINË- Gjashtë njerëz janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm rus me raket&e...
Bota
19 Gusht 2023, 12:37
I.A
Michael Jackson
SHBA- Akuzuesit e Michael Jackson, Wade Robson dhe James Safechak, të premten, më 18 gusht, morën miratimin nga një...
Bota
19 Gusht 2023, 12:29
I.A
Moska
RUSI- Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe specialist...
Bota
19 Gusht 2023, 12:13
I.A
Garuesit
MALI I ZI- Mali i Zi nisi të premten konkursin e tij tradicional “qytetari më dembel” për të vendosur “qytet...
Bota
19 Gusht 2023, 11:22
I.A
Edwin Wagensveld
HOLANDË- Një episod i ri këtë herë ka ndodhur në Holandë. Ekstremistët e ekstremit të dj...
Bota
19 Gusht 2023, 11:16
I.A
Rakete
UKRAINË- Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë një sulmi gjatë natës së 18 gushtit,...