LIVE UPDATES
Bota

Albanologjia me pak studentë vendas dhe interesim të madh ndërkombëtar

Interesimin e të huajve e dëshmon numri i 120 pjesëmarrësve në kurset e gjuhës shqipe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, edicioni i 41-t i të cilit është duke u mbajtur aktualisht në Prishtinë, thotë Bardh Rugova, drejtor i seminarit dhe udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në UP.

19 Gusht 2023, 14:14 Nga I.A

Albanologjia me pak studentë vendas dhe interesim të madh

KOSOVË- Numri i të huajve të interesuar që ta mësojnë gjuhën shqipe dhe të studiojnë në fushat e albanologjisë është në rritje, ndërkohë që interesimi i të rinjve në Kosovë për të studiuar gjuhën ose letërsinë shqipe është duke rënë në vazhdimësi, thonë zyrtarë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Interesimin e të huajve e dëshmon numri i 120 pjesëmarrësve në kurset e gjuhës shqipe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, edicioni i 41-t i të cilit është duke u mbajtur aktualisht në Prishtinë, thotë Bardh Rugova, drejtor i seminarit dhe udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në UP.

Por, numri prej 20 konkurrentëve, të paraqitur në afatin e parë të pranimit të studentëve në Degën e Gjuhës Shqipe në këtë fakultet, si dhe numri prej gjashtë konkurrentësh të paraqitur në degën e Letërsisë Shqipe, është paralajmërim i mungesës së interesimit për të studiuar këto dy fusha të albanologjisë, Lindita Sejdiu –Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë.

Rënia e numrit të studentëve në këto dy departamente është evidentuar vit pas viti.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) thotë se është e gatshme të mbështesë përpjekjet e departamenteve të caktuara për tërheqjen e studentëve të rinj.

Leo Sokoliq është nga kryeqyteti slloven, Lubjana. Ai ka ardhur për herë të parë në Kosovë, për të marrë pjesë në kurset e gjuhës shqipe që organizohen në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ai thotë se edhe më herët ka ndjekur kurset e gjuhës shqipe në Lubjanë, por seminari në Prishtinë, sipas tij, i jep mundësinë e komunikimit të përditshëm në shqip.

“Gjuha shqipe është shumë antike, shumë e vjetër. Unë jam shumë i kënaqur që mund të mësoj, që mund të jem këtu dhe që mund të kuptoj pak, të flas me njerëz. Mendoj se [sërish] do të kthehem këtu, në seminar”, thotë Sokoliq për Radion Evropa e Lirë.

Anja Zhivkoviq është nga Leskovci i Serbisë. Ajo ka përfunduar studimet për gjuhën shqipe në Beograd, ku edhe ka hapur kurset për mësimin e kësaj gjuhe. Siç thotë ajo, në seminarin në Prishtinë, është për herë të pestë dhe vjen për të përditësuar dijen e saj për gjuhën shqipe.

“Më pëlqen, sepse është gjuhë krejt ndryshe nga të gjitha gjuhët që kam mësuar, sepse i flas disa. Është vërtetë një gjuhë shumë interesante për t’u hulumtuar. Është një pasuri shumë e madhe që ju e keni këtë gjuhë, di dhe dialektet dhe nëndialektet që janë më interesante se sa vet gjuha letrare”, thotë Zhivkoviq në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Bardh Rugova, drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, thotë se në edicionin e sivjetmë janë pranuar 120 seminaristë dhe po aq nuk kanë arritur të vijnë për shkak të mundësive të kufizuara që ka seminari. Sipas tij, interesimi i të huajve për ta mësuar shqipen është shumë i madh.

“Ka interesime nga vendet e rajonit dhe ka në departamentet e ndryshme[në universitetet e huaj] në të cilat mësohet shqipja. Problematike është se ne nuk jemi përgjigjur, si shoqëri, ndaj këtyre kërkesave, për të dërguar mësimdhënës në ato katedra. Vetëm gjatë viteve të fundit janë hapur katedra të shqipes në Universitetin e Pragës, në Universitetin e Budapestit dhe në Universitetin e Poznanit. Dhe asnjë prej këtyre qendrave, nuk ka ndonjë mësimdhënës nga Kosova”, thotë Bardh Rugova.

Megjithatë, siç thotë ai, interesimi i studentëve vendas për të studiuar gjuhën ose letërsinë shqipe është në rënie për vite me radhë.

Sipas kritereve të caktuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, numri i studentëve që mund të pranojnë Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe ai i Letërsisë Shqipe është 60.

Në vitin akademik 2022/2023 në Departamentin e Gjuhës Shqipe janë regjistruar 41 studentë, ndërkaq 34 në atë të Letërsisë Shqipe.

“Në qoftë se do të kemi një trend të tillë, në rënie, atëherë mund të ketë vështirësi, mund të ketë probleme për ndonjërën prej katedrave [departamenteve]”, thotë Bardh Rugova, drejtues i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë.

Një nga shkaqet e numrit të vogël të studentëve në këto dy departamente, sipas tij, është se kualifikimi aty nuk u siguron mundësinë e punësimit si mësimdhënës në nivelin e arsimit fillor ose të mesëm.

Kualifikimi për mësimdhënës arrihet në Fakultetin e Edukimit dhe sipas Bardh Rugovës, një numër i studentëve orientohen në këtë fakultet për të studiuar lëmin e njëjtë, ndonëse me program më të kufizuar.

Aktualisht, sipas tij, në Kosovë ka rreth 2.000 arsimtarë të gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkollat fillore dhe rreth 600 profesorë të kësaj lënde për shkollat e mesme.

Në këtë kontekst, ai thotë se kuadrot që dalin nga Universiteti i Prishtinës, në tërësi, janë më shumë sesa ka nevojë tregu i punës.

Lindita Sejdiu-Rugova, dekane e Fakultetit të Filologjisë, thotë e studimet në Departamentin e Gjuhës Shqipe dhe në atë të Letërsisë Shqipe, megjithatë kualifikojë profile profesionale për të cilat tregu i punësimit ka nevojë.

“Nuk ka nevojë të bëhen vetëm mësimdhënës. Mund të bëhesh përkthyes në shqip, nëse e di edhe gjuhë të huaja – pra përkthyes i letërsisë nga gjuhët e huaja në shqip. Mund të punojnë nëpër arkiva. Mendoj që institucionet kanë nevojë më shumë se kurrë për lektorë. Sidomos nëpër media dhe nëpër institucione shtetërore kanë nevojë për lekturimin e dokumentacionit zyrtar”, thotë Lindita Sejdiu-Rugova.

Ajo thotë se përgjithësisht ekziston një ulje e trendit të të interesuarve për studime në departamentet, siç i cilëson ajo, “të vogla”, siç janë edhe të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Por, siç thekson Sejdiu-Rugova, është e papranueshme që këto dy departamente të studimeve të fushës së albanologjisë, të sillen buzë mbylljes.

“Unë nuk dua dhe nuk mundem ta besoj këtë gjë, ndonëse ka rrezik gjithmonë për një gjë të tillë, për çdo katedër. Nuk mendoj që shteti ynë ia lejon vetes që të thotë ‘po mbyllet albanologjia’. Kjo nuk guxon të ndodhë”, thotë dekanja e Fakultetit të Filologjisë.

Ajo shpreh mendimin se duhet gjetur mënyra dhe strategji që t’i bëjnë më tërheqëse Departamentet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Sipas saj, Universiteti i Prishtinës, tashmë ka nisur të japë bursa për studentë të jashtëm, të cilët dëshirojnë të studiojnë në këtë universitet.

Lindita Sejdiu-Rugova konsideron se një formë e tillë stimulimi duhet të bëhet edhe për tërheqjen e studentëve vendas në departamentet sikurse ai i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe.

“Ne duhet të mendojmë për strategji dhe mënyra tjera. Duhet të mendojmë ndoshta për shkrirje e të dyjave [departamenteve] gjuhës dhe letërsisë bashkë, ndoshta të krijojmë programe ndër-disiplinare. Ka ide, por mendoj se ato janë resurset apo idetë e fundit. Unë mendoj se do të kemi prapë studentë”, thotë Lindita Sejdiu-Rugova.

Ajo thekson se shqetësimet lidhur me interesimin e vogël për studime në Departamentin e Gjuhës dhe në atë të Letërsisë Shqipe i ka shprehur edhe në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, por edhe në dikasterin qeveritar për arsim.

Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, thekson se është në dijeni lidhur me “numrin e studentëve të regjistruar në afatin e parë në Universitetin e Prishtinës” dhe se rastet sikurse Departamenti i Gjuhës, por edhe ai i Letërsisë Shqipe “janë shumë me interes dhe duhet t’u kushtohet rëndësi e veçantë”.

Kjo ministri, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thotë se bashkë me Fakultetin e Filologjisë dhe Universitetin e Prishtinës, është në pritje të afatit të dytë të regjistrimit për të parë nëse do të ketë rritje të numrit të studentëve të interesuar.

“Njëkohësisht, jemi duke shikuar mundësitë për politika afirmative që sigurojnë numër të nevojshëm të studentëve por edhe cilësi në universitet”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Nga kjo ministri theksuan se Universiteti i Prishtinës ka buxhet të mjaftueshëm “që të shqyrtojë këto programe të veçanta, por nuk do të mungojë edhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”.

Marrë nga REL

albanologjia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet