LIVE UPDATES
Bota

Zjarret masive në Kaliforni! Situata mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i të vdekurve

Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë për kushte moti jashtëzakonisht ekstreme dhe kërcënuese për jetën, që prek zonën pranë dy vatrave të mëdha zjarri që vazhdojnë të digjen në Los Anxhelos.

15 Janar 2025, 17:07 Nga E. D

 

Zjarret masive në Kaliforni! Situata mbetet e rrezikshme, shkon në 25
foto ilustruese

 

KALIFORNI- Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë për kushte moti jashtëzakonisht ekstreme dhe kërcënuese për jetën, që prek zonën pranë dy vatrave të mëdha zjarri që vazhdojnë të digjen në Los Anxhelos. Numri i viktimave ka arritur në 25 dhe me mijëra shtëpi janë shkatërruar.

E marta ishte një ditë e qetë për punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse për shkak se forca e erërave ra krejt papritur. Kjo u dha mundësi atyre të bënin përparim në vënien nën kontroll të dy vatrave të mëdha të zjarrit në zonën e Los Anxhelosit, e të shuanin me shpejtësi disa vatra të reja.

Një vatër e madhe zjarri që po digjet në pjesën veriore të Los Anxhelosit në Altadena dhe një tjetër që ka shkatërruar pjesën më të madhe të lagjes bregdetare Pacific Palisades, po në Los Anxhelos, vazhdojnë të jenë dy zjarret më të fuqishëm. Situata aty sot paraqitet e ngjashme me atë kur shpërthyen zjarret, më 7 janar. Erërat e forta të javës së kaluar bënë që flakët të përhapen me shpejtësi të jashtëzakonshme në disa kilometra.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte ektreme moti, me temperatura të larta, lagështi të ulët dhe erëra të forta, nga ora 3 e mëngjesit deri në 3 pasdite duke filluar nga Bregut Qendror, 443 kilometra në drejtim të jugut, deri në kufi me Meksikën. Situata e emërgjencës ishte në fuqi për një zonë që përfshin pjesë të qarqeve të Los Anxhelosit dhe qytetit të Venturës.

"Nuk kemi dalë ende nga situata e vështirë”, thuhej në një postim të Shërbimit Kombëtar të Motit të martën vonë në mbrëmje.

"Fuqia e erërave ra sot (e martë), por nesër dhe pasnesër ato mund të fuqizohen", thuhej më tej.

Më shumë se 77,000 familje janë aktualisht pa energji elektrike. Autoritetet janë detyruar ta ndërpresin atë me qëllimin që rrjeti elektrik të mos bëhet shkak për nxitjen e vatrave të reja të zjarrit. Autoritetet njoftuan banorët e lodhur e të shqetësuar, që të ishin në gjendje gatishmërie për t’u larguar nëse do të ishte e nevojshme.

Policia njoftoi se kishte kryer afërsisht 50 arrestime, për plaçkitje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të urdhrave për të qëndruar brenda, apo vepra të tjera penale. Prej tyre, tre persona u arrestuan nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimtë pasi u kapën duke ndezur zjarre të vogla të cilat u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Angelosit Jim McDonnell. Ata u arrestuan shumë larg zonave të katastrofës.

Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkakun e zjarreve të mëdha. Në mesin e nëntë personave të akuzuar për grabitje ishte dhe një grup që kishte vjedhur një çmim ‘Emmy’, në një shtëpi, banorët e së cilës ishin larguar për shkak të urdhrave për evakuim, tha Prokurori i Qarkut të Los Angeles, Nathan Hochman.

Aktualisht erërat e forta përbëjnë kërcënimin më të madh. Në zonat e rrezikut janë vendosur ekipe zjarrëfikësish lokalë të cilët po mbështeten nga zjarrfikës që kanë mbërritur nga vende të tjera, si Kanadaja dhe Meksika. Aktualisht forcat zjarrfikëse janë shumë më të mëdha në numër se një javë më parë, kur nisi vala e parë e zjarreve që shkatërronte me mijëra shtëpi.

Autoritetet thonë se kjo mund të rezultojë fatkeqësia më e kushtueshme e shkaktuar nga zjarri, në historinë e vendit. Avionë hodhën nga lart mbi shtëpi dhe shpate malesh e kodrash kimikate në ngjyrë rozë, që mbrojnë kundër zjarrit. Kryebashkiakja e Los Anxhelosit Karen Bass dhe zyrtarë të tjerë, të cilët janë kritikuan mbi përgjigjen e tyre fillestare ndaj situates, shprehën besimin se rajoni është gati të përballet me kërcënimin e ri.

Zonja Bass tha se kishte fluturuar mbi zonat e ndjegura, situatën në të cilat ajo e përshkroi si të ngjashme me pasojat e një "uragani". Tashmë erërat nuk pritet të arrijnë të njëjtën shpejtësi të madhe që u vu re javën e kaluar, por ato mund ishin në ato nivele sa mund të rrëzonin aeroplanët e zjarrfikësve, tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit Anthony Marrone.

Ai u bëri thirrje banorëve që kishin mbetur të pastrehë, që të shmangin ndezjen e zjarreve për ngrohje si dhe të kërkojnë vendstrehime. Prej me shumë se tetë muajsh në Los Anxhelos nuk ka rënë asnjë milimetër shi, situatë që ka rezultuar në krijimin e 12 vatrave të zjarrit këtë vit, që kanë prekur kryesisht komunën Ventura deri në Orange County, në Los Anxhelos.

Zjarrfikësit arritën t’i shuajnë me shpejtësi disa nga zjarret në qarkun e Los Anxhelosit, përfshirë dhe një vatër zjarri që përfshiu të martën në mbrëmje Parkun Kombëtar. Katër vatrat më të mëdha të zjarrit rreth qytetit të dytë më të madh të vendit (Los Anxhelos) kanë djegur më shumë se 163 kilometra katrorë, një sipërfaqe afërsisht tre herë më e madhe sesa lagjia Manhatan e Nju Jorkut.

Aktualisht dy janë vatrat më të mëdha ajo në pjesën veriore të Los Anxhelosit në Altadena si dhe zjarri në lagjen Pacific Palisades. Autoritetet kanë arritur të vënë nën kontroll 1/3 ose 33 për qind të zjarrit që vazhdon të digjet pranë Pasadenës, ndërsa zjarri më i madh, që ka prekur zonën pranë oqeanit Paqësor, ishte shumë më pak nën kontroll.

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve ka të ngjarë të rritet, sipas sherifit të Los Anxhelosit, Robert Luna. Të martën ai tha se 30 persona rezultonin të zhdukur. Disa persona, për të cilët më herët u tha se ishin zhdukur, janë gjetur tashmë. Autoritetet u kanë dhënë urdhër 90 mijë personave të largohen nga shtëpitë e tyre që ndodhen në zonat e rrezikshme. Shifra është rreth gjysma e atyre që ndikua nga urdhrat për evakuim javën që lamë pas.

Situata e krijuar nga zjarret është bërë shkak për ndërprerjen e sezonit të çmimeve në Hollivud. Shpallja e kandidatëve për çmimet prestigjioze Oscar është shtyrë dy herë dhe disa organizata kanë shtyrë shfaqjet dhe shpalljet e çmimeve, pa përcaktuar një datë tjetër./VOA

zjarret ne kaliforni

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari