LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, kush janë kandidatët kryesorë për të zënë vendin e Caputovas?

Caputova ka qenë në krye të shtetit prej vitit 2019, dhe largimi i saj ka rezultuar me një garë vetëm me burra për pozitën e presidentit të radhës në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

23 Mars 2024, 10:54 Nga N.F
Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, kush janë kandidatët
Foto

SLLOVAKI- Nëntë kandidatë janë në garë në zgjedhjet e Sllovakisë të shtunën për të zëvendësuar presidenten liberale Zuzana Caputova, pasi ajo ka vendosur të mos garojë për një mandat të dytë. Caputova ka qenë në krye të shtetit prej vitit 2019, dhe largimi i saj ka rezultuar me një garë vetëm me burra për pozitën e presidentit të radhës në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Tre prej tyre konsiderohen me më së shumti gjasa. I përkrahur prej kryeministrit popullist Robert Ficos, Peter Pellegrini, kryetari aktual i parlamentit, është zotuar për të “bashkuar një Sllovaki të ndarë”, me pretendimet se shtetit i duhet “paqja”, sipas sloganeve të fushatës.

Sllovak, por me rrënjë italiane, Pellegrini ka folur për pëlqimin që ka për makinat dhe muzikën, ka qenë pjesë e një ansambli të vallëzimit dhe ka luajtur fizarmonikë në rininë e tij. Ky 48-vjeçar është konsideruar më parë prej disa revistave si “politikani më atraktiv i Sllovakisë”.

Ai është bërë kryeministër pasi aleati i tij, Fico, është rrëzuar prej pozitës së kryeministrit më 2018, pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij, të cilët janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre. Pellegrini ka bërë thirrje për bisedime për t’i dhënë fund pushtimit rus në Ukrainë, me të cilën Sllovakia e ndan një anë të kufirit.

“Skena politike sllovake është e ndarë në mes të atyre që e favorizojnë vazhdimësinë e luftës dhe atyre që kërkojnë nisjen e negociatave për paqe”, i ka thënë ai AFP-së.

“Unë bëj pjesë në këtë të fundit”.

Ndonëse garon si i pavarur, Ivan Korcok përkrahet prej partive opozitare që besojnë se një fitore e Pellegrinit do të rezultonte me falje presidenciale të aleatëve qeveritarë që janë shpallur fajtorë për ryshfet dhe korrupsion.

Ai përkrahet kryesisht prej Sllovakisë Progresive, partisë së bashkëthemeluar prej Caputovas, e cila ka thënë se do të japë dorëheqje prej pozitës së presidentes për arsye personale. Ky diplomat 59-vjeçar e ka përfaqësuar Sllovakinë në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Zvicër. Kur është kthyer prej Uashingtonit, në mars të vitit 2020, ai ka munguar në ceremoninë për emërimin e tij si ministër i Jashtëm, për shkak të rregulloreve për karantinë në kohën e koronavirusit.

Ai e ka mbajtur atë pozitë deri më 2022. Përgjatë krizës me pandeminë, Korcok ka shprehur hapur shqetësime për politikat qeveritare, më 2021, kur kryeministri Igor Matoviq i ka blerë 200.000 vaksina ruse Sputnik kundër pandemisë. Korcok i ka cilësuar vaksinat “mjet i luftës hibride”. Jashtë politikës, atij i pëlqen skijimi dhe ka qenë lojtar profesionist i volejbollit në rininë e tij.

“Familja ime nuk është aspak e lumtur”, ka thënë Korcok së fundi në një intervistë për gazetën Pravda, kur është pyetur se si e shohin kandidaturën e tij gruaja bashkë me dy fëmijët e tij.

Stefan Harabin, ish-anëtar i Partisë Komuniste dhe kritik i zëshëm i Bashkimit Evropian, është i treti në listë, sipas sondazheve. Ai ka shërbyer më parë si ministër i Drejtësisë në Sllovaki dhe si kryetar i Gjykatës Supreme, periudhë kur i ka marrë disa vendime kontroverse, përfshirë atë që ka rezultuar me lirimin e një burri të dënuar për dhunë seksuale, dhe për lirimin e një zyrtari policor të dënuar për korrupsion.

Tani Harabin, 66-vjeçar, pretendon se ka qenë fitimtar i zgjedhjeve të pesë vjetëve të parë, ndonëse nuk ka arritur as në rundin e dytë të zgjedhjeve. Ai e ka synim dhënien fund të “eksperimenteve ekstreme sociale të liberalizmit të ri” në Sllovaki dhe njihet për shpërndarje të lajmeve të rreme në Facebook, të lidhura me migrantët.

Harabin e ka lavdëruar publikisht presidentin rus Vladimir Putin, edhe pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

“Do ta bëja të njëjtën gjë, sikurse Putini, sa u përket zhvillimeve në Ukrainë”, ka thënë ai në rrjetet sociale, pak pas nisjes së luftës. Ai ka thënë këtë muaj, në një intervistë dhënë për një radio vendore, se “Vladimir Putini është politikan paqësor me rëndësi globale”.

Marrë nga REL

sllovaki kandidate nato be

Sondazh

Poll
Bota 23 Mars 2024, 09:30 N.F

Sllovakia mban zgjedhjet presidenciale

Foto ilustruese SLLOVAKI- Sllovakët votojnë të shtunën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në të cil...

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!