LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Republikanët, në mbështetje të ish-presidentit Trump pas publikimit të aktpadisë

Fushata e republikanëve për të diskredituar prokurorët federalë e anashkalon thelbin e akuzave, që u ngritën nga një juri e madhe në Florida. Reagimet filluan pas orë pasi vetë ish-presidenti Donald Trump tha të enjten se prokurorët federalë kishin përgatitur aktpadi, republikanë me peshë në Uashington dhe gjetiu shfaqën solidaritet me të në mediat sociale duke denoncuar akuzat si abuzim me autoritetin nga ana e administratës së presidentit Joe Biden.

10 Qershor 2023, 21:52 Nga k.m.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Republikanët, në mbështetje
Kevin McCarthy

Aktpadia me akuza për dokumentat e klasifikuara do t’i paraqitet ish-presidentit Donald Trump në një gjykatë federale në Florida. Por një pjesë e mirë e mbështetjes për zotin Trump po bëhet 1500 km larg, në hollet e Kongresit, ku republikanët janë përgatitur prej muajsh për një kundërpërgjigje agresive kundër Departamentit të Drejtësisë.

Aktpadia federale kundër zotit e bërë publike të premten, përfshin 37 akuza, përfshirë pretendimet se ish-presidenti mbante qëllimisht dokumente të klasifikuara, ua tregonte vizitorëve, kundërshtoi në mënyrë të vetëdijshme kërkesat e Departamentit të Drejtësisë për t'i kthyer ato dhe bëri deklarata të rreme tek autoritetet federale për to.

Fushata e republikanëve për të diskredituar prokurorët federalë e anashkalon thelbin e akuzave, që u ngritën nga një juri e madhe në Florida. Reagimet filluan pas orë pasi vetë ish-presidenti Donald Trump tha të enjten se prokurorët federalë kishin përgatitur aktpadi, republikanë me peshë në Uashington dhe gjetiu shfaqën solidaritet me të në mediat sociale duke denoncuar akuzat si abuzim me autoritetin nga ana e administratës së presidentit Joe Biden.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, aktualisht republikani më i fuqishëm në Uashington, denoncoi aktakuzën në një postim në Twitter të enjten vonë.

McCarthy e quajti "një padrejtësi të rëndë" paditjen e kandidatit kryesor për emërimin presidencial republikan dhe personin që ka më shumë gjasa të sfidojë zotin Biden në garën e tij për një mandat të dytë. Edhe disa nga republikanët në garë me ish-presidentin për emërimin republikan, u shprehën kundër aktakuzës.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i hodhi poshtë akuzat si një instrument nga ana e qeverisë për goditje politike.

Republikanët premtojnë kundërpërgjigje

Zoti McCarthy të enjten shkroi në Twitter: Sot është me të vërtetë një ditë e zezë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e papranueshme që një president të padisë rivalin e tij kryesor. Joe Biden mbajti dokumente të klasifikuara për dekada të tëra. Unë dhe çdo amerikan që beson në sundimin e ligjit, qëndrojmë me Presidentin Trump kundër kësaj padrejtësie të rëndë. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve do të marrin masa ndaj këtij shpërdorimi politik të pacipë të pushtetit.

Demokratët paralajmëruan menjëherë McCarthy kundër përdorimit të Kongresit për të ndërhyrë në sistemin federal të drejtësisë.

Disa nga mbështetësit më të zjarrtë të zotit Trump në Kongres sulmuan gjithashtu vendimin për të ngritur akuza ndaj tij. Kongresmeni nga Florida, Matt Gaetz, shkroi në Twitter, "Kjo aktakuzë e rreme ... kundër Presidentit Trump përbën ndërhyrjen më të rëndë në zgjedhje që kemi parë ndonjëherë nga ana e qeverisë federale!"

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve nga Xhorxha, Marjorie Taylor Greene sulmoi agjencitë e zbatimit të ligjit në Twitter për pjesëmarrjen në hetimin e ish-presidentit.

"Është e turpshme. Vërtet patetike. Hipokrizia më e madhe në historinë moderne. Një dështim i plotë dhe total për popullin amerikan. Një njollë për kombin tonë që FBI dhe Departamenti i Drejtësisë janë kaq të korruptuara dhe as që e fshehin më."

Ndikimi në fushatën presidenciale mes republikanëve

Disa nga republikanët që janë në garë përballë zotit Trump për emërimin republikan për zgjedhjet e vitit 2024 i kishin shtuar në mënyrë të matur kritikat ndaj ish-presidentit, të kujdesshëm që të mos bënin të pakënaqur bazës e rëndësishme të mbështetësve të tij brenda partisë. Megjithatë, të enjten, shumë nga rivalët e zotit Trump dolën me shpejtësi në mbështetje të tij kundër qeverisë federale.

"Përdorimi politik agjencive federale të zbatimit të ligjit përbën një kërcënim vdekjeprurës për një shoqëri të lirë,"shkruante guvernatori DeSantis, aktualisht kundërshtari kryesor i Trump.

"Kemi qenë dëshmitarë të një zbatimi në mënyrë të pabarabartë të ligjit në varësi të përkatësisë politike”, shprehej ai duke shtruar më pas pyetjen se pse këto organe ishin kaq të zellshme në ndjekjen e ish-presidentit Trump, por pasivë ndaj ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton ose djalit të presidentit Biden, Hunter Biden.

Clinton, ish-kandidate demokrate për presidente u hetua, por ndaj saj nuk u ngritën akuza për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar, ndërsa Hunter Biden është aktualisht nën hetim federal. Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e cila shërbeu si ambasadore në OKB në administratën e ish-presidentit Trump tha të premten:

"Drejtësia nuk duhet të zbatohet kështu në vendin tonë. Populli amerikan është lodhur nga tejkalimi i kompetencave nga prokurorët, standardet e dyfishta dhe politika e hakmarrjes".

Në një intervistë në Fox News, senatori Tim Scott, gjithashtu një kandidat për emërimin republikan për president, i quajti akuzat kundër Trump një "padrejtësi" dhe tha: "Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit është përdorimi politik i Departamentit të Drejtësisë kundër një ish-presidenti”.

Disa zëra republikanë dalin kundër rrymës

Disa republikanë ishin më të prirur t’i merrnin në konsideratë akuzat.

"Le të shohim se cilat janë faktet kur të dalë aktakuza,"- tha ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie në Twitter përpara se aktakuza të bëhej publike.

Pas daljes së aktpadisë, në një intervistë për televizionin CNN ai e quajti sjelljen e ish-presidentit Trump “të papërgjegjshme” dhe “të gabuar nga kushdo që mund ta bënte por veçanërisht të tmerrshme për dikë që ka qenë president dhe aspiron të bëhet president përsëri”. Ish-guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson lëshoi një deklaratë duke i bërë thirrje ish-presidentit të tërhiqej nga gara për emërimin republikan.

“Veprimet e Donald Trump-it – nga shpërfillja e tij e qëllimshme e Kushtetutës deri te mosrespektimi i sundimit të ligjit – nuk duhet të përkufizojnë vendin tonë apo Partinë Republikane”, tha Hutchinson.

"Kjo është një ditë e trishtuar për vendin tonë”, tha ai duke shtuar se Trump duhet t'i japë fund fushatës së tij.

Ish-nënpresidenti Mike Pence tha në një intervistë se ishte "thellësisht i shqetësuar" nga vendimi për të akuzuar ish-presidentin, por shtoi menjëherë: Më lejoni të jem shumë i qartë: askush nuk është mbi ligjin./VOA

kevin mccarthy

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari