LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Serbi, Gjermania: Parregullsi të papranueshme për një vend kandidat të BE-së

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë përcjellë me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve publike, dominim medial të presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiç, fushata negative dhe përhapje të frikës.

19 Dhjetor 2023, 09:30 Nga r.ll
Zgjedhjet në Serbi, Gjermania: Parregullsi të papranueshme për
foto ilustruese

GJERMANI- Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ka thënë se parregullsitë në zgjedhjet në Serbi, të raportuara nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, janë “të papranueshme”, për një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Serbia ka votuar, por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) kanë raportuar për abuzime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një shtet që e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, ka thënë Ministria gjermane përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ka thënë se zgjedhjet në Serbi janë përcjellë me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve publike, dominim medial të presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiç, fushata negative dhe përhapje të frikës. Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe misioni i OSBE-së, kanë qenë pjesë e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve në Serbi.

“Këto janë probleme serioze që institucionet duhet t’i adresojnë dhe hetojnë seriozisht, në mënyrë që të krijohen kushte për zgjedhje të drejta dhe demokraci më të fortë në Serbi, në të ardhmen”, ka thënë OSBE-ja, në një konferencë për media, të mbajtur më 18 dhjetor.

Sa u përket parregullsive në ditën e zgjedhjeve, ODIHR ka thënë se janë vërejtur votime në grup dhe shkelje të privatësisë së votës.

“Ne kemi parë parregullsi serioze, përfshirë blerje të votës”, kanë thënë përfaqësuesit e vëzhguesve ndërkombëtarë, më 18 dhjetor.

Dyshimeve për parregullsi në zgjedhje u ka bërë jehonë edhe një pjesë e opozitës. Partitë e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, kanë thënë se në zgjedhjet lokale në Beograd ka pasur shumë parregullsi, dhe se rezultatet nuk e reflektojnë vullnetin e qytetarëve.

Me ftesë të tyre, disa banorë të Beogradit kanë marrë pjesë në një protestë, më 18 dhjetor, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin serb. Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Vuçiç, i ka hedhur poshtë akuzat për rezultati ndryshe prej vullnetit të qytetarëve, dhe parregullsi tjera.

Disa misione vëzhgimi vendore në Serbi, kanë hedhur dyshime edhe për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se janë regjistruar shkelje drastike.

Më 17 dhjetor, Serbia i ka organizuar zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore. Partia e Vuçiç, SNS, ka shpallur fitore në të gjitha nivelet./REL

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës