Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia opozitare Tisza ka siguruar 138 nga 199 mandate dhe ka arritur 53,2 për qind të votave.
Pas zgjedhjeve të dielën, (12.04.) në Hungari pritet ndryshim qeverie: Njoftohet, se pas numërimit të pothuajse 99 për qind të votave, partia Tisza e udhëheqësit të opozitës Peter Magyar kryeson dukshëm ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orbán. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia opozitare Tisza ka siguruar 138 nga 199 mandate dhe ka arritur 53,2 për qind të votave. Me këtë ajo siguron shumicën prej dy të tretash, që ka kufirin e 133 mandateve. Vetëm me një shumicë prej dy të tretash, Magyar mund të zbatojë reforma të gjera, sepse shumë ligje nuk ndryshohen dot me shumicë të thjeshtë.
Magyar: "E kemi çliruar Hungarinë”
Magyar deklaroi vonë në mbrëmje se, përballë mandatit të fortë që ka marrë, ndërrimi i pushtetit do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të qetë. "Bashkë e kemi rrëzuar sistemin e Orbánit, bashkë e kemi çliruar Hungarinë”, tha ai para dhjetëra mijëra mbështetësve të entuziazmuar në bregun e Danubit në Budapest.
"Sot fituam sepse hungarezët nuk pyetën se çfarë mund të bëjë atdheu i tyre për ta – por se çfarë mund të bëjnë ata për atdheun e tyre”, shtoi Magyar. "Ju e gjetët përgjigjen. Dhe vepruat sipas saj.” Hungaria do të jetë sërish një partner i fortë në BE dhe në NATO, premtoi Magyar.
Orbán: "Një rezultat i dhimbshëm”
Kryeministri aktual, Viktor Orbán, e pranoi humbjen e partisë së tij. Ai e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve si "të dhimbshëm”. "Nuk na është besuar përgjegjësia dhe mundësia për të qeverisur. I kam uruar partisë fituese fitoren”, tha më tej Orbán.
Pas 16 vitesh Orbán rrëzohet nga pushteti. Partia e tij Fidesz siguroi 55 mandate, me një përqindje votash prej 38,3 për qind.
Partia e ekstremit të djathtë Atdheu Ynë (Mi Hazank) e kaloi pragun prej pesë për qind me 5,9 për qind të votave dhe fitoi 6 mandate. Asnjë parti tjetër nuk arriti të hyjë në parlament. Në përbërjen e re parlamentare nuk do të ketë parti të majta, të gjelbra apo liberale.
Dita e zgjedhjeve në Hungari u karakterizua nga një pjesëmarrje rekord në votime. Gjysmë ore para mbylljes së qendrave të votimit, 77,8 për qind e votuesve me të drejtë vote kishin hedhur votën e tyre, bëri të ditur komisioni zgjedhor në Budapest. Katër vjet më parë, në të njëjtën orë, pjesëmarrja kishte qenë 67,8 për qind./DW
Dhjetëra qytetarë në Kosovë po raportojnë se çdo muaj po u tërhiqen para nga llogaritë e tyre bankare. Kjo...
Peter Magyar HUNGARI- Kryeministri i sapo zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar, tha sot se është jashtë diskutimit që...
Papa Leoni Papa Leoni tha se do të vazhdojë të mbajë qëndrim kundër luftës, edhe pas kritikave që i bëri pres...
Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares. Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli mbështet bllokadën detare të porteve iraniane nga SHBA-të. N&eu...
Keir Starmer ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane n...
Papa Leone XIV VATIKAN- Papa Leone XIV i është përgjigjur sulmeve të presidentit të amerikan, Donald Trump. Papa ka deklaruar...
VIDEO/ Fitorja historike e Peter Magyar në Hungari, kërcimi “i çmendur” i ministrit të ardhshëm të Shëndet&eu...
Peter Magyar HUNGARI- Fitorja historike e liderit opozitar, Peter Magyar në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Hungari, shihet si ...
Donald Trump, Papa Leonin SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar Papa Leonin, duke e akuzuar atë për politikë të jash...