LIVE UPDATES
Bota

“Çliroi” Hungarinë nga sundimi 16-vjeçar i Orban/ Si u komentua fitorja e Magyarit në zgjedhjet parlamentare

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, partia Tisza e Magyarit i ka fituar 53.6 për qind të votave, në krahasim me 37.8 për qind për Fideszin e Orbanit, sipas Komitetit të Zgjedhjeve në Hungari. Sipas kalkulimeve preliminare, Tisza do t’i ketë 138 ulëse në Parlamentin me 199 sosh, të mjaftueshme për të bërë ndryshime kushtetuese.

13 Prill 2026, 09:53 Nga E. D
“Çliroi” Hungarinë nga sundimi 16-vjeçar i Orban/
Peter Magyar

HUNGARI- Fitorja historike e liderit opozitar, Peter Magyar në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Hungari, shihet si mundësi për rindërtim të lidhjeve të vendit me Bashkimin Evropian, si dhe qasje të re kufizuese ndaj Moskës. Ai e ka fituar garën ndaj kryeministrit të deritanishëm, Viktor Orban, i cili konsiderohet aleati më i ngushtë i presidentit amerikan, Donald Trump në Evropë.

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, partia Tisza e Magyarit i ka fituar 53.6 për qind të votave, në krahasim me 37.8 për qind për Fideszin e Orbanit, sipas Komitetit të Zgjedhjeve në Hungari. Sipas kalkulimeve preliminare, Tisza do t’i ketë 138 ulëse në Parlamentin me 199 sosh, të mjaftueshme për të bërë ndryshime kushtetuese.

“Hungarezët e mi të dashur, ia dolëm”, u ka thënë Magyar mbështetësve të tij në Budapest.

Ai ka deklaruar se udhëtimin e tij të parë do ta bëjë në Varshavë, ku gëzon mbështetje të madhe prej kryeministrit polak, Donald Tusk.

“Sërish të bashkuar! Fitore e lavdishme, miq të dashur! Rusë, shkoni në shtëpi!”, ka shkruar Tusk në X, duke shtuar në gjuhën hungareze.

Magyar ka thënë se më pas do të shkojë në Vjenë dhe në Bruksel për t’i zhbllokuar fondet e Bashkimit Evropian. Rezultati i zgjedhjeve është vëzhguar nga afër në Bruksel, Kiev, Moskë dhe Uashington. Presidenti Trump nuk u është përgjigjur pyetjeve për Orbanin, pas kthimit në Uashington më 12 prill.

Lëvizje kundër trendit autoritar

Diplomati veteran amerikan, Daniel Fried e ka përshkruar fitoren e Magyarit në Hungari si diçka “shumë të madhe”, dhe ka thënë se diçka e tillë sinjalizon qasje kundër trendit autoritar në Evropë dhe përtej.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë më 12 prill, Fried, i cili ka shërbyer në role të rëndësishme të sigurisë kombëtare në shtatë administrata amerikane, dhe tani është hulumtues i lartë në Këshillin Atlantik ka thënë se është befasuar nga shpejtësia dhe përqindja e rezultatit.

“Jam i befasuar që e dimë rezultatin kaq shpejt. Fakti që Viktor Orbani është mposhtur tregon se ky është lloji i fitores që e ka synuar opozita dhe për të cilën janë lutur hungarezët pro demokracisë, por që askush nuk e ka pritur derisa ndodhi", ka thënë ai.

Marrëdhënia e tensionuar e Hungarisë me disa vende të BE-së, nënkupton që anëtarët e bllokut evropian e kanë shikuar me vëmendje rezultatin e zgjedhjeve, ashtu sikurse Uashingtoni dhe Moska, meqë dy vendet kanë lidhje të ngushta me Orbanin, i cili ka qenë në pushtet në 16 vjetët e fundit.

“Hungaria e ka zgjedhur Evropën. Evropa e ka zgjedhur gjithmonë Hungarinë. Shteti i është kthyer rrugës evropiane”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas humbjes së Orbanit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka uruar Magyarin për fitoren bindëse dhe ka thënë përmes një postimi në Telegram se është e rëndësishme kur fiton qasja konstruktive.

Duke qenë anëtare e BE-së, Qeveria hungareze, në krye me Orbanin, ka arritur t’i bllokojë disa pako sanksionesh kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë më 2022, si dhe e ka bllokuar me raste edhe mbështetjen financiare të bllokut evropian për Kievin.

Së fundmi, ai e ka bllokuar një kredi prej 90 miliardë eurosh për Kievin për periudhën 2026-2027, ndonëse për të patën arritur pajtueshmëri liderët tjerë në dhjetor të vitit 2025.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka uruar Magyarin për fitoren e tij, duke thënë se Franca përshëndet fitoren e pjesëmarrjes demokratike, lidhjen e popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë: “Së bashku, le të avancojmë për një Evropë më sovrane, për siguri në kontinentin tonë, dhe për demokracinë”.

Reagimet nga Kosova dhe rajoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Magyarin për fitoren dhe ka thënë se Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe mezi pret që dy palët të punojnë së bashku.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bashkëpunëtor i afërt i Orbanit e ka uruar Magyarin dhe ka thënë se beson në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes Hungarisë dhe Serbisë, dhe që është mirënjohës që Viktor Orbani i ka bërë të mundshme këto lidhje.

Ministria e Jashtme e Bosnje-Hercegovinës ka thënë se mezi pret që të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Bosnjës dhe Hungarisë, të bazuara në respekt të ndërsjellë, partneritet të sinqertë dhe vlera të përbashkëta evropiane.

Fokusi primar i Magyarit në fushatën zgjedhore ka qenë te çështjet e brendshme, sidomos në fushatën kundër korrupsionit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në tetor të vitit 2025, ai ka sinjalizuar që do të ketë kujdes sa i përket politikës së jashtme.

Sipas tij, Hungaria nuk do të mund t’i ndalojë shpejt importet e naftës së papërpunuar nga Rusia, pavarësisht presionit të BE-së që Hungaria dhe Sllovakia fqinje të jenë në linjë me hapat e ndërmarrë nga vendet tjera anëtare për t’i ndërprerë të gjitha lidhjet energjetike me Moskën deri në vitin 2027.

Aktualisht, Hungaria importon prej Rusisë rreth 95 për qind të gazit natyror që i duhet, derisa në gjysmën e parë të vitit 2025, rreth 92 për qind të importeve të naftës i ka siguruar nga po ky vend./REL

peter magyar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet