LIVE UPDATES
Bota

DW: Abonime “fantazmë” dhe para që zhduken në Kosovë

Në historikun e lëvizjeve bankare, këto pagesa shfaqen si abonime për "Prime Video”, por shumë prej të prekurve theksojnë se nuk kanë bërë kurrë një abonim të tillë.

13 Prill 2026, 16:57 Nga D.S

DW: Abonime “fantazmë” dhe para që zhduken në

Dhjetëra qytetarë në Kosovë po raportojnë se çdo muaj po u tërhiqen para nga llogaritë e tyre bankare. Kjo po ndodh pa dijeninë apo pëlqimin e tyre si dhe pa ndonjë shpjegim të qartë. Në historikun e lëvizjeve bankare, këto pagesa shfaqen si abonime për "Prime Video”, por shumë prej të prekurve theksojnë se nuk kanë bërë kurrë një abonim të tillë.

Sipas burimeve bankare vetëm në pak muajt e fundit mbi 200 klientë kanë raportuar raste të ngjashme: transaksione të vogla, në fillim të padukshme, por të vazhdueshme.

Rrjedhja e heshtur e parave: Jo gabim, sistem
Edoni, 28 vjeç, është një nga personat e prekur nga ky fenomen. "Në një moment kur kontrollova me kujdes historikun e pagesave, vura re se për 14 muaj rresht, më janë marrë para nga llogaria çdo muaj. Unë nuk e kam hapur asnjëherë Prime Video, dhe as nuk kam bërë ndonjë abonim.”

Edhe Hajdari, 65 vjeç, thotë se nuk ka përdorur kurrë shërbime streaming apo video online. "Unë mezi përdor telefonin për thirrje. Dhe kur më thanë në bankë që po paguaj për një platformë filmash online, nuk po u besoja dhe mendova se është ndonjë gabim”, tregon ai.

Por kur rastet shumëfishohen, "gabimi” nuk mjafton më si shpjegim.

Nga abonimet e fshehta tek manipulimi i përdoruesve
Rastet në Kosovë nuk janë të izoluara, por pasqyrojnë një problem më të madh global: mënyrën se si kompanitë digjitale dhe platformat online ndërtojnë sisteme që i shtyjnë shpesh përdoruesit të bëjnë regjistrime apo abonime pa dijeninë e tyre ose të hasin vështirësi në anulimin e tyre.

Në shtator 2025 kompania Amazon pranoi të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur jashtë gjyqit pretendimet e autoriteteve amerikane se kishte mashtruar përdoruesit duke i regjistruar në Prime përmes regjistrimit automatik, për paqartësi lidhur me kushtet e abonimit dhe të pagesës si dhe duke e bërë të vështirë çregjistrimin.

Pra natyrshëm lind pyetja: nëse praktika të tilla ndodhin në tregje të rregulluara si në SHBA, çfarë ndodh në vende si Kosova?

Terren i lehtë për mashtrim
Eksperti i IT-së, Drilon Jaha, thotë hapur, se Kosova është më e ekspozuar ndaj rreziqeve të tilla. "Ka pak njohuri për phishing dhe sigurinë digjitale. Kjo e bën Kosovën target për mashtrime.”

Phishing – mesazhe apo email-e që imitojnë banka apo kompani – mbetet një nga mënyrat kryesore për të marrë të dhënat e kartave. Mjafton një klikim.

Por problemi nuk mbaron këtu. Ka mjaft platforma të rreme, "platforma fantazmë”, që imitojnë platforma reale dhe duket sikur ofrojnë shërbime reale apo abonime provë falas, por në fakt aktivizojnë pagesa të fshehta apo abonime të cilat kthehen në abonime automatike. Një taktikë tjetër është përdorimi i emërtimeve të paqarta lidhur me transaksionin, që e bën të vështirë ta diktosh menjëherë në ekstraktet e llogarisë bankare shkakun se përse janë tërhequr paratë.

Institucionet në heshtje
Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorëve të Kosovës thotë se kemi të bëjmë me një ekosistem të tërë që funksionon në kufijtë e ligjshmërisë, ose përtej tyre, përballë së cilës qytetarët në Kosovë janë të pambrojtur.

"Ankesa ka, por institucionet nuk po përmbushin rolin e tyre për informimin dhe mbrojtjen e konsumatorit,” tha ai në një prononcim me shkrim për DW.

Sipas tij në Kosovë ekzistojnë platforma online pa adresë dhe pa përgjegjësi ligjore, ka mungesë kontrolli të tregut dhe "qytetari mbetet i sulmuar nga të gjitha anët” .

Në një treg ku kontrolli institucional është i dobët, mashtrimi bëhet më i lehtë dhe më i përhapur.

Mungesa e kulturës së sigurisë
Po a janë qytetarët në Kosovë të vetëdijshëm se sa të pambrojtur janë në një botë ku gjithçka po bëhet online?

Në këtë aspekt ekspertët vënë në dukje mangësi dhe neglizhencë nga ana e vetë konsumatorëve si: fjalëkalimet e dobëta, mospërdorimi i autentifikimit me dy faktorë, apo mospërditësimi i sistemeve.

Eksperti i IT-së, Drilon Jaha, thotë se prej shumë qytetarëve "siguria shihet si shpenzim, jo si investim”.

Edhe eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, paralajmëron se, pavarësisht përparimeve niveli i mbrojtjes kibernetike në Kosovë vazhdon të jetë i pamjaftueshëm dhe kërkon më shumë investime dhe edukim.

"Rritja e këtyre rasteve ngre një pyetje thelbësore: sa të përgatitur janë qytetarët e Kosovës për t'u përballur me rreziqet digjitale? Pa më shumë ndërgjegjësim, edukim dhe reagim institucional, raste të tilla mund të vazhdojnë." - thotë Berisha

Krizë besimi
Për qytetarët e prekur, dëmi nuk është vetëm financiar, por edhe psikologjik. "Nuk është vetëm shuma e parave. Është ndjenja që dikush po merr para nga llogaria jote pa e ditur ti,” thotë Edoni.

Po ashtu shumë prej tyre thonë se, edhe pas ankesave, nuk kanë marrë rimbursim. Nga çështje teknike problemi kalon kësisoj në një krizë besimi: besimi tek bankat, tek platformat digjitale, tek institucionet./DW

abonime fantazem ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës