13 Prill 2026, 14:23
Nga E. D
Keir Starmer
ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta mbështesë bllokadën e porteve iraniane nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se fokusi i tij është që Ngushtica e Hormuzit të jetë “plotësisht e hapur”. Duke folur për BBC-në, Starmer tha se është jetike që ngushtica të jetë e hapur dhe plotësisht funksionale.
“Aty i kemi përqendruar të gjitha përpjekjet tona… dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane do të bllokojë gjithë trafikun detar që hyn dhe del nga portet iraniane dhe zonat bregdetare në Gjirin Persik, duke filluar nga 13 prilli në orën 10:00, sipas kohës lindore.
Ai e mori këtë vendim pasi bisedimet për paqe me Iranin, të mbajtura gjatë fundjavës në Islamabad, dështuan. Anijet që shfrytëzojnë Ngushticën e Hormuzit për në dhe nga portet joiraniane, nuk do të pengohen, tha ushtria amerikane. Mohammad Baqer Qalibaf, kryetar i Parlamentit iranian që udhëhoqi negociatat në Pakistan, ironizoi me vendimin e SHBA-së.
“Shijoni çmimet aktuale të pompave. Me ‘bllokadën’ e ashtuquajtur, së shpejti do të keni nostalgji për gazin prej 4-5 dollarësh”, shkroi ai në platformën X.
Përmes një deklarate të mëparshme të raportuar nga mediat iraniane, Qalibaf tha se Irani nuk do të dorëzohet nën kërcënime. Duke iu përgjigjur kërcënimit të presidentit Trump për bllokimin e çdo anije që tenton të hyjë apo të dalë nga Ngushtica e Hormuzit, forcat detare iraniane deklaruan se anijet ushtarake që i afrohen kësaj rruge ujore, do të trajtohen në mënyrë të ashpër.
Pas dështimit të negociatave midis Iranit dhe SHBA-së dhe shqetësimeve të shtuara rreth konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës dhe vlera e dollarit amerikan, më 13 prill, u rritën.
keir starmer
Bota
13 Prill 2026, 13:06
E. D
Papa Leone XIV
VATIKAN- Papa Leone XIV i është përgjigjur sulmeve të presidentit të amerikan, Donald Trump. Papa ka deklaruar...
Bota
13 Prill 2026, 11:36
E. D
VIDEO/ Fitorja historike e Peter Magyar në Hungari, kërcimi “i çmendur” i ministrit të ardhshëm të Shëndet&eu...
Bota
13 Prill 2026, 09:53
E. D
Peter Magyar
HUNGARI- Fitorja historike e liderit opozitar, Peter Magyar në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Hungari, shihet si ...
Bota
13 Prill 2026, 09:33
E. D
Donald Trump, Papa Leonin
SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar Papa Leonin, duke e akuzuar atë për politikë të jash...
Bota
13 Prill 2026, 09:25
E. D
Posta Shqiptare
TIRANË- Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit paralajmëroi më 6 prill qytetar&eum...
Bota
13 Prill 2026, 09:10
E. D
HUNGARI- Një klimë entuziazmi mbizotëron në Budapest, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të...
Bota
13 Prill 2026, 08:59
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një bllokadë që ua pamun...
Bota
13 Prill 2026, 08:38
E. D
foto ilustruese
SERBI- Pavarësia e gjyqësorit mbetet një ndër pengesat kryesore të Serbisë në rrugën drejt Bashkim...
Bota
13 Prill 2026, 08:34
E. D
foto ilustruese
SHBA- Pas dështimit të përkohshëm të negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, Pakistani që ishte nd&eum...
Bota
13 Prill 2026, 08:17
E. D
Umit Erkol
TURQI- Kreu i partisë më të madhe opozitare në Turqi, Umit Erkol, është arrestuar dhe është dërguar...