LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Rusia ka mbledhur mbi 50.000 trupa për një ofensivë në verilindje të Ukrainës

Megjithatë, Zelensky theksoi se Kievi ka ndërmarrë masa për ta parandaluar ushtrinë ruse të kryejë një ofensivë të madhe me këta trupa.

28 Maj 2025, 14:07 Nga E. D
Zelenskyy: Rusia ka mbledhur mbi 50.000 trupa për një ofensivë
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Rusia i ka grumbulluar më shumë se 50.000 trupa përfshirë disa nga forcat e saj të stërvitura më së miri - pranë rajonit verilindor të Sumit në Ukrainë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Megjithatë, Zelensky theksoi se Kievi ka ndërmarrë masa për ta parandaluar ushtrinë ruse të kryejë një ofensivë të madhe me këta trupa.

Grumbullimi i trupave ndodh në një kohë kur Rusia duket se po përgatitet për një ofensivë verore në Ukrainë, pavarësisht se Kievi pret nga ajo ta paraqesë një memorandum me kushtet e saj për t’i vazhduar bisedimet për armëpushim.

Sumi shtrihet përgjatë rajonit rus të Kurskut, ku Ukraina më parë kishte pushtuar dhe mbajtur një pjesë të territorit rus për disa muaj, para se të tërhiqej pothuajse tërësisht muajin e kaluar, edhe pse Kievi thotë se ende mban disa zona të vogla atje.

"Forcat e tyre më të mëdha, më të forta ndodhen tani në frontin e Kurskut. Qëllimi i tyre është t’i largojnë trupat tona nga rajoni i Kurskut dhe të përgatiten për ofensivë ndaj rajonit të Sumit", tha Zelensky për gazetarë.

Putini ka thënë se dëshiron ta krijojë një "zonë të sigurisë" përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën. Zelensky tha se beson që Rusia synon t’i marrë rreth 10 kilometra territor thellë brenda Ukrainës.

Rusia ka kapur së paku katër fshatra kufitare në rajon kohët e fundit dhe ka përparuar ngadalë gjatë javëve të fundit në disa pjesë të vijës së frontit në Ukrainën lindore pranë qytetit Kostiantinivka. Megjithatë, presidenti ukrainas tha se rusët janë zmbrapsur nga ajo zonë me rreth 4 kilometra gjatë dy ditëve të fundit.

Zelensky tha në një konferencë për shtyp se Qeveria e tij është e gatshme për bisedime të mëtejshme për paqe në çdo format. Ai tha se rundi i ardhshëm pritet të zhvillohet në nivel teknik, por ai vetë është i gatshëm për një takim trepalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai shtoi se nuk dëshiron që Shtetet e Bashkuara të largohen nga procesi i paqes për Ukrainën, siç kanë kërcënuar të bëjnë nëse nuk arrihet përparim. Ukraina dhe Rusia këmbyen nga 1.000 të burgosur secila pas një takimi të delegacioneve të dy vendeve në Stamboll gati dy javë më parë, i cili nuk solli armëpushim, që kërkohej nga Ukraina, SHBA-ja dhe Evropa.

Zelensky tha se i sheh Turqinë, Vatikanin dhe Zvicrën si vendet më të mundshme për negociata të mëtejshme me Rusinë. Ai theksoi se Rusia ka sugjeruar që bisedimet të zhvillohen në Bjellorusi një propozim që Kievi e konsideron të pasinqertë dhe të pamundur, pasi trupat ruse përdorën këtë vend si trampolinë për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet