Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Kritikat ndaj veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës po bëhen gjithnjë e më të forta në Gjermani. Kërkesat për të ndaluar dërgesat e armëve në Izrael janë shtuar. Kritika ka dhe kancelari Merz.
GJERMANIA- Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe që kancelari gjerman Friedrich Merzu pyet në lidhje me sjelljen e Izraelit në luftën në Rripin e Gazës në Forumin Evropian të Radios WDR në Berlin. Mund të supozohet se Merz i zgjodhi fjalët me kujdes kur u përgjigj se "nuk e kuptonte se çfarë po bënte ushtria izraelite aktualisht në Rripin e Gazës" dhe se "kjo nuk mund të justifikohej me luftën kundër terrorit të Hamasit".
Ai e paralajmëroi qeverinë izraelite të mos bënte asgjë "që as miqtë e saj më të mirë nuk do të ishin më në gjendje ta pranonin". Merz nuk i ka kritikuar kurrë publikisht veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës në këtë mënyrë.
Qeveria gjermane nën presion
Deklaratat e kancelarit erdhën në një kohë kur linja aktuale e qeverisë gjermanendaj Izraelit është ekspozuar ndaj presionit publik në rritje. Sipas sondazheve aktuale, shumica e popullsisë gjermane nuk i pranon veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat përfshijnë aksionet ushtarake por edhe uljen e ndihmës humanitare. Grupi parlamentar i socialdemokratëve (SPD), i cili është pjesë e qeverisë, ndërkohë po kërkon ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael.
Kjo kërkesë është formuluar prej kohësh në opozitë. Grupi parlamentar i Partisë së Majtë po kërkon një ndalim të plotë të dërgesave të armëve. Të Gjelbrit duan që të ndalen vetëm dërgesat e armëve të përdorura në luftën në Rripin e Gazës.
Bashkësia ndërkombëtare po diskuton gjithashtu një ndalim të mundshëm të dërgesave të armëve në Izrael. Qeveria spanjolle është në favor të kësaj. Ministri i Jashtëm gjermanJohann Wadepfule hodhi poshtë propozimin spanjoll gjatë vizitës së tij në Madrid. Kolegu i tij i partisë, kristiandemokrati Armin Laschet, i cili kryeson Komisionin e Punëve të Jashtme të Bundestagut, është gjithashtu ende në favor të "diplomacisë së qetë".
Gjermania po dërgon nëndetëse dhe korveta
Mbështetja ushtarake gjermane për Izraelin ka një traditë të gjatë dhe rrënjët e saj janë në garancitë gjermane për sigurinë e shtetit hebre. Për shembull, nëndetëset gjermane kanë qenë në shërbim të marinës izraelite për shumë vite dhe, sipas raporteve të mediave të pavarura, ato mund të mbajnë edhe koka bërthamore.
Disa vjet më parë, Gjermania i dërgoi Izraelit korveta jashtëzakonisht moderne, të cilat tani janë në përdorim edhe në brigjet e Rripit të Gazës. Një shembull tjetër janë tanket izraelite që kanë motorë gjermanë dhe tyta topash gjermanë të instaluara.
Eksporte armësh miliona dollarëshe në Izrael
Vitin e kaluar, qeveria gjermane lejoi eksportet e armëvenë Izrael, me një vlerë totale prej 161 milionë eurosh. Në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet arritën një vlerë prej 28 milionë eurosh. Kjo e vendos Izraelin në vendin e dhjetë të vendeve ku Gjermania eksporton armë dhe pajisje ushtarake. Këshilli Federal i Sigurisë, i cili përbëhet nga kancelari gjerman, ministritë dhe ministrat përkatës, vendos për dërgesat. Seancat e këtij organi janë sekrete.
A do t'i kufizojë qeveria gjermane eksportet e ardhshme të armëve në Izrael? A do t'u bashkohej Gjermania sanksioneve që Bashkimi Evropian do t'i vendoste Izraelit, apo nuk do t'i bllokonte ato? Qeveria ende po shmang masa të tilla. Me deklaratat e saj të ashpra, Berlini po rrit presionin mbi udhëheqjen izraelite dhe shpreson se ajo do të dorëzohet.
Përfaqësuesit e qeverisë gjermane kanë theksuar vazhdimisht, se duhet të furnizohet më shumë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës. "Shumë vonë dhe shumë pak", tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane, duke vlerësuar furnizimin e popullsisë palestineze.
Kancelari gjerman Merz ndoshta do ta diskutojë këtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike të planifikuar për këtë javë./ DW
Kancelari Friedrich Merz në konferencën e shtypit me kryeministrin finlandez Petteri Orpo FINLANDA- Në muzeun detar të Turkut, "Forum M...
Foto ilustruese LINDJE E MESEM- Një grup, i mbështetur nga Uashingtoni, që është aprovuar nga Izraeli për të marrë ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi se pati një "humbje të përkohshme të kontroll...
foto ilustruese GJERMANI- Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për &ldqu...
Dmitry Medvedev RUSI- Rusia iu përgjigj në një mënyrë veçanërisht të ashpër dhe agresive postimit të Do...
Foto nga vendngjarja GREQI- Njw tragjedi ka ndodhur në Kallithea tw Greqisw, ku një vajzë 7-vjeçare dha frymën e fundit tek...
RUSI- Imazhet satelitore tregojnë se Rusia po ndërton linja transmetimi energjie drejt centralit bërthamor të vendosur në&n...
TURQI- Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot, se ka emëruar dhjetë juristë për të hartuar propozimin e tyre për Kushtetut&e...
Foto ilustruese GAZA- 800 aeroplanë transporti dhe 140 anije kanë dërguar mbi 90,000 ton armë dhe pajisje ushtarake nga SHBA-të n&...
MEKSIKË- Autoritetet gjetën shtatëmbëdhjetë trupa brenda një shtëpie të braktisur në shtetin e Guanajuato-s,...