LIVE UPDATES
Bota

Zelensky, thirrje Putin-it për të nënshkruar armëpushimin dhe për tu takuar "kurdo": Ne jemi gati për shkëmbim

Duke folur në një konferencë për media në Kiev, më 4 qershor, Zelensky ka thënë se një takim i tillë mund të përfshijë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin amerikan, Donald Trump, meqë dy runde takimesh mes delegacioneve të nivelit më të ulët nuk kanë arritur sukses në dhënien fund të luftës.

4 Qershor 2025, 18:46 Nga M.B
Zelensky, thirrje Putin-it për të nënshkruar armëpushimin
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa dy palët punojnë për të organizuar një takim për paqe afatgjatë, pas më shumë se tre vjetëve të luftës së nisur nga Moska.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev, më 4 qershor, Zelensky ka thënë se një takim i tillë mund të përfshijë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin amerikan, Donald Trump, meqë dy runde takimesh mes delegacioneve të nivelit më të ulët nuk kanë arritur sukses në dhënien fund të luftës.

“Ne jemi gati për shkëmbim, mirëpo për t’i vazhduar takimet diplomatike në Stamboll në një nivel që nuk çon asgjë përpara, më duket diçka pa asnjë kuptim”, ka thënë Zelensky.

“Propozimi im, që besoj se mund të mbështesin partnerët tanë është që u propozojmë rusëve armëpushim derisa të takohen liderët. Ne jemi për një takim të tillë kurdo”, ka shtuar ai.

Thirrja e Zelenskyt për një takim vjen pas bisedimeve të zhvilluara më 2 qershor në Stamboll – rundi i dytë i negociatave ballë për ballë mes dy palëve në tre vjetët e fundit – të cilat nuk kanë rezultuar me sukses. Delegacionet vetëm i kanë këmbyer propozimet për marrëveshjen për paqe. Mes tjerash, Ukraina ka bërë thirrje për armëpushim 30-ditor pa asnjë kusht, plus këmbimin e të gjithë të burgosurve, si dhe kthimin e fëmijëve ukrainas, të cilët Kievi deklaron se janë marrë peng nga Rusia.

Propozimi i Rusisë, në anën tjetër, bën thirrje për njohje ndërkombëtare të Krimesë, gadishullit ukrainas që Moska e ka aneksuar më 2014, si dhe të katër rajoneve ukrainase që janë pushtuar pjesërisht nga forcat ruse. Zelensky e ka akuzuar Kremlinin se nuk ka qenë serioz për negociim të marrëveshjes për paqe – akuzë e përsëritur edhe nga shtete tjera – duke thënë se e gjitha është lojë për të penguar Uashingtonin në zbatimin e rundit të ri të sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.

Duke iu përgjigjur komenteve të Zelenskyt, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i ka hedhur poshtë deklaratat, duke thënë se procesi i bisedimeve direkte ka qenë duke funksionuar dhe ka prodhuar rezultate. Lavrov ka thënë se Moska nuk duhet të bjerë në “provokimet kriminale” të Ukrainës dhe t’i shfrytëzojë negociatat dhe të gjitha mënyrat tjera për t’i arritur qëllimet e veta në Ukrainë./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje