LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy takim në Paris me Macron: Riafirmohet vendosmëria e Francë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Kjo do të jetë vizita e pestë e presidentit ukrainas në Francë që kur filloi sulmi i forcave ruse në Ukrainë, dhe vjen një ditë pasi Presidenti francez Macron vizitoi një njësi ushtarakësh ukrainas që stërviten në Francë.

10 Tetor 2024, 08:02 Nga r.ll
Zelenskyy takim në Paris me Macron: Riafirmohet vendosmëria e
macron dhe zelenskuyy

PARIS- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen të enjten në Paris "për të riafirmuar vendosmërinë e Francës për të vazhduar ofrimin, në periudhën afatgjatë dhe së bashku me të gjithë partnerët e saj, të mbështetjes së palëkundur për Ukrainën dhe popullin ukrainas", thuhet në një deklaratë të zyrës së presidentit francez.

Kjo do të jetë vizita e pestë e presidentit ukrainas në Francë që kur filloi sulmi i forcave ruse në Ukrainë, dhe vjen një ditë pasi Presidenti francez Macron vizitoi një njësi ushtarakësh ukrainas që stërviten në Francë.

Franca po përgatit 2,300 ushtarë të brigadës së quajtur “Ana e Kievit”, sipas emrit të princeshës së lindur në Kiev, e cila në vitin 1051 u martua me mbretin francez Henry I.

Një zyrtar i presidencës franceze tha se përgatitja e ushtarëve ukrainas do të përfundojë brenda disa muajsh dhe se është "krejtësisht identike me situatën që do të gjejnë në terren".

Zyrtari tha se njësitë "do të përballen me situata reale - stres, zhurmë, dronë", gjatë stërvitjes së tyre.

Franca është zotuar gjithashtu të japë armatime për këtë brigadë. Ndër ndihmat e premtuara janë 128 automjete të blinduara, 18 sisteme artilerie ‘Ceasar’ dhe 20 njësi raketash antitank.

Rusia njofton se ka shkatërruar 47 dronë

Rusia njoftoi të mërkurën se shkatërroi 47 dronë ukrainas në zona të ndryshme përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse kanë rrëzuar 24 dronë mbi rajonin Bryansk, ndërsa u rrëzuan dronë të tjerë mbi Belgorod, Kursk, Rostov, Krasnodar dhe Detin Azov.

Forcat ukrainase kanë sulmuar vazhdimisht rajonet kufitare ndërsa përpiqen të zmbrapsin ofensivën frontale ruse që filloi në vitin 2022.

Ushtria e Ukrainës njoftoi të mërkurën se pati rrëzuar 21 nga 22 dronët rusë të nisur gjatë sulmeve të natës.

Rrëzimet u bënë mbi rajonet e Kievit, Odesas dhe Vinnystias, njoftuan forcat ajrore ukrainase.

Presidenti Zelensky kërkon më shumë ndihma për mbrojtjen kundërajrore

Rusia përdori gjithashtu tre raketa balistike në valën e saj të fundit të sulmeve ditore, të cilat e kanë shtyrë Presidentin Zelensky të bëjë thirrje për më shumë ndihma për mbrojtjen ajrore, si dhe për autorizimin për të përdorur armët e dhuruara nga Perëndimi për të goditur objektet ushtarake brenda Rusisë.

Një takim i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i vendeve që koordinojnë ndihmën për Ukrainën pritej të mbahej të shtunën në Gjermani, me presidentin amerikan Joe Biden që do të kryesonte bisedimet e nivelit të lartë.

Por, ndërsa një uragan i fuqishëm mbërrinte në brigjet e Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti Biden nuk do të marrë pjesë në këto bisedime./VOA

volodymyr zelenskyy emanuel macron

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet