Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Kievi ka bërë thirrje për pranimin e vendit në NATO për shumë vite, dhe akoma më urgjentisht pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, si garancia e vetme e sigurisë së Ukrainës përballë Moskës.
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje NATO-s që vendi i tij t'i bashkohet aleancës dhe të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të luftuar Rusinë. Kievi ka bërë thirrje për pranimin e vendit në NATO për shumë vite dhe akoma më urgjentisht pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, si garancia e vetme e sigurisë së Ukrainës përballë Moskës.
Edhe pse në parim pozitiv për pranimin e Ukrainës, aleanca mbetet e pasigurt për kohën e një pranimi të tillë, nga frika se masa do të rrezikonte përshkallëzimin e luftës, duke qenë se Moska e konsideron një zgjerim të tillë një vijë të kuqe.
"Samiti i Vilnius në korrik mund të bëhet historik," këmbënguli Volodymyr Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili bëri një vizitë të papritur në Kiev sot.
"Do të jetë e rëndësishme që Ukraina të marrë ftesën e duhur. Ka ardhur koha," tha Zelensky.
Nga ana e tij, Jens Stoltenberg shprehu sërish mbështetjen e Aleancës për qëllimet e Ukrainës , por nuk foli fare për një orar, duke theksuar se prioritet është fitorja e Ukrainës në luftë.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda familjes euroatlantike, e ardhmja e Ukrainës është brenda NATO-s. Në të njëjtën kohë, qëllimi kryesor i Aleancës, i aleatëve, është të sigurojë që Ukraina të fitojë”, tha Jens Stoltenberg përkrah Volodymyr Zelensky.
Por ai dha garanci se çështja e anëtarësimit do të diskutohej në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik, ku ftoi Volodymyr Zelensky të merrte pjesë.
“Unë e pranoj sigurisht që presidenti Zelensky do të ngrejë çështjen e integrimit, garancitë e sigurisë dhe kjo do të jetë kryesore në agjendë”, tha ai.
Foto ilustruese RUSI- Gjykata në Moskë ka gjobitur fondacionin 'Wikimedia' për refuzimin e heqjes së një artikulli në &e...
Jens Stoltenberg dhe Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi qytetin ukrainas të...
Emigrantët e paligjshëm BRITANI- Ministrat britanike kanëinjoruar gjyqtarët evropianë, duke vendosur të ndryshojnë proje...
Ushtria ukrainase UKRAINË- Një major ukrainas tha se një kundërofensivë masive kundër forcave ruse në vijën e...
Aeroporti Heathroë BRITANI- Punonjësit e aeroportit në Britani 'Heathrow' kanë planifikuar të dalin në grevë ditën...
Raketa SHBA- Raketa Starship e SpaceX është nisur ditën e sotme për në hapësirë. Me një lartësi prej 120 ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Autoritetet ruse kanë gjobitur një grua të moshuar 70-vjeçare për diskreditimin e rolit ...
Tobias Billström dhe Donika Gervalla KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Bil...
Foto ilustruese BRUKSEL- Të sanksionuarit e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë mirëpr...
Foto ilustruese GREQI- 6 punonjës policie dyshohet se janë të përfshirë në një organizatë të madhe kriminale m...