LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti serb hapi dyert për deputetët e sanksionuar rusë, BE për REL: S'kemi dot bashkëpunim normal me Moskën

Ata u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, ndërsa vazhduan takimet në qeverinë serbe edhe më 20 prill.

20 Prill 2023, 15:47 Nga k.m.
Parlamenti serb hapi dyert për deputetët e sanksionuar rusë, BE
Foto ilustruese

BRUKSEL- Të sanksionuarit e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë mirëpritur në Beograd. Parlamenti serb hapi dyert për tre deputetë rusë, të sanksionuar për mbështetjen e shkeljes së integritetit territorial të Ukrainës. Ata arritën si një delegacion prej katër anëtarësh, i cili më 19 prill vizitoi Kuvendin e Serbisë. Ata u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, ndërsa vazhduan takimet në qeverinë serbe edhe më 20 prill.

Delegacioni përfshinte anëtarë të Këshillit të Federatës dhe të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Elena Afanasyeva, Andrei Chernyshev dhe Vladimir Krugli. Ndaj të gjithë atyre janë vendosur sanksione nga Perëndimi. Pjesë e delegacionit ishte edhe Olesja Padolina. Radio Evropa e Lirë (REL) nuk e gjeti emrin e saj në listën e zyrtarëve dhe qytetarëve rusë të sanksionuar.

Bashkimi Evropian i tha REL-it se një bashkëpunim normal me Rusinë dhe institucionet e saj nuk mund të vazhdojë. Serbia mbështeti integritetin territorial të Ukrainës, por është ndër të paktat vende evropiane që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje. Përveç nga kryetari i Kuvendit, deputetët rusë u pritën edhe nga disa anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Rusinë.

Parlamenti serb dhe zyra e presidentit nuk iu përgjigjën pyetjes së dërguar nga REL-i se pse ata pritën deputetët rusë të sanksionuar. Takimet me ta nuk ishin të hapura për media.

Ambasada e Ukrainës në Serbi në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë tha se deputetët rusë, që ndodhen në Beograd, shpresojnë për mbështetje politike dhe ekonomike në përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës me referendume fiktive. Ata janë të bindur se në mesin e të “dënuarve për krime të rënda të së drejtës ndërkombëtare” do të jenë edhe përfaqësues të qeverisë së shtetit agresor, thuhet në deklaratën e ambasadës.

“Anëtarë të delegacionit të Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë, të cilët, për fat të keq, ende kanë mundësi të vizitojnë Serbinë, aktualisht ndodhen në territorin e saj,”- tha Ambasada e Ukrainës. Tre anëtarë të Dhomës së Lartë të Asamblesë Federale të Rusisë, së bashku me deputetë të tjerë rusë, janë në listën e sanksioneve të BE-së nga marsi i vitit 2022. Në përgjigjen e BE-së për Radion Evropa e Lirë, thuhet se regjimi rus, përfshirë organet e tij legjislative, është përgjegjës për fillimin dhe autorizimin e agresionit dhe shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për krime lufte.

"E gjithë kjo ndodh nën mbikëqyrjen ose me miratimin e të dy dhomave të Dumës ruse. Përveç kësaj, të dy organet, Duma dhe Këshilli i Federatës, kanë dhënë pëlqimin e tyre për aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës nga Putini", thuhet në përgjigje.

Në shtator të vitit 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi dokumente me të cilat Rusia anekson zyrtarisht katër rajone të Ukrainës - Luhanskun, Donjeckun, Hersonin dhe Zaporizhjan. Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione shtesë, duke përfshirë deputetë rusë, në mesin e të cilëve janë anëtarët e delegacionit që vizitoi Beogradin.

Në shpjegimin e Departamentit të Financave të SHBA-së të 30 shtatorit 2022, thuhet se sanksionet po vendosen për shkak të “mundësimit të mbajtjes së referendumeve të rreme të Rusisë dhe përpjekjeve për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës”. Gjithashtu u tha se në shkurt të atij viti, Këshilli i Federatës Ruse kishte miratuar njëzëri kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Dokumenti thekson, po ashtu, se anëtarët e Këshillit të Federatës miratuan një ligj, sipas të cilit mund të burgoset kushdo që publikon atë që autoritetet ruse e konsiderojnë si informacion të rremë në lidhje me pushtimin e Ukrainës, që Kremlini e quan një "operacion ushtarak special".

Tre deputetë rusë, të cilët ishin mysafirë të Kuvendit të Serbisë, janë sanksionuar nga Britania e Madhe dhe Ukraina. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç, para anëtarëve të delegacionit rus ripërsëriti qëndrimet e politikës zyrtare, njoftoi kabineti i tij. Elena Afanasyeva, e cila kryeson delegacionin rus, tha se qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk do të ndryshojë.

Rusia, ashtu sikurse Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Beogradi llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Delegacioni nga Moska është pritur edhe nga disa anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Rusinë në Parlamentin e Serbisë. Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, anëtar i koalicionit qeverisës, Igor Braunoviç, i cili është në krye të këtij grupi miqësie, thotë se ai ka 98 anëtarë dhe se kjo flet për "rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare" me kolegët nga Rusia.

Braunoviç, siç njoftoi Parlamenti i Serbisë, i ka falënderuar deputetët rusë për mbështetjen e tyre për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. Ai shtoi se marrëveshjet për energjinë, si dhe bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor, janë shumë të rëndësishme për Serbinë. Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, por kohët e fundit ka ndërmarrë hapa për të diversifikuar burimet e saj të furnizimit.

Elena Afanasyeva vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve mund të nxisë bashkëpunim më të ngushtë ekonomik, kulturor dhe arsimor. Ndër të paktët anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Rusinë, të cilët u takuan me delegacionin rus, ishin deputetët e lëvizjes së djathtë, Dveri, Ivan Kostiç dhe Borko Pushkiç. Në mars, ata vizituan Dumën ruse dhe më pas shprehën mendimin se plani evropian ishte "shkatërrues për Serbinë". Lëvizja e djathtë, Dveri, e kundërshton planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilin në shkurt e pranuan presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesit e Dverit ishin ndër organizatorët e protestave të krahut të djathtë në Beograd gjatë marsit kundër planit evropian. Elena Afanasyeva është anëtare e Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështje Ndërkombëtare dhe kryeson Grupin për bashkëpunim të Këshillit të Federatës me Parlamentin e Serbisë.

Afanasyeva, sipas The Moscow Times, ishte ndër autorët e ligjit që në dhjetor të vitit 2012 vendosi ndalesë për qytetarët amerikanë që të birësonin fëmijë jetimë nga Rusia. Ajo është anëtare e Partisë ultra-nacionaliste Liberale Demokratike të Rusisë. Themelues dhe kryetar afatgjatë i kësaj partie deri në vdekjen e tij ishte Vladimir Zhirinovski.

Në faqen e saj zyrtare shihet se pas pushtimit, ajo ka vizituar edhe Donbasin, territorin ukrainas të aneksuar nga Rusia.

"Sot jemi në Donbas. Kemi sjellë qindra kilogramë ndihma humanitare,"- ishte njoftimi i publikuar në faqen e saj në mars të vitit 2022. Andrej Chernyshev është anëtar i Bordit të Këshillit të Federatës për Politikë Sociale.

Ai ka qenë anëtar i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, e cila ka mbështetjen e Kremlinit, që nga viti 2008. Ai është edhe anëtar i Bordit të drejtorëve të klubit të ragbit CSKA. Vladimr Krugli është anëtar i Komitetit të Këshillit të Federatës për organizimin e veprimtarive parlamentare. Ai është anëtar i partisë Rusia e Bashkuar.

Olesja Padolina u prezantua si këshilltare kryesore e Drejtorisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës, gjatë takimeve në Beograd më 19 prill./REL

rusi serbi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri