25 Korrik 2025, 12:57
Nga M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim të Shteteve të Bashkuara dhe t’ia dorëzojnë Kievit, teksa mbrohet nga pushtimi rus.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, ka thënë Zelensky në disa komente të publikuara të premten.
Ai ka shtuar se Ukraina tashmë ka gjetur financim për tri sisteme, dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia. Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë kritik ndaj qasjes së administratës paraparake të Joe Bidenit për të ofruar ndihmë për Kievin në vlerë të miliarda dollarëve, dhe ka miratuar shitjen e armëve për Ukrainën, përmes vendeve anëtare të NATO-s.
Zelensky ka thënë se Uashingtoni dhe Kievi janë pajtuar për një marrëveshje në vlerë të 10-30 miliardë dollarëve që Ukraina t’iu shesë dronë Shteteve të Bashkuara.
“Me Amerikën dhe presidentin Trump jemi pajtuar që ata do të blejnë dronë prej nesh. Kjo marrëveshje është në fuqi”, ka thënë mes tjerash Zelensky.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
25 Korrik 2025, 12:53
M.B
Foto ilustruese
TAJLANDA- Mbi 100.000 persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias n&eum...
Bota
25 Korrik 2025, 10:58
M.B
Amichai Eliyahu
LINDJE E MESME- Ministri i Trashëgimisë Kombëtare, Amichai Eliyahu, thotë se Izraeli po përparon me shkat&eum...
Bota
25 Korrik 2025, 09:12
M.B
JD Vance dhe Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni e kundërshton fuqishëm planin e presidenti...
Bota
25 Korrik 2025, 09:05
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Mynihu, kodi IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh në Gjermani. Aeroporti, i vendosur në...
Bota
25 Korrik 2025, 08:18
M.B
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas (majtas) dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, gjatë bisedimeve në Paris në korrik 2022.
...
Bota
25 Korrik 2025, 07:37
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë ...
Bota
24 Korrik 2025, 22:56
r.ll
foto ilustruese
TAJLANDË- Ushtarë nga Tajlanda dhe Kamboxhia u përleshën përgjatë kufirit të tyre n&...
Bota
24 Korrik 2025, 22:40
r.ll
foto ilustruese
ARABI- Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 ko...
Bota
24 Korrik 2025, 22:18
r.ll
emmanuel macron
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar në një letër drejtuar Presidentit të Autoritetit Pal...
Bota
24 Korrik 2025, 20:59
r.ll
musk, trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se nuk dëshiron të shkatërrojë bizneset e Elon Musk dhe ësht...