LIVE UPDATES
Bota

Zëdhënësja konfirmon vdekjen e Navalnyt: Trupi i tij t'i kthehet familjes menjëherë

Yarmysh shtoi se një punonjës i burgut, IK-3 në Siberi, i njohur edhe si “Ujku polar”, ka thënë se trupi i pajetë i Navalnyt është dërguar në Salehard dhe është marrë nga hetuesit e Komitetit Hetues të Rusisë.

17 Shkurt 2024, 12:51 Nga I.A
Zëdhënësja konfirmon vdekjen e Navalnyt: Trupi i tij t'i
Aleksei Navalny

RUSI- Sekretarja për media e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka konfirmuar se ai ka vdekur më 16 shkurt në një burg në Rusi. Ai ishte 47 vjeç. Kira Yarmysh shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se nënës së Navalnyt i është dërguar një mesazh zyrtar ku thuhej se ai kishte vdekur në orën 14:17, sipas kohës lokale.

“Aleksei Navalny u vra”, shkroi ajo.

Yarmysh shtoi se një punonjës i burgut, IK-3 në Siberi, i njohur edhe si “Ujku polar”, ka thënë se trupi i pajetë i Navalnyt është dërguar në Salehard dhe është marrë nga hetuesit e Komitetit Hetues të Rusisë.

Ata tani po kryejnë ‘hetime’ me trupin e tij. Ne kërkojmë që trupi i Aleksei Navalnyt t’i dorëzohet menjëherë familjes së tij”, shkroi ajo.

Përmes një deklarate, më 16 shkurt një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë deklaroi se e Navalny u ndje keq, pas ecjes më 16 shkurt dhe më pas humbi vetëdijen.

Një autoambulancë shkoi në tentim për t'i ofruar ndihmë mjekësore, por ai vdiq, u tha në deklaratë.

“Të gjitha masat për ta kthyer në jetë u ndërmorën, por ato nuk prodhuan rezultate pozitive. Mjekët e autoambulancës e shpallën të vdekur të burgosurin. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar”, u tha në deklaratën e Shërbimit rus.

Familja e tij dhe as ekipi i Navalnyt nuk konfirmuan menjëherë këtë njoftim, por u bë e ditur se një avokat ishte nisur drejt burgut në Siberi, ku Navalny po vuante një dënim të gjatë.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, bashkëshortja e Navalnyt, Yulia, për këtë ngjarje fajësoi presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Qeveria e tij, që sipas saj, duhet të përballen me drejtësinë.

Njoftimi i autoriteteve ruse për vdekjen e Navalnyt nxiti zemërim dhe dënim nga liderët botëror që thanë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit. Presidenti amerikan, Joe bIden, ka bërë përgjegjës Putinin për vdekjen e raportuar të Navalnyt.

Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, ishte mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Në gusht, Navalny ishte shpallur fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e kishte mohuar gjithmonë, dhe ai ishte dënuar me 19 vjet burgim shtesë. Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës.

Marrë nga REL

kira yarmysh aleksei navalny

Sondazh

Poll
Bota 17 Shkurt 2024, 12:28 I.A

Ukraina tërheq trupat nga Avdijivka

Ukraine UKRAINË- Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti në vijën e frontit, Avdijivka, në mënyrë që të...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit