LIVE UPDATES
Bota

"Zbuloi sekretet para zgjedhjeve", dënohet ish-Kryeministri në Pakistan

Politikani islamist i cili u rrëzua nga pushteti me një votë mosbesimi në vitin 2022, nuk është kandidat sepse ai tanimë po vuan një dënim prej tre vjetësh burgim.

30 Janar 2024, 16:59 Nga M.B
"Zbuloi sekretet para zgjedhjeve", dënohet ish-Kryeministri
Foto ilustruese

PAKISTAN- Një gjykatë pakistaneze dënoi të martën me 10 vjet burg ish-kryeministrin Imran Khan për zbulimin e sekreteve zyrtare. Ky është rasti i fundit në një mori çështjesh ligjore që mbështetësit e tij thonë se synojnë të përjashtojnë nga politika ish-yllin e burgosur të kriketit vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare. Politikani islamist i cili u rrëzua nga pushteti me një votë mosbesimi në vitin 2022, nuk është kandidat sepse ai tanimë po vuan një dënim prej tre vjetësh burgim. Ai përballet gjithashtu me mbi 150 raste të tjera të mundshme ndaj tij. Megjithatë, ai mbetet një forcë e fuqishme politike për shkak të retorikës së tij kundër elitave të vendit. Pakistani u përball me demonstrata të dhunshme pas arrestimit të zotit Khan vitin e kaluar dhe autoritetet kanë goditur mbështetësit dhe partinë e tij që atëherë, duke i bërë ata të druhen për të organizuar tubime. Zgjedhjet e 8 shkurtit do të mbahen në një moment delikat në Pakistan. Vendi është zhytur në një krizë ekonomike që pasardhësi i zotit Khan, Kryeministri Shehbaz Sharif, ka pasur vështirësi për ta menaxhuar. Zoti Sharif arriti të sigurojë një ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar vetëm pasi ra dakord për një rritje të konsiderueshme të tarifave për gazin dhe energjinë elektrike që çoi në rritje alarmante të çmimeve për mallrat e përditshme dhe e bëri partinë e tij jopopullore.

Të martën, zoti Khan u dënua pasi u akuzua për zbulimin e sekreteve shtetërore duke mbajtur në dorë një dokument sekret gjatë një tubimi në mars 2022, një muaj para hunbjes së votëbesimit. Dokumenti nuk është bërë publik, por besohet se është korrespondencë diplomatike midis ambasadorit pakistanez në Uashington dhe Ministrisë së Jashtme në Islamabad. Ish-Kryeministri Khan tha se dokumenti ishte provë se ai po kërcënohej dhe se rrëzimi i tij nga pushteti ishte një komplot i Shteteve të Bashkuara, me dyshimin se plani u ekzekutua nga ushtria dhe qeveria në Pakistan. Zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë e kanë hedhur poshtë akuzën. Një gjykatë speciale në burgun e qytezës ushtarake, Rawalpindi, ku po mbahet zoti Khan, shpalli vendimin, sipas Zulfiqar Bukharit, zëdhënësit kryesor të partisë “Pakistani Tehreek-e-Insaf” të zotit Khan, ose PTI. Një zyrtar i lartë në parti, Shah Mahmood Qureshi, i cili u akuzua për manipulim të përmbajtjes së kabllogramit diplomatik me qëllim të përfitimit politik, u dënua gjithashtu me 10 vjet burg.

Khan ka deklaruar se është i pafajshëm, duke thënë se nuk e ka bërë të ditur përmbajtjen e saktë të dokumentit. Partia e tij e hodhi poshtë gjyqin si një mashtrim dhe ekipi i tij ligjor planifikon të apelojë dënimin përpara Gjykatës së Lartë të Islamabadit, të mërkurën. Akuza të tjera kundër zotit Khan përfshijnë mosrespektim të gjykatës, terrorizëm dhe nxitje të dhunës. Pavarësisht pakënaqësisë me qeverinë, analistët thonë se pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme mund të mbetet e ulët pasi zoti Khan është i vetmi në partinë e tij që kishte fuqinë për të tërhequr masat.

“Përkrahësit e dëshpëruar dhe të zhgënjyer të Imran Khanit do të qëndrojnë larg votimit sepse kanë frikën se partia e tyre nuk do të fitojë zgjedhjet”, tha Azim Chaudhry, analist politik, duke e quajtur PTI-në një “parti pa udhëheqës”.

Komisioni për të drejtat e njeriut në Pakistan ka thënë se ka pak mundësi për zgjedhje parlamentare të lira dhe të ndershme pasi shumë kandidatë nga partia e zotit Khan nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje. Partia e ish Kryeministrit tha në një deklaratë se qëndron me zotin Khan dhe zotin Qureshi, “të cilët mbrojtën Pakistanin dhe luftuan për pavarësi të vërtetë”. Partia i cilësoi procedurat si një "gjykim të rremë" dhe tha se gjykatësi nuk i lejoi as avokatët e të dënuarve t'i mbrojnë ata. Megjithatë, partia u kërkoi mbështetësve të tij që të mos përdorin dhunë.

“Ne duhet t'i shfrytëzojmë këto energji për ditën e votimit” për të siguruar që kandidatët e zotit Khan të fitojnë zgjedhjet “me një shumicë dërrmuese”, tha Omar Ayub, një mbështetës besnik i ish-Kryeministrit./ VOA

pakistan zgjedhje

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale