LIVE UPDATES
Bota

Zbulimi i bujshëm në SHBA/ Për çfarë kanë komunikuar Elon Musk dhe Vladimir Putin?

Burimi nuk dha detaje shtesë në lidhje me shpeshtësinë e telefonatave, kur janë kryer apo përmbajtjen e tyre.

26 Tetor 2024, 07:22 Nga E. D
Zbulimi i bujshëm në SHBA/ Për çfarë kanë
Vladimir Putin dhe Elon Musk

SHBA- Elon Musk, pronari miliarder i kompanisë SpaceX që ka fituar kontrata qeveritare dhe një aleat kyç i kandidatit republikan për president Donald Trump, ka qenë rregullisht në kontakt me presidentin rus Vladimir Putin në dy vitet e fundit, raportoi gazeta Wall Street Journal.

Një person që është në dijeni të çështjes, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press se zoti Musk dhe zoti Putin kanë pasur kontakt përmes telefonatave. Burimi nuk dha detaje shtesë në lidhje me shpeshtësinë e telefonatave, kur janë kryer apo përmbajtjen e tyre.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë që zotëron kompaninë Tesla dhe platformën e mediave sociale X është kthyer në një zë të fortë të së djathës amerikane. Ai ka dhënë miliona dollarë për fushatën e zotit Trump dhe e ka kthyer platformën e njohur dikur si Twitter në një rrjet që ka shumë mbështetës së Trumpit, por po ashtu edhe teori konspracioni, ekstemistë dhe propagandues rusë.

Kontaktet e zotit Musk me zotin Putin ngrenë pikëpyetje të sigurisë kombëtare, duke patur parasysh se kompanitë e tij punojnë për qeverinë dhe po ashtu nënvizojnë shqetësimet mbi ndikimin rus në politikën amerikane.

Elon Musku dhe Vladimir Putini kanë folur vazhdimisht për çështje personale, çështje të lidhura me biznesin dhe gjeopolitikën, raportoi gazeta Wall Street Journal të enjten, duke cituar shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Rusi.

Gjatë një bisede, Presidenti Putin i kërkoi Elon Muskut të mos aktivizonte sistemin e tij satelitor Starlink mbi Tajvan si një favor për presidentin kinez Xi Jinping, i cili ka forcuar lidhjet me Putinin, raportoi gazeta. Udhëheqësit Putin dhe Xi janë takuar më shumë se 40 herë që nga viti 2013.

Rusia ka mohuar zhvillimin e një bisede të tillë. Në vitin 2022, zoti Musk tha se kishte folur vetëm një herë me Putinin, përmes një bisede telefonike të zhvilluar 18 muaj më herët, me temë hapësirën. Ambasada e Kinës në Uashington tha të premten se nuk “ishte në dijeni të hollësive” të ndonjë kërkese të bërë nga Putini në interes të Kinës. Kompania X dhe Tesla nuk iu përgjigjën kërkesave për një koment.

Çfarë do të thonë këto biseda për sigurinë kombëtare

Marrëdhënia e zotit Musk me Presidentin rus Putin ngre pikëpyetje mbi sigurinë kombëtare, duke mbajtur parasysh miliarda dollarët që i janë dhënë përmes kontratave qeveritare kompanisë SpaceX , një partner kritik i NASA-s dhe projekteve satelitore të qeverisë.

Po ashtu, zoti Trump është zotuar t'i jape zotit Musk një rol në administratë, nëse fiton zgjedhjet e muajin të ardhshëm.

Kreu i çdo kompanie nënkontraktore qeveritare të madhe në fushën e mbrojtjes do të përballej me pikëpyetje të ngjashme nëse do të zhvillonte biseda private me një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Amerikës, thotë Bradley Bowman, ish-asistent profesor në Akademinë Ushatarake West Point dhe këshilltar për sigurinë kombëtare në Senat, i cili tani shërben si drejtor i lartë i Qendrës për Fuqi Politike dhe Usharake pranë Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, me bazë në Uashington.

Zoti Bowman tha se koha kur ishin zhvilluar bisedat telefonike, siç raportohet nga gazeta Wall Street Journal, dhe ndryshimi i pikëpamjeve të zotit Musk mbi Ukrainën paraqesin një "rastësi shqetësuese".

"Politika e qeverisë amerikane është të përpiqet të izolojë Vladimir Putinin dhe Elon Musku po e dobëson në mënyrë direkte një gjë të tillë", thotë zoti Bowman. "Çfarë po bën Putini me anë të Muskut? Putini po përpiqet të pakësojë izolimin e tij ndërkombëtar dhe të ndikojë në politikën e jashtme amerikane."

Kërkesa e Putinit lidhur me rrjetin satelitor Starlink si një favor për Kinën ka të ngjarë të marrë vëmendje, duke pasur parasysh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin dhe shqetësimet për partneritetin në rritje mes Kremlinit dhe Pekinit.

Kompania e automjeteve elektrike Tesla e zotit Musk e ka në Shangai fabrikën më të madhe të prodhimit jashtë Shteteve të Bashkuara, Gigafactory Shanghai.

Zoti Musk ka krijuar marrëdhënie të ngushta me udhëheqësit më të lartë kinezë.

Ai ka bërë deklarata miqësore rreth Kinës dhe ka sugjeruar që Tajvani t'i japë një lloj kontrolli Pekinit duke u bërë një rajon i veçantë administrativ.

Moska po shton lidhjet edhe me kundërshtarë të tjerë të Amerikës. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë për dërgimin e raketave balistike në Iran dhe ka deklaruar se Koreja e Veriut dërgoi trupa në Rusi, ndoshta për të luftuar në Ukrainë.

Sa i përket Ukrainës, pikëpamjet e zotit Musk kanë ndryshuar që nga koha kur filimisht mbështeti Kievin pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në 2022 dhe i mundësoi sistemin Starlink për komunikime.

Më pas, në 2023, ai refuzoi të lejonte Ukrainën që të përdorte sistemet satelitore të internetit Starlink për një sulm të befasishëm ndaj ushtarëve rusë në Krime.

Po ashtu, ai paraqiti një propozim për t'i dhënë fund luftës, sipas së cilës Ukraina do të duhej të hiqte dorë nga plani për anëtarësimin në NATO dhe do duhej t'i jepte Rusisë kontroll të përhershëm në Krimesë, të cilën e pushtoi në 2014. Plani shkaktoi zemërim tek udhëheqësit ukrainas.

Një person që është në dijeni të bisedimeve mes zotit Musk dhe zotit Putin tha për gazetën Wall Street Journal se nuk ka asnjë provë që kontakti mes të dyve përbën një problem të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

I pyetur për kontaktet mes zotit Musk me zotin Putin, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve të premten se nuk kishte ndonjë informacion për të dhënë.

CIA, Pentagoni dhe Agjencia për Siguri Kombëtare thanë se nuk kishin ndonjë koment. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese për deklaratë.

Lidhjet e ngushta të të Elon Muskut me Donald Trumpin

Së fundmi Elon Musku u shfaq në një tubim të Donald Trumpit, me një kapelë ku shkruhej slogani “Make America Great Again” dhe paralajmëroi se nëse zoti Trump humbet garën, "këto do të ishin zgjedhjet e fundit".

Vitin e kaluar, zoti Musk u tall përmes një memeje, lidhur me kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për ndihmë për vendin e tij dhe në muajin shkurt tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërprisnin ndihmën ndaj Ukrainës, sepse ajo nuk mund të fitonte.

Ish Presidenti Trump, i cili ka vlerësuar udhëheqjen e Putinit dhe ka kritikuar aleancën e NATO-s dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, ka ngritur pikëpyetje se çfarë do të ishte i gatshëm të pranonte në negociata të mundshme mbi për të ardhmen e Ukrainës, në ras se rizgjidhet President.

Rusia konfirmon zhvillimin e një bisede

Të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë raportimin e Wall Street Journal si "informacion absolutisht të rremë".

Zoti Peskov tha se zoti Putin dhe zoti Musk kanë zhvilluar një "bisedë telefonike as shumë të shkurtër as shumë të gjatë" para vitit 2022 që ishte "më tepër e natyrës prezantuese" dhe se të dy folën për "teknologjitë vizionare, zgjidhjet teknologjike për të ardhmen".

“Pas kësaj, zoti Musk nuk pati më kontakte me Putinin”, tha zoti Peskov, duke e hedhur poshtë artikullin e gazetës si politik.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se nuk do të komentonte në lidhje me komunikimin mes Vladimir Putinit dhe Elon Muskut./VOA

elon musk

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më