LIVE UPDATES
Bota

Xi Jinping: Nuk ka nevojë të ndryshohet sistemi qeverisës i Hong Kongut

Xi Jinping tha se korniza qeverisëse "një vend, dy sisteme" - i cili lejon Hong Kongun të ketë ligjet dhe qeverinë e tij - kishte arritur "sukses të njohur universalisht."

1 Korrik 2022, 09:10 Nga k.m.
Xi Jinping: Nuk ka nevojë të ndryshohet sistemi qeverisës i Hong
Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping mbrojti të premten vizionin e tij mbi Hong-Kongun "një vend, dy sisteme" përkundër akuzave të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjerë, që thonë se Pekini ka minuar liritë dhe autonominë e premtuar të Hong Kongut për 50 vjet. Në një fjalim të mbajtur me rastin e 25 vjetorit që kur qyteti u bë një rajon gjysmë-autonom kinez pas dorëzimit nga Britania në 1997-n, Xi tha se korniza qeverisëse "një vend, dy sisteme" - i cili lejon Hong Kongun të ketë ligjet dhe qeverinë e tij - kishte arritur "sukses të njohur universalisht."

"Nuk ka asnjë arsye që një sistem kaq i mirë të ndryshojë dhe ai duhet të mbahet për një kohë të gjatë," tha ai, në atë që dukej si një përpjekje për të siguruar banorët se Hong Kongu mund të ruante liritë e tyre të pjesshme edhe pas 50 vjetësh.

Por Xi gjithashtu theksoi se Pekini kishte "juridiksion gjithëpërfshirës" mbi Hong Kongun dhe se Hong Kongu duhet të respektojë udhëheqjen kineze, edhe pse Pekini lejon rajone si Hong Kongu dhe Makao të ruajnë sistemin e tyre kapitalist dhe një shkallë autonomie.

Ai paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ndërhyrjet e huaja ose tradhtarët për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut dhe se "ruajtja e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe interesave të zhvillimit" është prioriteti më i lartë.

“Askush në asnjë vend apo rajon në botë nuk do të lejojë që vendet e huaja apo edhe forcat dhe figurat tradhtare të marrin pushtetin”, tha ai, duke shtuar se vetëm duke pasur patriotë që qeverisin Hong Kongun, Hong Kongu mund të sigurojë stabilitet afatgjatë.

Xi e vizitoi për herë të fundit Hong Kongun në vitin 2017-të për festimet e 1 korrikut, gjatë së cilës ai paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë për asnjë aktivitet që shihet si kërcënues i sovranitetit dhe stabilitetit të Kinës. Muajt e protestave pro-demokracisë në vitin 2019-të u panë si një kërcënim i tillë nga Partia Komuniste e Kinës. Që nga protestat, autoritetet e Pekinit dhe Hong Kongut hartuan një ligj për sigurinë kombëtare që u përdor më pas për të arrestuar shumë aktivistë, figura mediatike dhe mbështetës të demokracisë; u prezantua një kurrikulë më “patriotike” në shkolla; dhe ligjet e ndryshuara zgjedhore për të mbajtur jashtë legjislaturës së qytetit politikanët e opozitës që konsiderohen jo aq patriotë sa duhet.

Udhëtimi dy-ditor i Presidentit Xi në Hong Kong është i pari i tij jashtë Kinës që nga përhapja e pandemisë në janar 2020. Siguria në Hong Kong është rritur për mbërritjen e tij, me zona të caktuara sigurie dhe ndalim fluturimi. Mijëra të ftuarve iu kërkua të bënin teste ditore të koronavirusit dhe u urdhëruan të qëndronin në hotelet e karantinës përpara pjesëmarrjes së tyre në ngjarjet e së enjtes dhe të premtes. Xi gjithashtu drejtoi ceremoninë e betimit të liderit të ri të Hong Kongut, John Lee, një ish-zyrtar i sigurisë që mbikëqyri goditjen e disidencës në qytet që nga protestat pro-demokratike të vitit 2019-të. Lee u zotua të mbështesë mini-kushtetutën e qytetit, Ligjin Bazë, dhe premtoi besnikëri ndaj Hong Kongut. Ai u zotua gjithashtu se do të jetë përgjegjës mbi llogaridhënien ndaj qeverisë qendrore në Pekin./REL

xi jinping

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez