LIVE UPDATES
Bota

WSJ: Elon Musk Elon Musk përdor droga të paligjshme, miliardat e tij në rrezik

Sipas gazetës amerikane, Musk ka përdorur gjithashtu droga të paligjshme me Steve Jurvetson, ish-anëtar i bordit të drejtorëve të Tesla dhe anëtar aktual i bordit të Space.

8 Janar 2024, 22:40 Nga r.ll
WSJ: Elon Musk Elon Musk përdor droga të paligjshme, miliardat e tij
elon musk

SHBA- Vitet e fundit, drejtues dhe anëtarë të bordit të kompanive të Elon Musk apo edhe njerëz të tjerë pranë njeriut më të pasur në botë janë shqetësuar se përdorimi i tij i drogës mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për shëndetin e tij, por edhe për 6 kompanitë e tij dhe miliarda asete që ai mbikëqyr. Kështu shkruan gazeta amerikane “Wall Street Journal” (WSJ) duke raportuar edhe disa episode.

Ajo ka publikuar dëshmitë e disa personave që ishin dëshmitarë të përdorimit të drogës prej tij dhe disa të tjerëve që ishin në dijeni të faktit se Musk përdor shpesh LSD, kokainë, ketaminë, ekstazi dhe kërpudha psikodelike gjatë ahengjeve private në mbarë botën, ku pjesëmarrësit firmosin marrëveshje të moszbulimit ose heqin dorë nga telefonat e tyre celularë për të hyrë.

WSJ tregon gjithashtu disa episode specifike. Në vitin 2018, për shembull, Musk mori disa tableta LSD gjatë një feste të organizuar në Los Angeles. Në të njëjtin vit ai dyshohet se ka pirë marijuanë në publik në shfaqjen e Joe Rogan. Një vit më pas ai do të festonte me “kërpudha magjike” në një event në Meksikë. Në vitin 2021, ai thuhet se ka marrë ketaminë në mënyrë rekreative me vëllain e tij, Kimbal Musk në Miami gjatë një feste në shtëpi gjatë Art Basel.

Sipas gazetës amerikane, Musk ka përdorur gjithashtu droga të paligjshme me Steve Jurvetson, ish-anëtar i bordit të drejtorëve të Tesla dhe anëtar aktual i bordit të Space. WSJ raporton se ai ishte nën ndikimin e drogës edhe në vitin 2018 kur ai postoi në Twitter planet e tij për të privatizuar Tesla, duke nxitur hapjen e një hetimi të autoriteteve.

Njerëz të afërt me Musk, i cili tashmë është 52 vjeç, sigurojnë gazetën se përdorimi i drogës prej tij po vazhdon, veçanërisht konsumimi i ketaminës, të cilën pronari i Tesla pretendon se e merr kundër depresionit me një recetë mjekësore. Ndërsa avokati i tij Alex Spiro siguron se Musk “u nënshtrohet rregullisht testeve të drogës në SpaceX dhe nuk ka dështuar kurrë”.

Nëse do të provohej përdorimi i paligjshëm i drogës, përveç shkeljes së politikës së SpaceX dhe Tesla, ka të ngjarë që rasti të përfaqësonte gjithashtu një shkelje të politikave federale që mund të rrezikonte miliarda dollarët e SpaceX në kontratat qeveritare me NASA-n. Është e vetmja kompani amerikane e autorizuar për të transportuar astronautë në ISS ndërsa Pentagoni blen raketa dhe përdor rrjetet e tij satelitore.

Nuk duhet harruar se Musk, si CEO dhe themelues i SpaceX ka leje për të pasur informacione të klasifikuara në lidhje me sigurinë kombëtare. Musk është pjesë përbërëse e vlerës së kompanive të tij dhe rrezikon potencialisht rreth 1 trilion dollarë asete, dhjetëra mijëra vende pune dhe shumë të ardhura nga programi hapësinor i SHBA-së.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Musk. “Nëse drogat me të vërtetë do të ndihmonin në përmirësimin e produktivitetit tim neto me kalimin e kohës, unë patjetër do t’i merrja ato!”, – shkroi Musk në platformat sociale. Musk përsëriti se megjithatë ai udhëhoqi me sukses “Tesla-n për t’u bërë kompania më e vlefshme e automobilave në botë” dhe SpaceX “kompania më e vlefshme hapësinore”.

“Çfarëdo që të bëj, duhet të vazhdoj të bëj” – shkroi ai.

elon musk wall street journal

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim