LIVE UPDATES
Bota

Weber: Dialogu Kosovë-Serbi po i kthehet thelbit, por marrëveshja finale është larg

Weber ka thënë se nuk ka dyshim që “ka një përpjekje nga këto dy shtete lidere në BE (Franca dhe Gjermania), me mbështetje të SHBA-së”, për t'i dhënë një drejtim dialogut Kosovë-Serbi.

19 Tetor 2022, 20:00 Nga d.a.
Weber: Dialogu Kosovë-Serbi po i kthehet thelbit, por marrëveshja
Bodo Weber

Perëndimi po mundohet të kthejë fokusin e dialogut Kosovë-Serbi drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, por kjo marrëveshje nuk mund të pritet në një kohë të afërt.

Kështu ka vlerësuar Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin. Ai i ka bërë këto komente për Radion Evropa e Lirë më 19 tetor, ditën kur i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania besohet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis tyre, për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Weber e ka komentuar për REL-in edhe këtë temë:

“Asnjëri nga ne nuk e ka parë propozimin, apo çfarë përmban. Ka shumë dezinformata (lidhur me të)”.

Weber, megjithatë, ka thënë se nuk ka dyshim që “ka një përpjekje nga këto dy shtete lidere në BE (Franca dhe Gjermania), me mbështetje të SHBA-së”, për t'i dhënë një drejtim dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, këto përpjekje vijnë pasi, së fundmi, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë janë udhëhequr kryesisht nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, “dhe janë fokusuar kryesisht në çështje bilaterale”.

“Kjo, siç duket, po ndryshon pjesërisht, të paktën me këtë iniciativë franko-gjermane, që do të thotë se dialogu po kthehet në thelbin e tij”, ka thënë Weber.

Megjithatë, sipas tij, nuk mund të mendohet se Kosova dhe Serbia janë afër një marrëveshjeje finale.

“Unë mendoj se ajo që momentalisht po diskutohet, ka të bëjë me çështje madhore, por nuk duket se ka ndonjë propozim apo plan të shkruar, e lëre më marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk mendoj se këto bisedime janë as afër kësaj”, është shprehur Weber.

Ai ka vlerësuar se afrimi i një marrëveshjeje finale të shkruar do të sinjalizohej vetëm me një diskutim të nivelit shumë më të lartë, përkatësisht në mes të presidentit amerikan, Joe Biden, kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Kosova ka qenë dhe është palë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe se ka gatishmëri që të rrisë angazhimin, me qëllim të intensifikimit të procesit.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër.

Ata i kanë bërë këto deklarata pas takimeve që kanë zhvilluar ndaras në Prishtinë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

"Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që i japim, Republika e Kosovës ka treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për të arritur marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër", ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu më 19 tetor ka ftuar në takim liderët e partive opozitare. Takimi është paraparë të mbahet të premten në mesditë.

Escobar, në anën tjetër, ka thënë se SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës në këtë drejtim.

“Jam krenar që them që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm se si po kontribuon Kosova, në mënyrë pozitive, në agjendën e përbashkët për demokraci dhe liri", ka thën Escobar.

Më 22-23 tetor, Prishtina do të jetë nikoqire e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të njohur si Forumi WPS.

Ky forum organizohet nga Presidenca e Kosovës, në bashkëpunim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Sipas njoftimit, forumi pritet të mbledhë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Gjatës ditës së mërkurë, Escobar pritet të takohet edhe me pjesëtarë të opozitës.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti opozitare, ka thënë se takimi pritet të ndodhë, por nuk ka përmendur orën e saktë.

Në një konferencë për media, Tahiri e ka kritikuar Qeverinë për ekzistencën e, siç ka thënë ai, “territ informativ”, në lidhje me diskutimet që po mbahen për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Tahirit, AAK-ja ka dy kërkesa në lidhje me dialogun.

“Për AAK-në janë dy çështje: e para angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale për njohje reciproke... që njëherë e përgjithmonë e përmbyll dhe normalizon marrëdhëniet. E dyta, kemi kërkuar që çështja e dialogut të kalojë nën lidershipin amerikan, në mënyrë që të kemi një marrëveshje që e përmbyll çështjen, e nuk e hap çështjen”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

Më 20 tetor, Escobar, pritet të takohet me kryeministren dhe presidentin e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Escobarin, presidentja Osmani ka përmendur pakënaqësitë e Kosovës kundrejt palës serbe.

“Shfrytëzova rastin për të shprehur pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë edhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas saj, përveç refuzimit, Serbia vazhdon “t’i mbështesë ato financiarisht”.

Sipas autoriteteve në Kosovë, Millan Radoiçiq, është një prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës.

Ai aktualisht është në arrati.

Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, parti kryesore e serbëve në Kosovë.

Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se, së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Për herë të fundit, Escobar ka vizituar Kosovën më 24 gusht, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Atëbotë, Escobar pas takimeve me krerët shtetërorë – por edhe me liderët e partive opozitare – porositi që Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës, pak ditë para se të niste së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Po ashtu, ai pati thënë se pret propozime konkrete nga Prishtina dhe Beogradi për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kosova, më 1 shtator, ka hapur afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës.

Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS.

Një zgjidhje urgjente për targat ka kërkuar edhe Lajçak gjatë takimit që ka zhvilluar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 17 tetor.

Ai ka thënë se çështja e targave, dhe ajo e energjisë, kanë qenë lart në agjendën e bisedimeve. Për targat, normalizimin e raporteve dhe çështjen e energjisë, Lajçak ka biseduar javën e kaluar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi.

Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë./REL/

bodo weber dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj