LIVE UPDATES
Bota

VËZHGIMI i REL: Nën kontrollin e kujt janë xhamitë me “imamë të vetëshpallur”?

Bashkësia Islame e Vitisë, e cila funksionon nën BIK-un, thotë se dy xhamitë, njëra në fshatin Skifteraj dhe tjetra në Ramnishtë, janë jashtë kontrollit dhe menaxhimit të BIK-ut dhe se frekuentohen nga njerëz të dyshimtë.

25 Korrik 2023, 16:41 Nga k.m.
VËZHGIMI i REL: Nën kontrollin e kujt janë xhamitë me
Foto ilustruese

Policia e Kosovës thotë se kontrolli dhe menaxhimi i dy xhamive në komunën e Vitisë, që pretendohet se kontrollohen nga “imamë të vetëshpallur”, i takon Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës thotë se nuk ka pranuar asnjë ankesë apo denoncim, në lidhje me rastin e dy xhamive. Bashkësia Islame e Vitisë, e cila funksionon nën BIK-un, thotë se dy xhamitë, njëra në fshatin Skifteraj dhe tjetra në Ramnishtë, janë jashtë kontrollit dhe menaxhimit të BIK-ut dhe se frekuentohen nga njerëz të dyshimtë.

BIK-u, në anën tjetër, insiston se, prej vitesh, i ka njoftuar organet më të larta të sigurisë në vend lidhur problemet në xhamitë në Skifteraj dhe Ramnishtë. Rreth dy vjet e gjysmë më parë, Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë e ka shkarkuar Mubarek Misinin nga detyra e imamit në fshatin Skifteraj të Vitisë. Shkak për këtë, siç thotë kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, ka qenë mosplotësimi i kushteve dhe normave që dalin nga Kushtetuta e Bashkësisë Islame të Kosovës për pozitën e imamit të xhamisë. Sipas tij, Misini nuk ka shkollim adekuat për të qenë imam.

“Tri herë kemi shpallur konkurs. Nuk u lajmërua askush, për shkak të grupit, i cili e menaxhon xhaminë aty dhe që në kuptimin e fesë islame, është një grup ekstremist, që nuk u nënshtrohet procedurave dhe rregullave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, e, njëherësh, edhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se xhamia tjetër, në Ramnishtë, është ndërtuar pa lejen e Bashkësisë Islame të Kosovës. Nga viti i kaluar, thotë ai, ajo xhami menaxhohet nga një grup individësh, edhe pse Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë është përpjekur ta fusë nën ombrellën e tij.

“E kemi hapur konkursin për ta menaxhuar ne. Por, asnjëherë nuk na është dhënë mundësia që të shkojë ndonjë imam [i emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës], për shkak të këtyre grupeve, që po i quaj ekstremistë”, thekson Hoxha.

Xhamia në Ramnishtë drejtohet nga Ilir Emini. Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Hoxha, e quan “imam të vetëshpallur” si Misinin, ashtu dhe Eminin. Megjithatë, ai nuk specifikon ndonjë fakt për veprimtari të ekstremizmit fetar në këto xhami, por thotë se dyshimet e tij i ka përcjellë tek organet e rendit. Radio Evropa e Lirë vizitoi xhamitë në Ramnishtë dhe në Skifteraj. Xhamia në Ramnishtë ishte e mbyllur, ndërsa drejtuesi i saj, Ilir Emini, nuk ishte i qasshëm. Drejtuesi i xhamisë në Skifteraj, Mubarek Misini, nuk deshi të prononcohej për Radion Evropa e Lirë, lidhur me shqetësimet që shpreh Hoxha.

Xhafer Rexhepi, banor i fshatit Skifteraj dhe anëtar i Këshillit të xhamisë në këtë fshat, thotë se Mubarek Misini është imam në xhaminë e fshatit tash e 20 vjet. Vendimin e Bashkësisë Islame të Vitisë, të vitit 2021, që Misini të mos e ushtrojë detyrën e imamit, ai e sheh si kontrovers dhe të pakoordinuar me këshillin e xhamisë dhe xhematin e saj, apo komunitetin që e frekuenton atë. Sipas tij, kundër Misinit është vetëm kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë dhe jo Bashkësia Islame e Kosovës, me zyrtarët e së cilës, sipas Rexhepit, ka biseduar Këshilli i xhamisë në Skifteraj.

“Ata nuk janë kundër Mubarekut. Kundër Mubarekut është Husamedin Hoxha me njerëzit që i ka prapa. Se kush janë ata, nuk e dimë. Ne, si xhemat, kemi marrë vendim unanim - duke u bazuar në atë se e kemi konsideruar këtë vendim [për largimin e Misinit nga detyra e imamit] si personal, privat dhe kontrovers - që të vazhdojmë me Mubarek Misinin. Do të thotë, janë 180 shtëpi [të fshatit],”- thotë Rexhepi.

Ai i hedh poshtë pretendimet e Hoxhës se në xhaminë në Skifteraj shihen “persona të dyshimtë dhe ekstremistë”.

“Pse ekstremistë? Çfarë ekstremistësh? Ku ka dhe ku po shihni ju ekstremizëm këtu? Deklarata ime ka rëndësi. Pra, nëse unë them që në xhaminë e fshatit Skifteraj nuk ka ekstremizëm, nuk e frekuentojnë njerëz nga jashtë fshatit, deklarata e çdo kujt bie në ujë, sepse unë jam këtu në çdo kohë, bashkë me të tjerët”, thotë Rexhepi.

Ai shton se Këshilli i xhamisë në Skifteraj është i gatshëm që kjo xhami të funksionojë nën ombrellën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, por me kushtin që Mubarek Misini të jetë imam i kësaj xhamie.

“Ne qëndrojmë prapa vendimeve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë”, thonë nga Bashkësia Islame e Kosovës përmes një deklarate me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

Sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu, thekson se nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Vitisë është informuar me kohë, lidhur me problemet dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me xhamitë në Skifteraj dhe Ramnishtë.

“Të njëjtat [shqetësime] i ka adresuar kryetari [i KBI-së së Vitisë, Husamedin] Hoxha edhe pranë organeve komunale dhe atyre të sigurisë. Ne i kemi njoftuar edhe organet e larta të sigurisë në nivel qendror, prej vitesh”, thotë Sadriu.

Në deklaratën dhënë REL-it, Policia e Kosovës thotë se “kontrolli dhe menaxhimi i xhamive në komunën e Vitisë i takojnë ekskluzivisht Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, andaj këto dy institucione duhet të gjejnë zgjidhje” për problemet në xhamitë e tyre. Policia shton se “të gjitha informacionet që merr nga terreni, do t’i dërgojë në njësitet përkatëse, për të vërtetuar se a ka ndonjë veprimtari të kundërligjshme”. Zyrtarët e Komunës së Vitisë thonë se në mbledhjen e Këshillit Komunal për Sigurinë në Bashkësi, më 20 korrik, Husamedin Hoxha, si anëtar i këtij këshilli, ka ngritur shqetësimin lidhur me dy xhamitë.

Hasan Alia, nënkryetar i Komunës së Vitisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata e krijuar për xhamitë në Skifteraj dhe Ramnishtë, është e paqartë. Ai shpreh dyshimin se Këshilli i Bashkësisë Islame të Vitisë nuk e ka identifikuar mirë problemin, bashkë me banorët lokalë të këtyre fshatrave.

“Duhet ta identifikojnë se çka janë duke dashur. A janë duke dashur imponim të imamit, të hoxhës apo cili është problemi aty? Kur e identifikojmë këtë, besoj se do ta ketë më lehtë edhe Bashkësia Islame, por do ta kenë më lehtë edhe organet e sigurisë”, thotë Alia.

Ai shpreh mendimin se zyrtarët e KBI-së së Vitisë është dashur të bisedojnë me banorët lokalë dhe me xhematin e këtyre dy xhamive, në mënyrë që çështja e imamëve dhe menaxhimi i xhamive të zgjidhen përmes dialogut dhe brenda rregulloreve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Konsiderimi i xhamive nga ana e KBI-së në Viti si ilegale, sipas nënkryetarit Alia, e rrit problemin.

“Në rast se ti, si kryetar i Bashkësisë Islame, thua se kam dy xhami, të cilat punojnë në mënyrë ilegale... Unë edhe dje [të enjten, më 20 korrik] i kam thënë [Husamedin Hoxhës] se detyrë e jotja ka qenë të shkosh dhe ta ndalosh ilegalitetin. Është dashur të shkojë dhe t’i mbyllë ato dy xhami dhe një vendim të tillë t’ia dërgojë policisë”, thotë Alia.

Por, sipas Husamedin Hoxhës, tentimi eventual i KBI-së për mbylljen e xhamive ose tentimi për të emëruar aty imamë, sipas rregulloreve të BIK-ut, vetëm se mund të krijojë probleme më të mëdha me përkrahësit e, siç i quan ai, “imamëve të vetëshpallur”.

Në rastin konkret, thotë ai, xhamitë janë prona që i janë uzurpuar Bashkësisë Islame.

“Askush nuk po e kupton, as prej komunës, se si zgjidhet ky problem. Bashkësia Islame nuk ka forcë, nuk ka pushtet në dorë”, thotë Hoxha.

Sociologu i religjionit në Kosovë, Ismail Hasani, vlerëson se veprimtaria e xhamive në përgjithësi në vend është legale, në rast se ato veprojnë brenda sistemit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë kontekst, sipas tij, xhamitë në Ramnishtë dhe Skifteraj, drejtuesit e të cilave kontestohen nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Vitisë, funksionin e tyre të predikimit dhe komunikimit me besimtarët do të duhej ta zhvillonin brenda rregullativave ligjore të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Në rastin konkret, nëse ka edhe elemente të tjera të dyshimta për veprimtari që nuk janë të ligjshme, atëherë me këto probleme do të duhej të merreshin edhe organet tjera të zbatimit të ligjit. Kjo, sepse Bashkësia Islame e Kosovës ka kohë që e ka humbur kredibilitetin në disa raste, që të veprojë me forcën e argumenteve, në pastrimin ose në rregullimin e brendshëm të institucioneve fetare, në rastin konkret të xhamive,”- vlerëson Hasani.

Ai thekson se në xhamitë, të cilat nuk janë nën menaxhimin ose kontrollin e BIK-ut, krijohet mundësia potenciale e shpërfaqjes së ekstremizmit fetar islamik, madje “në trajtën më radikale”. Hasani thekson se tendenca duhet të shkojë kah parandalimi i përshkallëzimit të situatës ndërmjet BIK-ut dhe komunitetit që frekuenton dy xhamitë e kontestuara dhe këmbëngul në caktimin e imamëve sipas dëshirës së tyre. Në rastin konkret, siç thotë ai, duhet të shfrytëzohen të gjitha masat e mundshme ligjore që të evitohen situatat e padëshirueshme. Në rast se nuk evitohen, atëherë, sipas tij, organet për zbatimin e ligjit duhet të veprojnë./REL

xhamite ne kosove

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!