LIVE UPDATES
Bota

Kuvendi maqedonas nisi debatin për ndryshimet kushtetuese

Marrëveshja me Bullgarinë, që pati për bazë “propozimin francez” i mundësoi Maqedonisë së Veriut që më 19 korrik të vitit 2022 të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE). 

25 Korrik 2023, 16:19 Nga k.m.
Kuvendi maqedonas nisi debatin për ndryshimet kushtetuese
Foto ilustruese

Komisioni për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të martën ka miratuar propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Më pas ato duhet të miratohen edhe në seancën plenare, e caktuar që të mbahet më 18 gusht. Ndryshimet e propozuara nga Qeveria kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës, si popull shtetformues. Kjo parashihet me atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë, lidhur me identitetin, gjuhën dhe aspektet historike.

Marrëveshja me Bullgarinë, që pati për bazë “propozimin francez” i mundësoi Maqedonisë së Veriut që më 19 korrik të vitit 2022 të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE). Por, këto bisedime nuk do të mund të vazhdojnë për kapitujt nëse Shkupi zyrtar nuk përmbush kushtin kryesor të marrëveshjes, përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Nëse këtë nuk e bën, atëherë Sofja mund të përsërisë veton e vitit 2020 kur bllokoi datën e bisedimeve për Shkupin.

Propozimi i Qeverisë, përveç pakicën bullgare, në preambulën e kushtetutës do të përfshijë edhe pakicat kroate, malazeze, sllovene, hebreje dhe egjiptiane. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovçevski, në fjalimin para deputetëve, tha se me këto ndryshime Maqedonia e Veriut edhe më shumë do të forcojë karakterin e saj multientik dhe se ndryshimet nuk do të rrezikojnë “identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

Kreu i Qeverisë tha se ndryshimet janë vendimtare për të ardhmen evropiane të vendit dhe të qytetarëve të tij.

“Ne nuk duhet ta lëshojmë këtë mundësi për të ardhmen tonë evropiane. Ne duhet të bëjnë gjithçka që vendin ta anëtarësojmë në BE, që të mund të sjellim kualitetin evropian në shtëpitë tona. Ndryshimet kushtetuese nuk janë të dëmshme siç pretendon opozita. Gjuha maqedonase është e garantuar dhe këtë e kanë thënë qartazi zyrtarët më të lartë të BE-së”,-deklaroi Kovaçevski.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen me dy të tretat, apo me 80 vota të deputetëve. Shumica parlamentare aktualisht ka 64 deputetë, që nënkupton se për miratimin e tyre nevojiten edhe 16 vota të partive opozitare. VMRO DPMNE-ja tha se asnjë nga deputetët e saj nuk do të votojë për ndryshimin e Kushtetutës nën “diktatin bullgar”.

Nga kjo parti konsiderojnë se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk do t’u jepte fund “kushtëzimeve bullgare”, andaj edhe ka kërkuar që ndryshimet kushtetuese të miratohen vetëm pas përfundimit të bisedimeve me BE-në, apo para se të zyrtarizohet anëtarësimi në union. Por, kjo kërkesë e saj është kundërshtuar edhe nga zyrtarë të BE-së, pasi bie ndesh me “kornizën negocuese” për anëtarësim.

“Ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë. Ndryshimet kushtetuese që ju propozoni janë të dëmshme për kombin dhe shtetin maqedonas. Ky debat që po zhvilloni do të dështojë. Ne ju propozojmë që fare të mos debatoni por që tani t’i vendosni për votim ndryshimet dhe të shihni nëse ato do të kalojnë”, tha Nikolla Miveski, kryetar i Grupit Parlamentar të VRMO DPMNE-së.

Kundër ndryshimeve doli edhe partia tjetër opozitare maqedonase “E Majta”, e cila madje kërkoi që për çështjet që kanë të bëjnë me maqedonasit të negociojnë vetëm maqedonasit, duke kërkuar me këtë rast largimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Ministri i Punëve të Jashtme në këto momente historike nuk guxon të jetë shqiptar pasi po bisedohet për etnitetin dhe identitetin maqedonas. Për të nuk kanë aspak rëndësi këto çështje. Ai ëndërron për shtet tjetër, jo për shtetin tonë”, tha kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

Partitë shqiptare, ndërkohë, kërkuan që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe ndryshimin e përkufizimit të gjuhës shqipe, e cila njihet si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullsisë. Aleanca për Shqiptarët që është pjesë e Qeverisë, Lëvizja Besa dhe Alternativa që janë në opozitë, thanë se Qeveria duhet ta shfrytëzojë këtë moment dhe të “përmirësojë padrejtësinë që i bëhet gjuhës shqipe”, e cila është e përkufizuar me “terminologji fyese”.

“Unë, si shqiptar i Maqedonisë së Veriut nuk do të kërkoja asgjë më shumë nga bashkëqytetarët e mi maqedonas përpos asaj që unë po e bëj në mbrojtje dhe konsolidim të identitetit dhe gjuhës maqedonase, po të njëjtën ata ta bëjnë për gjuhën shqipe”, theksoi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Afrim Gashi nga partia Alternativa tha se integrimi në BE do të kishte kuptim vetëm nëse në këtë union të gjitha entitetet hyjnë të barabartë duke respektuar gjuhën dhe veçoritë e njëri-tjetrit.

“Kujt nga ju i pengon togfjalëshi ‘gjuha shqipe’? A ka dikush që e urren gjuhën shqipe? E pse atëherë nuk e keni përfshirë edhe atë në këtë propozim-ndryshim? A është gjuha shqipe më pak e rëndësishme se integrimi?,”- u shpreh deputeti Afrim Gashi. Ndërkohë, thirrje për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ka pasur në vazhdimësi nga përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së. Ata kanë thënë se ndryshime janë domosdoshmëri pasi garantojnë të ardhme evropiane jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe forcojnë paqen dhe stabilitetin në rajon./REL

kushtetuta ne rmv

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!