Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Bota
Rrëzimi i helikopterit me dy pilotë në Karystos, 'jehonë' në mediat ndërkombëtare: Greqia po jeton një ferr
Mediat po fokusohen edhe tek vala e tretë e të nxehtit që po pushton Greqinë dhe që po i çon temperaturat mbi 40 gradë ndërsa evakuimet vazhdojnë. ëashington Post nga ana e saj shkruan se avioni i Forcave Ajrore Greke është rrëzuar, ndërsa operacionet e evakuimit po përparojnë në të gjithë Greqinë.
25 Korrik 2023, 16:28Nga a.l
Rrëzohet helikopteri në Karystos
GREQI- Incidenti tronditës i regjistruar mesditën e sotme në Greqi, me rënien e helikopterit Canadair, tip CL-215, me dy pilotë brenda, në zonën e Platanistos Karystos është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
"Një avion zjarrfikës u rrëzua në Greqinë jugore, ndërkohë që autoritetet po luftojnë për të kontrolluar frontet e zjarrit në vend në mes të vapës së fortë ", raporton agjencia e lajmeve Associated Press , e cila thekson se një shpërthim ka ndodhur menjëherë pas rrëzimit.
Associated Press
Mediat po fokusohen edhe tek vala e tretë e të nxehtit që po pushton Greqinë dhe që po i çon temperaturat mbi 40 gradë ndërsa evakuimet vazhdojnë. ëashington Post nga ana e saj shkruan se avioni i Forcave Ajrore Greke është rrëzuar, ndërsa operacionet e evakuimit po përparojnë në të gjithë Greqinë.
“Aeroplani që luftonte flakët u rrëzua në Evia jugore. Dy persona ishin ekuipazhi i Canadair”, nënvizon BBC.
Ngjarja e frikshme raportohet edhe nga rrjeti britanik Skyneës, i cili shkruan se avioni ka rënë në një luginë në Karystos, ndërkohë që puna e fikjes së zjarrfikësve po vazhdon.
Sky Neës
Gjatë shuarjes së zjarrit në pyll në zonën e Karystos në Evia, një avion zjarrfikës është rrëzuar, shkruan gazeta Bild në faqen e saj .
Gazeta Bild
Duhet të theksohet se sipas raportit, në bordin e avionit ndodheshin dy pilotë. Rënia e Canadair ka ndodhur në malet e Karystos, ku një zjarr ka ndezur që nga e diela.
Ngjarja e veçantë përmendet edhe nga shtypi turk. “Greqia po kalon ferr: Një avion zjarrfikës u rrëzua ”, shkruan Hurriyet.
media truke Hurriyet
Rrjeti turk vë në dukje gjithashtu se Greqia po lufton me zjarret në pyje, të cilat u shkaktuan nga një valë e fortë të nxehti dhe u përhapën nga erërat e forta.