Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti serb foli edhe për shpalljen e ditës së sotme "Ditë Zie", pas vdekjes së 4 terroristëve që ishin pjesë e grupit që sulmuan policinë e Kosovës.
SERBI- Presidenti i Serbisë , Aleksandar Vuçiç ka folur mbrëmjen ne sotme lidhur me ngjarjet e fundit në Zveçan, ku mbeti i vdekur një efektiv i policisë së Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën Vuçiç tha se Milan Radoiçiq ndodhet në Serbi dhe se do t'i përgjigjet ftesës së organeve kompetente, shkruajnë mediat serbe.
“Milan Radoiçiç nuk u fsheh kurrë, nuk kishte turp për rolin e tij. Ai patjetër do t'i përgjigjet ftesës së organeve kompetente. Gjendet në territorin e Serbisë. Ai nuk u plagos”, tha Vuçiq.
Kur u pyet për qëllimin e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës, Vuçiq tha: Si mund ta di këtë, por jam i sigurt se ata shkuan të ruanin shtëpitë e tyre dhe u përgatitën për sulme në të ardhmen.
Vuçiq tha se se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “nuk janë terroristë”. “Për mua si president i Serbisë ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikojë vrasjen e një polici... nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë autoritetet shtetërore do të ndërmarrin hapa”, tha ai.
Presidenti serb foli edhe për shpalljen e ditës së sotme "Ditë Zie", pas vdekjes së 4 terroristëve që ishin pjesë e grupit që sulmuan policinë e Kosovës.
“Serbia e kremton Ditën e Zisë për shkak të ngjarjeve tragjike dhe kështu u tha, për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë, Serbia po shënon Ditën e Zisë për tre serbët dhe policin e vrarë, mendoj se është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm”, u shpreh ai.
ÇFARË NDODHI MË 24 SHTATOR NË ZVEÇAN TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
Foto ilustruese INDI- Një stërgjyshe indiane në moshën 92-vjeçare ka mësuar të lexojë dhe të shkruaj&eu...
Leo Docherty KOSOVË- Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj Policisë s...
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufc...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatis...
Izrael IZRAEL- Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në veri të Izraelit, ku 5 persona kanë mbetur t&e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me tensionet dhe ngjarjet e ditëve të fundit në veri t&e...
Barbie RUSI- Pavarësisht bojkotit të Hollivudit ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, rusët ende m...
Iran IRAN- Irani pretendoi të mërkurën se kishte lëshuar me sukses në hapësirë një satelit që fotografon pamje...
frank rubio SHBA-Një astronaut i NASA-s dhe dy kozmonautë rusë u kthyen në Tokë pas qëndrimit në hapësirë p&...
Foto nga Banjska KOSOVË- Situata mbrëmjen e sotme në fshatin Banjskë të Zveçanit ku ndodhi sulmi i armatosur i serbëve...