LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç për situatën në Kosovë: Skenari më i vështirë u shmang, do përballen me Serbi tjetër

Duke iu referuar vendimit të Prishtinës për të penguar hyrjen në Kosovë me dokumente serbe, Vuçiç ka thënë se Kurti e ka gjetur justifikimin ligjor për një hap të tillë në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2011.

2 Gusht 2022, 22:20 Nga I.A
Vuçiç për situatën në Kosovë: Skenari më
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se në Kosovë  është evituar një nga skenarët më të vështirë, duke shtuar se situata është ende e rëndë. Danas shkruan se ai fajësoi qeverinë e Albin Kurtit për përshkallëzimin e situatës, duke thënë se me lëvizjet e tyre të njëanshme po e sjellin rajonin në prag të konfliktit.

Duke iu referuar vendimit të Prishtinës për të penguar hyrjen në Kosovë me dokumente serbe, Vuçiç ka thënë se Kurti e ka gjetur justifikimin ligjor për një hap të tillë në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2011. Kjo marrëveshje, tha Vuçiç, në emër të Serbisë është nënshkruar nga Borko Stefanoviç, shefi i ekipit negociator në atë kohë, duke gjykuar se ishte një dokument shumë i pafavorshëm për ne.

"Nuk mund të lejojmë që personat nga Kosova të hyjnë në Serbi me dokumente të Kosovës, sepse në këtë mënyrë do ta njihnim pavarësinë e Kosovës. Dhe tani kanë interpretuar se mund të vendosin masa reciproke dhe se kanë të drejtë t'i pengojnë serbët të hyjnë në Kosovë me dokumente serbe," tha Vuçiç.

 Duke folur për vendimin e Prishtinës për të pamundësuar përdorimin e targave të lëshuara në Serbi, Vuçiç ka thënë shkurt se “ata nuk kanë aspak të drejtë”.

"Kam frikë se do të kemi shumë ditë të vështira. Skenari më i keq mezi u shmang. Nuk e di se çfarë mund të diskutojmë tjetër," tha Vuçiç, duke shtuar se do të shkojë në Bruksel për bisedime me delegacionin e Kosovës, por se nuk pret asgjë nga ato bisedime.

Duke iu referuar arrestimit të një shoferi të nacionalitetit serb në afërsi të Zveçanit, i cili po transportonte barna për farmacinë e spitalit, Vuçiç tha se ai ishte rrëmbyer nga një njësi policore e Kosovës, e komanduar drejtpërdrejt nga Kurti. Siç ka thënë ai, gjatë arrestimit janë shkelur të gjitha protokollet, pasi nuk është paralajmëruar aksioni policor dhe as të njoftuar kryetarët e komunave në veri. 

"Kanë kapur një serb, as fajtor e as fajtor, i cili transportonte barna. Do të thonë se është fajtor se ka qenë në demonstratë pranë barrikadave, sikur nuk e di se çfarë. Epo, të gjithë serbët janë në barrikada se po luftojnë, sepse nuk mendojnë se Kosova është shtet i pavarur. Por Kurti do të thotë para Quintit se është luftë kundër mafies, sepse të gjithë serbët që nuk mendojnë se Kosova është e pavarur janë mafioz dhe kriminelë," tha Vuçiç.

Vuçiç tha se kushdo që mendon se mund të ruhet paqja me Kurtin e ka gabim, duke theksuar se situatat e incidenteve janë shtuar në mënyrë drastike që kur ai u bë kryeministër.

"Nuk mendoj se konflikti i përshtatet Perëndimit, nuk mendoj se u shkon për shtat amerikanëve, por kur bëhet fjalë për stand-up, ata gjithmonë do t'i mbështesin, është fëmija i tyre. Ju do ta mbështesni fëmijën tuaj edhe nëse faji është i barabartë ose më i madh se ai i fëmijës suaj. Kanë 25 vjet që e tundin këtë foshnjë”, tha Vuçiç, duke theksuar se bëri gjithçka për të ruajtur paqen.

Presidenti i Republikës tha se edhe pse nuk kanë bërë asgjë, fajin e kanë sërish ata.

Unë nuk jam Millosheviq apo Tadiq, nuk jam mësuar të humbas, nuk kam kërcënuar askënd, por nëse përpiqesh të bësh diçka, do të përballesh me një Serbi tjetër”, tha Vuçiç.

Ai bëri të ditur se nesër pasdite do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ditët e mëparshme, tha ai, kishte shkëmbyer mesazhe me një numër liderësh botërorë, duke përmendur presidentin francez Emmanuel Macron si një prej tyre.

aleksandar vuçiç albin kurtit

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më