Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Menjëherë jashtë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një konferencë për mediat, ku edhe dha detaje lidhur me diskutimet.
BRUKSEL- Ka përfunduar takimi trepalësh i Presidentit të Serbisë me Komisionerin Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell dhe të dërguarin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Menjëherë jashtë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një konferencë për mediat, ku edhe dha detaje lidhur me diskutimet.
"Kemi pasur një takim të vështirë. Më 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut, deri atëherë të diskutojmë detajet e zbatimit me Lajçakun. Pres që do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Asociacionin e Komunave serbe, por zoti Kurti nuk ishte gati ta pranonte. Po arrijmë një lloj kompromisi, por kam frikë se mbesim të mbërthyer në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë. Sido që të jetë, është mirë që kemi biseduar dhe besoj se do të mund të kapërcejmë lëvizjet e njëanshme dhe do të punojmë në atë që e quajtëm zbatim të marrëveshjeve të mëparshme,"- tha Vuçiç.
Vuçiç thotë se për dallim nga historitë mediatike, nuk kishte asgjë të veçantë në bisedime.
"Kurti erdhi me idenë për të nënshkruar diçka, por as që u diskutua. Pres të shoh planin e zbatimit, i cili ka të bëjë me detyrimet e arritura më parë. E kam dëgjuar me vëmendje Kurtin dhe pse asociacioni është i papranueshëm për të, por është diçka që duhet përmbushur. E pashë që ka një fushatë kundër asociacionit dhe nesër do të flas me detaje. Asgjë nuk mund të bëhet në një ditë. Është një proces seriozisht i gjatë dhe kjo është arsyeja pse unë do të anuloj disa nga angazhimet e mia ditore politike për të cilat kisha punuar."
Presidenti Vuçiç theksoi se dokumentet dhe plani franko-gjerman nuk ishte diskutuar, por shtoi se do të ndodhë kur të arrihet marrëveshja për asociacionin. I pyetur nëse Serbia është e gatshme ta pranojë pavarësinë e Kosovës, Vuçiç thotë se Serbia është anëtare e OKB-së, por Kosova jo.
“Ne gjithmonë kemi mbështetur Kartën e OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiç. Presidenti thekson se Kurti ka dhënë një shpjegim dhe se është i gatshëm të flasë për të drejtat e pakicave, por jo veçanërisht të serbëve: E dëgjova me vëmendje, por nuk e kuptova mirë. Faleminderit, rroftë Serbia!
Alban Hyseni, KOSOVË-Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti i LVV-së Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu ja...
BRUKSEL- Ka përfunduar takimi mes Kurtit me Vuçiçit në Bruksel. Bëhet e ditur se nuk është arritur ndonjë mar...
Janet Yellen UKRAINË- Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen bëri një udhëtim të befasishëm në Ukrainë për t...
Aleksandër Vuçiç, Albin Kurti dhe Josep Borrell në Bruksel BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit E...
Aleksandër Vuçiç, Josep Borrell BRUKSEL- Ka vijuar prej më shumë se një ore, takimi tre-palësh në Bruksel mes k...
Pamje nga takimi BRUKSEL- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet ende në takim me kryeministrin e Kosovës, por sërish ...
Wladimir Klitschko KIEV- Nga ringu, ku fitoi medaljen e artë olimpike dhe një titull botëror në peshën e rëndë, Wladimir...
Andrew dhe Tristan Tate RUMANI- Andrew Tate do të detyrohet të qëndrojë në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera pas...
Elon Musk SHBA-Shkarkimet në 'Twitter' nuk kanë të ndalur. Elon Musk ka njoftuar 200 punonjës se janë pushuar nga puna, pavarë...
Igor Simiq SERBI- Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se serbët në Kosovë po i ndjekin me vëmendj...