LIVE UPDATES
Bota

Vuçiç bën thirrje për qetësi, frikësohet nga reagimi i serbëve në Kosovë: Të ruajmë paqen

Gjatë një konference për media në Beograd më 31 korrik, Vuçiq tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt.

31 Korrik 2022, 14:54 Nga I.A
Vuçiç bën thirrje për qetësi, frikësohet nga
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për paqe. Gjatë një konference për media në Beograd më 31 korrik, Vuçiq tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt.

"Por, unë kërkoj edhe nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të marrin parasysh ligjin ndërkombëtar dhe situatën në terren… Ne po bëjmë lutje për paqe dhe kërkojmë paqen”, tha Vuçiç.

Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”.

“Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, u shpreh Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me targat dhe dokumentet serbe. Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ky dokument, të cilin Serbia po ashtu ua jep shtetasve të Kosovës me të hyrë në territorin e saj, ka vlefshmëri prej 90 ditësh. Ndërkaq, nga 1 gushti po ashtu të gjithë qytetarët që kanë makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund t’i riregjistrojë ato me targat RKS (Republika e Kosovës).

Afati për riregjistrim do të zgjasë deri në fund të shtatorit. Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për lëvizjen e lirë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Vuçiç sërish përsëriti qëndrimin se autoritetet në Serbi mendojnë se neni 3 i kësaj marrëveshjeje, të cilës siç tha i referohen autoritetet në Kosovë për vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, nuk është i zbatueshëm për serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

Sipas këtij neni, "secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen me dokumente ku shkruhet ‘hyrje-dalje’ për banorët e palës tjetër që dëshirojnë të udhëtojnë transit në një vend të tretë".

"Këtu thuhet për banorët e vendit tjetër, të cilët udhëtojnë transit në një vend të tretë. Kjo do të thotë se kjo nuk mund të vlejë për serbët që jetojnë në Kosovë. Sepse kështu do t’i binte të përfshihej parimi etnik”, tha Vuçiç.

Në konferencën për media, Vuçiq po ashtu tha se më 30 korrik ka zhvilluar një bisedë me disa nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

“Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona dhe kërkesa ime edhe sot është që të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha ai.

Presidenti serb u pyet se cila është këshilla e tij për serbët në Kosovë, pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se i frikësohet reagimit të serbëve, por nuk elaboroi se për çfarë reagimi po fliste.

"Këshilla ime është që të gjithë të jenë të qetë. Çfarëdo që ata [autoritetet në Kosovë] të bëjnë, le të ruajmë qetësinë tonë. Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të fillojnë të qëllojnë mbi turmën. Dhe të na japin kohë", tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët, Vuçiq po ashtu tha se mendon se një konflikt në Ballkanin Perëndimor nuk i përshtatet Perëndimit.

“Situata për popullin tonë në Kosovë është shumë e komplikuar. E di që pas shumë dekadash, shumë njerëz as që duan të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi dhe populli ynë. Ne kurrë nuk kemi pasur një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa sot”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu deklaroi se autoritetet serbe po kërkojnë që të vazhdohet vlefshmëria për targat KS, të cilat, sipas tij, kanë status neutral. Këto targa nuk lëshohen nga Kosova që nga shtatori i vitit 2020. Ndërkaq, në Kosovë, më 31 korrik u mbajt Këshilli i Sigurisë. Pas mbledhjes u tha se institucionet janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë. Ekzekutivi kosovar po ashtu tha se është përgatitur që të nisë zbatimin e dy vendimeve të marra më 29 qershor.

Marrë nga REL

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!