Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ajo ka vlerësuar punën e policisë dhe tha se ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar.
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me dy arrestimet për vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Murseli.
Haxhiu konfirmon se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridonës është bashkëshorti i të ndjerës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë se ranë pre e një grabitjeje.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka vlerësuar punën e policisë dhe tha se ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar.
“Vlerësoj lart angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpijnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, shkruan më tej ministrja.
Si ndodhi ngjarja?
Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.
Granit Plava KOSOVË- Granit Plava është autori që ekzekutoi me armë Liridona Murselin dy netë më parë në ...
sandra o'connor SHBA- Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, Sandra O'Connor, e cila la gjurmë si gruaja e parë që...
Naim Murseli KOSOVË- Granit Plava, bashkëfshatar i Naim Murselit është personi që ka marrë përsipër ekzekutimin e L...
foto nga vendngjarja SIBERI- Një tjetër tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekurudhës ruse në rajonin siberian...
foto ilustruese IZRAEL- Një këngëtare izraelite ka publikuar një video muzikore duke theksuar atë që ajo e përshkruan si...
Naim dhe Liridona Murseli KOSOVË- Personi që u vu në pranga ditën e sotme bashkë me bashkëshortin e Liridona Murselit, ka pr...
pedro sanchez MADRID- Në mes të një mosmarrëveshjeje diplomatike në rritje mes Spanjës dhe Izraelit, kryeministri spanjoll, P...
Tank SHBA- Udhëheqësit izraelitë morën planin e betejës së Hamasit për sulmin e 7 tetorit më shumë se një...
Gazetarja e REL RUSI-Një gjykatë në qytetin rus, Kazan, ia ka zgjatur për dy muaj paraburgimin Alsu Kurmashevës, gazetares vetera...
foto nga ceromonia e varrimit KOSOVË- Një incident është shënuar sot gjatë ceremonisë së varrimit së...