Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti ka shkruar se hapi i parë ishte mbledhja e ambasadorëve në KiE më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje, ndërsa hapi i tretë do të jetë më 18 prill.
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar dhe në Faceboook pasi Kosova e kaloi me sukses votimin në hapin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti ka shkruar se hapi i parë ishte mbledhja e ambasadorëve në KiE më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje, ndërsa hapi i tretë do të jetë më 18 prill. Ai ka shtuar se hapi i fundit është në maj në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Ai ka falënderuar ministren Gërvalla, zv/ministrin Ahmeti, grupin e deputetëve të kryesuar nga Saranda Bogujevci dhe ambasadorin Lulzim Hiseni. Kurti ka thënë se kjo është një e arritur e madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës dhe mundësi e re për qytetarët pa dallim.
"Dy vjet e gjysmë punë e pareshtur sistematike, institucionale dhe politike. Dhjetëra zyrtarë shteti aktivë përditë gjithandej. Hapi i parë i suksesit publik ishte mbledhja e ambasadorëve në Këshillin e Evropës më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike, hapi i tretë do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.
Falënderoj të gjithë ata të cilët u angazhuan e kontribuan që në këtë pranverë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës, e në veçanti falënderoj Zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrin, Kreshnik Ahmeti, grupin e deputetëve të kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, dhe ambasadorin tonë në Strasbourg, Lulzim Hiseni.
E arritur e madhe për popullin dhe shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës pa dallim. Vlerat themeltare të Këshillit të Evropës, pra demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, i vijnë e i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë të mirë e progresiste", shkruan Kurti në postimin e tij.
Xhakarta INDONEZI- Parlamenti i Indonezisë caktoi status të veçantë për Xhakartën, duke e mbajtur metropolin si epiqendr&eu...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euros si e vetmja valut&e...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba UKRAINA- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se kishte mbërritur në Nju Delhi sot ...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci...
Aleksandër Vulin dhe Milorad Dodik SERBIA- Themeluesi i Lëvizjes Socialiste, i sanskionuari nga Amerika, ish-shefi i BIA-s serbe dhe pro-rusi Ale...
Horizonti me zonën bankare shihet gjatë perëndimit të diellit në Frankfurt, Gjermani, 27 shkurt 2024. BERLIN– Numri i njer&e...
Mbreti Charles ANGLI- Ditën e sotme për katolikët është e enjta e Madhe dhe Mbreti Charles III pritet që...
Albin Kurti KOSOVA- Kosova sot kujton demonstratat popullore të vitit 1989. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri i ...
Pavel Durov MOSKË– Kremlini i tha pronarit të Telegram, Pavel Durov, të ishte më i vëmendshëm pasi aplikacioni i mesazh...
Foto ilustruese UKRAINA- Ushtria ukrainase deklaroi sot se forcat e tyre rrëzuan 26 nga 28 drone sulmuese të lëshuara gjatë nat&eu...