LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen viziton Kievin: Do dsiktutojmë për thellimin e bashkëpunimit! Ukraina tani është kandidate për në BE

Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Shumica e vendeve të BE-së kanë mbështetur Ukrainën prej nisjes së luftës, si dhe e kanë goditur Rusinë me disa valë të sanksioneve ekonomike.

15 Shtator 2022, 17:24 Nga e.k
Von der Leyen viziton Kievin: Do dsiktutojmë për thellimin e
Ursula Von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar të enjten në Kiev, për të diskutuar bashkëpunim më të ngushtë në mes të Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

“Jam në Kiev, në vizitën time të tretë prej nisjes së luftës së Rusisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Ukraina është tani kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë von der Leyen në Twitter, para takimit me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.

“Do të diskutoj me Zelenskyn dhe kryeministrin, Denys Shmyhal si të afrojmë njerëzit dhe ekonomitë teksa Ukraina bën përparim në rrugën për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Shumica e vendeve të BE-së kanë mbështetur Ukrainën prej nisjes së luftës, si dhe e kanë goditur Rusinë me disa valë të sanksioneve ekonomike.

Shumë vende anëtare të bllokut evropian i kanë dhënë Kievit armë të avancuara, të cilat i kanë ndihmuar ushtrisë ukrainase që të rikthejë kontrollin mbi territoret që i ka pushtuar Rusia pak pas nisjes së luftës. Zelensky, i cili më 14 shtator ka vizituar zonat e rikthyera nga ushtria ukrainase, ka thënë se rajonet që ka parë, janë shkatërruar rëndë nga forcat ruse. Në fillim të muajit shtator, ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë për të rikthyer kontrollin e territoreve të pushtuara nga forcat ruse, prej nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria ukrainase kontrollon mbi 6.000 kilometra katrorë në rajonin e Harkivit dhe tani fokusi është te rajonet lindore. Autoritetet ruse kanë thënë se forcat e tyre janë tërhequr nga rajonet e Harkivit për t’u përforcuar në rajonin e Donbasit.

Mirëpo ekspertët besojnë se Rusia ka dhënë arsyetim të ngjashëm edhe kur është tërhequr nga rajonet e Kievit në muajin mars.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

ukraine lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë