LIVE UPDATES
Bota

VOA: Rregulla të reja për reklamat politike në SHBA të prodhuara me inteligjencën artificiale

Në mesin e tetorit, kompania Google, në pronësi të së cilës është rrjeti YouTube, njoftoi se përdoruesve do t’u kërkohet ta deklarojnë qartazi kur kanë përdorur inteligjencën artificiale për materialet e modifikuara apo të rikompozuara.

19 Nëntor 2023, 19:45 Nga r.ll
VOA: Rregulla të reja për reklamat politike në SHBA të
foto ilustruese

SHBA- Gara për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara po bëhet më e nxehtë dhe disa prej kandidatëve po përdorin inteligjencën artificiale për të prodhuar mesazhet e tyre promocionale. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Karina Bafradzhian, disa prej videove e kalojnë kufirin mes të vërtetës dhe gjërave që nuk janë të vërteta.

Një video e publikuar në YouTube nga Komiteti Kombëtar Republikan është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Në video ka pamje të amplifikuara nga inteligjenca artificiale për të paraqitur shpërthime në Tajvan, emigrantë që kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, si dhe qytetin San Françisko të dominuar nga krimi dhe me tanket që kanë dalë nëpër rrugë. Asgjë prej këtyre nuk është e vërtetë.

Po kështu, në një video të komitetit për aksion politik “Never Back Down”, paraqitet zëri i ish-Presidentit Donald Trump. U kuptua në vazhdim se komentet e ish-presidentit ishin marrë nga postimet e shkruara prej tij në mediat sociale dhe se zëri u prodhua nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Në mesin e tetorit, kompania Google, në pronësi të së cilës është rrjeti YouTube, njoftoi se përdoruesve do t’u kërkohet ta deklarojnë qartazi kur kanë përdorur inteligjencën artificiale për materialet e modifikuara apo të rikompozuara.

Mark Grzegorzewski është asistent profesor për studimet e sigurisë dhe çështjet ndërkombëtare.

“Nga përdorimi i inteligjencës artificiale për këto reklama politike, ka rënë ndjeshëm kostoja dhe janë të disponueshme për këdo që disponon një kartë krediti. Pasi i krijon këto reklama dhe i nxjerr në internet, ato përhapen si zjarri në pyje”, thotë ai.

Dhe disa kandidatë mendojnë se reklamat e prodhuara me inteligjencën artificiale do të mund të influencojnë votuesit amerikanë.

“Për shkak të rezultateve tepër të ngushta të zgjedhjeve presidenciale të cikleve të fundit elektorale, duke e përqëndruar mesazhin tek 6% të votuesve mund të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve. Në veçanti nëse veprohet sipas shembullit të kompanisë Cambridge Analytica dhe vendosen në një objektiv më të detajuar votues të caktuar”, thotë zoti Grzegorzewski.

Autoritetet në disa shtete po përpiqen të vendosin rregulla për materialet e prodhuara me inteligjencën artificiale. Në Uiskonsin, ligjvënësit duan që politikanët dhe grupet politike ta deklarojnë qartazi nëse përdorin në reklamat e tyre elektorale materiale audio dhe video të prodhuara me inteligjencën artificiale. Shkelja e këtyre rregullave të propozuara do të ndëshkohej me gjobë. Masa të ngjashme pritet të vendosen edhe në Miçigan.

“Është e rëndësishme që votuesit të informohen kur është përdorur inteligjenca artificiale, në veçanti për imazhe false kur nuk është fare personi që shikoni të veprojë apo që dëgjoni të flasë”, thotë Ligjvënësja demokrate në Miçigan, Penelope Tsernoglou.

Senatorja Amy Klobuchar bën thirrje për masa të ngjashme në nivel federal. Në muajin tetor ajo iu drejtua kompanive të mediave sociale, si Meta dhe X, për t’u kërkuar të qartësojnë se si do të qeverisin në platformat e tyre reklamat elektorale të prodhuara me inteligjencën artificiale.

Në përgjigje, më 6 nëntor, kompania Meta ua ndaloi fushatave elektorale dhe kompanive të reklamave përdorimin e inteligjencës artificiale.

Ndërsa kompania X, dikur e njohur me emrin Twitter, nuk ka hartuar ende rregulla për përdorimin e inteligjencës artificiale gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale./VOA

zgjedhjet presidenciale ne shba 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj