LIVE UPDATES
Bota

VOA: Reaktorët e vegjël bërthamor së shpejti në treg

Reaktorët e vegjël bërthamor ndeshen me disa nga sfidat e ngjashme me ato të centraleve të mëdha bërthamore, si mënyra e asgjësimit të mbetjeve radioaktive dhe vendosja e tyre në zona të sigurta. Mbështetësit tyre thonë se këto çështje mund të menaxhohen dhe përfitimet tejkalojnë çdo rrezik.

11 Prill 2023, 19:15 Nga k.m.
VOA: Reaktorët e vegjël bërthamor së shpejti në treg
Foto ilustruese

Reaktorët e vegjël bërthamorë, që prodhojnë vetëm një të qindtën e energjisë elektrike dhe që mund të transportohen edhe me kamionë, janë gati të dalin në treg. Sasi të vogla, por domethënëse të energjisë elektrike, pothuajse të mjaftueshme për të furnizuar një kampus të vogël universitar, një spital ose një kompleks ushtarak, do të prodhohen nga një gjeneratë e re mikroreaktorësh bërthamor.

Reaktorët e vegjël bërthamor ndeshen me disa nga sfidat e ngjashme me ato të centraleve të mëdha bërthamore, si mënyra e asgjësimit të mbetjeve radioaktive dhe vendosja e tyre në zona të sigurta. Mbështetësit tyre thonë se këto çështje mund të menaxhohen dhe përfitimet tejkalojnë çdo rrezik. Kompania me qendër në Uashington, “Last Energy” po prodhon këta mikroreaktorë, që publiku mund t'i shoh sot. Ajo prodhoi në Teksas një reaktor prototip, i cili është vendosur në një kub të mbuluar me metal reflektues.

"Për prodhimin e mikroreaktorit tonë kemi përdorur të njejtën teknologji bazë dhe të njëjtat materiale që përdoren nga 300 termocentrale në mbarë botën që prodhojnë 10 për qind të energjisë elekrike në nivel global. Ne kemi thjeshtëzuar procesin duke e bërë të mundur prodhimin e tyre me një madhësi më të vogël, në një fabrikë dhe duke e bërë më të lehtë transportimin e tyre”, thotë themeluesi kompanisë “Last Energy”, Bret Kugelmass.

Ai tani po punon me autoritetet në Britani, Poloni dhe Rumani për ta vënë në punë reaktorin e tij të parë në Evropë në vitin 2025. Sipërmarrësi Kugelmass thotë se mikroreaktorët ulin në mënyrë drastike koston e prodhimit të energjisë së pastër duke e bërë atë të përballueshme jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për mbarë globin.

Energjia bërthamore tradicionale kushton miliarda dollarë. Kostoja totale e mikroreaktorit të kompanisë “Last Energy”, duke përfshirë prodhimin e moduleve, montimin dhe punën e përgatitjes së terrenit, është nën 100 milionë dollarë, thonë drejtuesit e kompanisë.

Disa universitete janë të interesuara për për këtë teknologji për furnizimin e ndërtesave të tyre dhe për të parë mundësinë e zëvendësimit të termocentraleve të prodhimit të energjisë elektrike me qymyr dhe gaz, një nga shkaktarët e ndryshimeve klimatike. Marc Nichol, drejtor për reaktorët e rinj në Institutin e Energjisë Bërthamore, e sheh interesin nga shkollat si fillim të një prirje të re.

“Universiteti i Ilinoit në Urbana, Universiteti Purdue dhe Universiteti shtetëror i Pensilvanisë po punojnë me kompani të ndryshme për të shqyrtuar mundësinë e përdorimit të energjisë bërthamore, veçanërisht mikroreaktorët bërthamorë për të furnizuar me energji elektrike të pastër ndërtesat në hapësirat e tyre”, thotë ai.

Edhe Departamenti i Mbrojtjes po punon për prodhimin e një mikroreaktori. Projekti “Pele” është një prototip i reaktorit bërthamor të lëvizshëm që ka prodhuar Departamenti i Mbrojtjes në Laboratorin Kombëtar të Ajdahos. Por jo të gjithë e ndajnë entuziazmin për mikroreaktorët. Edwin Lyman, drejtor për sigurinë e energjisë bërthamore në Unionin e Shkencëtarëve të Shqetësuar, e quajti "plotësisht të pajustifikuar" prodhimin e mikroreaktorëve bërthamor.

“Këta reaktorë do të jenë shumë më pak efikas se reaktorët e mëdhenj, do të paraqesin një sërë rreziqesh sigurie dhe do të prodhojnë energji elektrike shumë më të shtrenjtë. Prandaj, ata që mendojnë se mikroreaktorët do të jenë zgjidhja magjike për krizën e ndryshimeve klimatike janë duke i varur shpresat në një ide të gabuar”, thotë ai.

Eksperti i energjisë bërthamore, Edwin Lyman pret një rritje të madhe të kostos së karburantit dhe një nivel më të madh të mbetjeve bërthamore të krijuar nga mikrorektorët krahasuar me nivelin që krijojnë reaktorët konvencionalë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë një strukturë kombëtare magazinimi për ruajtjen e karburantit të përdorur bërthamor dhe sasia e tij është duke u shtuar gjithnjë e më shumë. Mikroreaktorët do ta rëndojnë më tej këtë problem thotë eksperti i energjisë bërthamore, Edwin Lyman./VOA

reaktoret berthamore

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim