LIVE UPDATES
Bota

Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Irakun javën e ardhshme

Në krye të agjendës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Bagdad është sigurimi i mbështetjes për ofensivën e planifikuar të Turqisë kundër grupit kryengritës kurd, PKK. PPK-ja ka përdor Irakun si bazë prej dekadash për të zhvilluar luftën e saj kundër forcave turke.

21 Prill 2024, 17:08 Nga E. D
Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë javës së ardhshme Irakun, për herë të parë pas më shumë se një dekade. Gjatë kësaj vizite, zoti Erdogan do të kërkojë mbështetjen e Irakut për luftën e tij kundër kryengritësve kurdë me bazë në Irak dhe po ashtu vizita ka për qëllim edhe t’i kundërvihet ndikimit të Iranit.

Në krye të agjendës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Bagdad është sigurimi i mbështetjes për ofensivën e planifikuar të Turqisë kundër grupit kryengritës kurd, PKK. PPK-ja ka përdor Irakun si bazë prej dekadash për të zhvilluar luftën e saj kundër forcave turke. Analistët janë të mendimit se Turqia ka një plan.

“Turqia dëshiron të fillojë një strategji gjithëpërfshirëse që ka bazë ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë. Dhe ndërkohë të zgjerojë kapacitetet e forcave irakiane të sigurisë dhe në atë formë Iraku mund të bëhet më i sigurt dhe Turqia mund të ndjehet më e sigurt”, thotë Murat Aslan, nga Fondacioni për Hulumtime politike, ekonomike dhe shoqërore.

Muajin e kaluar, Ankaraja korri një fitore diplomatike kur autoritetet irakiane ndaluan veprimtarinë e PKK-së. Presidenti Erdogan ka edhe përparësi të tjera për të siguruar lëshime. Aktualisht Iraku po përjeton thatësirë dhe Bagdadi zyrtar po kërkon nga Turqia që të hapë digat për të lëshuar më shumë ujë në lumenjtë që rrjedhin nëpër Irak, një kërkesë që udhëheqësi turk thotë se është i gatshëm ta shqyrtojë.

Analistët thonë se thellimi i marrëdhënieve tregtare është gjithashtu pjesë e rëndësishme e agjendës së presidentit turk. Ai synon të shtojë kalimin ndërkombëtar të mallrave përmes Irakut si pjesë e një rruge të re tregtare ndërmjet Kinës dhe Evropës. Sipas ish diplomatit turk, i cili ka shërbyer në Irak, ky është edhe qëllimi i vizitës së zotit Erdogan në Irak.

“Pika qendrore e kësaj vizite presidenciale në Irak, në Bagdad dhe Erbil, do të jetë e ashtuquajtura rrugë e zhvillimit, që do të lidhë portin e Basrës me kufirin turk apo me një pikë të re kufitare”, thotë ai.

Zoti Erdogan thotë se ndoshta do të vizitojë Erbilin, kryeqytetin e Kurdistanit gjysmë-autonom, me të cilin udhëheqësi turk ka zhvilluar marrëdhënie të afërta. Analistët, megjithatë, paralajmërojnë se qëllimi i tij për të zgjeruar ndikimin turk në Irak mund të pengohet nga Irani, që ka ndikim të konsiderueshëm në Irak.

“Në Bagdad, as dielli nuk lind pa miratimin e Iranit. Si do të jetë e mundur për Ankaranë t’i krijojë kushtet dhe të ndërtojë kapacitetin për të bashkëpunuar me Irakun? Ende më duket e diskutueshme dhe e pamundur”, thotë Aydin Selcen, ish diplomat turk.

Disa vëzhgues thonë se Bagdadi shpreson që Ankaraja të baraspeshojë ndikimin e Teheranit, sidomos tani përballë spekulimeve se Shtetet e Bashkuara mund t’i tërheqin forcat e mbetura nga Iraku.

“Shumë nga qarqet elitare në Irak nuk janë të kënaqur me ndikimin e gjerë që Irani ushtron ndaj vendit të tyre dhe Turqia mund të baraspeshojë atë. Dhe mendoj se Turqia ka dëshirë të luajë rolin e balancuesi këtu, ngase si secili shtet në rajon, nuk është shumë e kënaqur me fuqinë që Irani ka në Irak, në Siri, në Liban, në Jemen.”

Analistët thonë se vizita e zotit Erdogan në Irak mund të sjellë ndryshime, por po ashtu mund të nxisë rivalitetin historik ndërmjet Turqisë dhe Iranit.

rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës