LIVE UPDATES
Bota

VOA: Nga ligji i ri për marrëdhëniet me jashtë, te spiunazhi, bizneset evropiane në mëdyshje për pozitat e tyre në Kinë

Vizita e tij po bëhet pasi një raport i Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Evropian tregoi javën e kaluar se vetëbesimi i bizneseve kishte rënë në nivelet më të ulëta prej dekadash.

25 Shtator 2023, 19:47 Nga a.l
VOA: Nga ligji i ri për marrëdhëniet me jashtë, te
Valdis Dombrovskis

KINË- Bizneset evropiane në Kinë po vendosin gjithnjë e më shumë në mëdyshje pozitat e tyre në këtë vend, ndërsa po përballen me ligjet e reja më të ashpra të sigurisë, si dhe me një politizim të tregtisë, paralajmëroi të hënën nga Pekini një komisioner i BE-së. “Kompanitë evropiane janë të shqetësuara me drejtimin që ka marrë Kina”, tha Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Valdis Dombrovskis, gjatë një fjalimi në Universitetin Tsinghua, në kryeqytetin kinez. “Shumë prej tyre po vënë në mëdyshje pozitat e tyre në këtë vend”. Ai përmendi një ligj të ri për marrëdhëniet me jashtë dhe një përditësim rishtazi të ligjeve kineze kundër spiunazhit dhe tha se ato përbëjnë “shqetësim të madh për komunitetin tonë të biznesit”. “Paqartësia e tyre lejon hapësira të tepruara për interpretime”, paralajmëroi ai.

“Kjo do të thotë se kompanitë evropiane vështirësohen të kuptojnë detyrimet e tyre për zbatimin e ligjeve: një faktor që ul në mënyrë domethënëse vetëbesimin e bizneseve dhe dekurajon investimet e ardhshme në Kinë”, tha zoti Dombrovskis. Komisioneri i BE-së për Tregtinë gjendet për një vizitë disaditore në vendin me ekonominë e dytë më të madhe të botës, ku ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë për ekonominë dhe të përforcojë mesazhin se BE-ja nuk po kërkon shkëputjen nga ekonomia kineze. Vizita e tij po bëhet pasi një raport i Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Evropian tregoi javën e kaluar se vetëbesimi i bizneseve kishte rënë në nivelet më të ulëta prej dekadash.

“Për disa dekada, kompanitë evropiane lulëzonin në Kinë”, tha presidenti i kësaj dhome tregtie, Jens Eskelund. Por, pas tre viteve “të turbullta”, tha ai, “shumë prej tyre kanë rimarrë në shqyrtim ato që i mendonin të mirëqena për tregun kinez”. Kjo vjen ndërsa tensionet tregtare mes BE-së dhe Kinës janë shtuar, pas vendimit të Brukselit për të filluar një hetim për subvencionimet që Pekini bën për makinat elektrike. Në varësi të përfundimeve të këtij hetimi, BE-ja mund të përpiqet të mbrojë kompanitë evropiane të prodhimit të automjeteve, duke vendosur tarifa ndëshkuese për makinat që mendon se shiten padrejtësisht me një çmim më të ulët. Ditën pas këtij njoftimi, Ministria kineze e Tregtisë kritikoi atë që e quajti “proteksionizëm të hapur” dhe tha se masat “do të kenë një ndikim negativ tek marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-BE”.

Duke folur në Pekin të hënën, komisioneri Dombrovskis këmbënguli se Kina vazhdon të jetë një mundësi tërheqëse investimi për bizneset evropiane. “BE-ja dhe Kina përfituan jashtëzakonisht nga hapja me botën”, tha ai. “Tregtia dhe bashkëpunimi ndërkufitar ndihmuan për të krijuar fuqinë tonë ekonomike dhe gjeopolitike”. Por, shtoi komisioneri evropian, sfidat në rritje për bizneset rrezikojnë ta shndërrojnë “atë që shumë e panë si një marrëdhënie nga e cila fitonin të dyja palët gjatë dekadave të fundit, në një dinamikë me humbje për të dyja palët gjatë viteve në vazhdim”.

Lufta në Ukrainë

Refuzimi nga Kina për të dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, përbën gjithashtu një “rrezik për reputacionin”, tha ai. Ky pozicionim i Pekinit “po ndikon imazhin e vendit, jo vetëm tek konsumatorët evropianë, por edhe bizneset”, tha ai. Kina është përpjekur të pozicionohet si një palë neutrale në konfliktin në Ukrainë, ndërkohë që ndihmon diplomatikisht dhe financiarisht Moskën, izolimi ndërkombëtar i së cilës po thellohet.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Kinën muajin e ardhshëm. “Kina mbështet gjithnjë pozicionin se çdo vend duhet të jetë i lirë të zgjedhë rrugën e tij të zhvillimit. Kështu që është shumë e vështirë për ne të kuptojmë qëndrimin e Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë, luftë që shkel vetë parimet themelore të Kinës”, tha komisioneri Dombrovskis./VOA 

valdis dombrovskis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj