LIVE UPDATES
Bota

VOA: Konfliktet në Lindjen e Mesme në qendër të vëmendjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Kryeministri Netanyahu tha se Izraeli dëshiron paqe, por paralajmëroi Iranin, duke thënë “po na sulmuat, do t’ju sulmojmë”. Ai fajësoi Iranin se qëndron prapa shumë problemeve të rajonit. Ndërkohë që zoti Netanyahu po ngjitej tek foltorja, nga audienca u dëgjua rrëmujë.

27 Shtator 2024, 19:17 Nga r.ll
VOA: Konfliktet në Lindjen e Mesme në qendër të
foto ilustruese

SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti sot veprimet e shtetit të tij në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë Presidenti palestinez Mahmoud Abbas kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të veprojë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten dhe tha se po e bënte këtë me qëllim që të hedhë poshtë të gjitha të pavërtetat, siç tha ai, që kishte dëgjuar gjatë javës nga udhëheqës të vendeve të tjera rreth konflikteve në Lindjen e Mesme.

“Nuk planifikoja të vija këtu këtë vit. Shteti im është në luftë, duke jetuar për jetën e tij. Por pasi dëgjova gënjeshtrat dhe shpifjet që i bëheshin shtetit tim nga shumë nga folësit këtu, vendosa të vija dhe të flisja”, tha zoti Netanyahu.

Kryeministri Netanyahu tha se Izraeli dëshiron paqe, por paralajmëroi Iranin, duke thënë “po na sulmuat, do t’ju sulmojmë”. Ai fajësoi Iranin se qëndron prapa shumë problemeve të rajonit. Ndërkohë që zoti Netanyahu po ngjitej tek foltorja, nga audienca u dëgjua rrëmujë.

“Erdha këtu për të folur për njerëzit e mi, për vendin tim, për të vërtetën. Dhe ja ku po u them të vërtetën. Izraeli do paqe... Njëkohësisht ne përballemi me armiq të pamëshirshëm që duan shkatërrimin tonë. Na duhet të mbrojmë veten nga këta vrasës të pamëshirshëm. Armiqtë tanë jo vetëm që duan shkatërrimin tonë, ata duan të shkatërrojnë civilizimin tonë të përbashkët dhe të na kthejnë në epokën e errët të tiranisë dhe terrorit", tha ai.

Të enjten, nga e njëjta foltore, Presidenti palestinez Mahmoud Abbas foli për mbi 41,000 palestinezë të vdekur gjatë 11 muajve të fundit në luftën ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

“Qindra familje palestineze janë asgjësuar. Mbiemra të tërë familjesh janë fshirë nga regjistrat civilë. Mbi 100 familje nuk janë më në regjistra. Nuk ekzistojnë më. Mijëra kanë vdekur si pasojë e përhapjes së sëmundjeve infektive dhe epidemive, si dhe mungesës së ilaçeve dhe ujit”, tha ai.

Presidenti palestinez nuk përmendi Hamasin, por ai iu referua sulmit terrorist të 7 tetorit, dënoi vrasjen e të gjithë civilëve dhe bëri thirrje për lirimin e të gjithë atyre “që po mbahen” – një referencë e tërthortë për pengjet e rrëmbyera nga Izraeli.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë për t’i dhënë fund luftës.

“Ndaleni këtë krim! Ndaleni tani! Ndaleni vrasjen e fëmijëve dhe grave! Ndaleni gjenocidin! Ndaleni dërgimin e armëve Izraelit! Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë”, tha ai.

Diplomatët amerikanë dhe francezë propozuan një armëpushim të përkohshëm për të ulur tensionet pas një valë sulmesh ajrore izraelite në pjesë jugore të Libanit dhe sulmeve me raketa të Hezbollahut në Izrael.

“Lufta nuk është e pashmangshme. Një zgjidhje diplomatike është gjithsesi e mundur. Ditëve të fundit, kemi punuar me partnerët tanë amerikanë për një marrëveshje për armëpushim të përkohshëm prej 21 ditësh që do t’u hapte rrugë negociatave,” deklaroi Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot.

Takimet vjetore të Kombeve të Bashkuara gjithmonë shoqërohen me protesta. Të enjten, ndërkohë që Presidenti palestinez po mbante fjalimin, përkrahësit u mblodhën në afërsi të selisë së OKB-së për të kërkuar armëpushim në Gazë./VOA

konfliktet ne lidnjen e mesme

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim