Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ekspertët thonë se institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90 dhe se përgjegjësitë për këto krime nuk janë vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare.
MALI I ZI -Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90, dhe se përgjegjësitë për këto krime nuk janë vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare, thotë ish anëtari i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi dhe avokati Loro Markiqi, i cili konsiderohet si njohës i mirë i këtyre çështjeve.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Markiqi e sheh si të domosdoshme ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, por megjithatë ai mendon se pa një vullnet politik të strukturave shtetërore dhe gjyqësore të Mali të Zi vështirë është të arrihet ndonjë përparim i dukshëm në këtë drejtim.
Ekspertët thonë se institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90 dhe se përgjegjësitë për këto krime nuk janë vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ish anëtari i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi dhe avokati Loro Markiqi, i cili konsiderohet si njohës i mirë i këtyre çështjeve, vë në dukje mungesën e vullnetit politik për gjykimin e drejt të këtyre rasteve.
“Vullneti politik për të ndjekur penalisht krimet e luftës dhe kriminelët e luftës ka munguar. Sidomos nuk ka pasur vullnet për t'i ndjekur kriminelët e luftës që bënë krime kundër shqiptarëve, sepse ndaj popujve tjerë ka qenë më ndryshe. Për këtë fajin nuk e ka vetëm gjyqësia, por edhe policia e prokuroria. Shpesh ka ndodhur që t'i akuzojnë njerëzit e gabuar me qëllim që ata më pastaj të lirohen si të pafajshëm”, tha zoti Markiqi.
Në këtë kuadër zoti Markiqi fajëson edhe faktorin politik shqiptar, i cili sipas tij nuk shfaqi ndonjë gatishmëri të duhur në parandalimin ose në nxitjen e disa proceseve gjyqësore ndaj komunitetit shqiptarë.
“Ndjekja e aktorëve të krimeve të luftës kundër shqiptarëve, faj ka edhe faktori politik shqiptar, që nuk arriti të bëjë trysninë e duhur në anulimin e disa vendimeve të njëanshme ndaj shqiptarëve në gjykatat malazeze”, tha zoti Markiq.
Zoti Markiqi e sheh si të domosdoshme ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, por ai mendon se pa një vullnet politik të strukturave shtetërore dhe gjyqësore të Mali të Zi vështirë është të arrihet ndonjë përparim në këtë drejtim.
“Mendoj se ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale apo edhe i Kodit Penal ndihmon, por nuk e rregullon dhe nuk do ta bëjë ndryshimin e duhur në qasjen e Malit të Zi ndaj kësaj çështjeje. Mendoj se vendimtare në këtë aspekt është vullneti politik i strukturave politike dhe të gjyqësorit në Malin e Zi”, tha avokati i njohur Loro Markiq.
Në Raportin e Komisionit Evropian të publikuar në fund të vitit 2023, thuhet se rezultatet e Malit të Zi në ndjekjen penale të krimeve të luftës, janë të kufizuara. Prandaj avokati Markiqi vlerëson se Mali i Zi duhet të ballafaqohet me të kaluarën duke u angazhuar më shumë në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës./VOA
Gordana Silanovska-Davkova MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gord...
Antonio Tajani UKRAINA- Italia nuk do të dërgojë as edhe një ushtar për të luftuar në Ukrainë. Këtë e tha...
foto ilustruese MEKSIKË- Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut të Chiapas në Meksikë të diel&eu...
Richard Rick Slayman SHBA- Richard Rick Slayman, pacienti i parë që kreu transplantin e një veshkë të një derr, ka vdekur gat...
foto ilustruese IZRAELSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Izraelit i mungonte një plan i besueshëm për të mbrojtur rret...
pamje nga vendngjarja DUBLIM- Pasagjerët e British Airways mbetën të habitur gjatë një fluturimi për në Dublim pasi ...
joe biden HAMAS- Komentet e presidentit amerikan Joe Biden se një armëpushim në Gaza do të ishte i mundur nëse&nbs...
foto ilustruese IZRAEL- Institucionet akademike në Izrael thonë se po bëjnë plane për të mirëpritur studentët q&eum...
foto ilustruese AFRIKA E JUGUT- Një burrë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Afrik&...
foto ilustruese UKTAINA- Komandanti i përgjithshëm i Ukrainës tha sot se situata në vijën e frontit me Rusinë në rajonin...