LIVE UPDATES
Bota

VOA: Fushatë diplomatike para takimit të radhës Kosovë-Serbi

Sekretari Stoltenberg, ritheksoi gatishmërinë e NATO-s për të ndërhyrë, siç tha, në rast të cënimit ose rrezikimit të qëndrueshmërisë.

17 Gusht 2022, 15:54 Nga DOSJA
VOA: Fushatë diplomatike para takimit të radhës Kosovë-Serbi
Takimi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen të enjten në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për të diskutuar rrugën drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian tha se takimi synon zbutjen e tensioneve ndërmjet të dyja palëve, që pasuan reagimet serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit mbi përdorimin e dokumenteve të identifkimit dhe targave të makinave.

Por, një ditë para takimit, të dy udhëheqësit do të bisedojnë ndarazi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili menjëherë pas tensioneve të 31 korrikut kishte biseduar në telefon me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, duke bërë thirrje që dallimet t’i zgjidhin nëpërmjet diplomacisë. Sekretari Stoltenberg, ritheksoi gatishmërinë e NATO-s për të ndërhyrë, siç tha, në rast të cënimit ose rrezikimit të qëndrueshmërisë.

Me një gusht qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë për një muaj zbatimin e masave të reciprocitetit, me kërkesë të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, i cili tha se shtyrja ishte e nevojshme pasi ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimet. Por, ambasadori Hovenier dhe diplomatë tjerë perendimorë, thanë se vendimet e qeverisë janë të ligjshme dhe në pajtim me marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë ditëve të fundit ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore kanë zhvilluar takime me udhëheqësit e Kosovës dhe përfaqësuesit e komunitetit serb për të diskutuar shmangjen e tensioneve si ato të 31 korrikut dhe rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, thanë se diplomatët perëndimorë u kanë kërkuar të njohin realitetin në Kosovë, që nënkupton njohjen e pavarësisë e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se shkon në Bruksel për të punuar për paqen, por nuk pret rezultate duke akuzuar Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të deritashme. Ai vuri theksin te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti tha ndërkaq se qeveria e tij është e përkushtuar për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që në qendër do të kishin njohjen e ndërsjellë. Por, ai është shprehur sërish kundër themelimit të një Asociacioni një entik dhe me çfarëdo përgjegjësishë ekzekutive.

Diplomatët amerikanë kanë theksuar poashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të bjerë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti, por ka modele të shumta evropiane që ofrojnë mbrojtje për pakicat. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se problemi thelbësor është e ardhmja e serbëve në Kosovë.

Vëzhguesit nuk shprehen shumë optimist për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por shpresojnë në shtimin e përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për të siguruar përparim në bisedime. Ata bëjnë thirrje që fushata diplomatike si këto të ditëve të fundit të mos përdoren vetëm për shmangje krizash, ai ajo e 31 korrikut. Takimi i së enjtes është i treti me radhë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, të cilët u takuan dy herë një vit më parë pa asnjë përparim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall me mbështetjen perëndimore, duke llogaritur në përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës. Para se të nisej për në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadoren e Kinës në Beograd.

Marrë nga VOA

jens stoltenberg albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim