Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “veprimi pasues” të shtunën në mëngjes me kohë lokale kundër një radari të grupit rebel u krye nga shkatërruesi marinar USS Carney, duke përdorur raketa tokësore Tomahawk.
JEMEN- Ushtria amerikane e sulmoi edhe një fushë tjetër të kontrolluar nga grupi Huthi në Jemen, për të cilin tha se po i rrezikonte anijet tregtare në Detin e Kuq, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i bombarduan caqet e rebelëve huthi. Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “veprimi pasues” të shtunën në mëngjes me kohë lokale kundër një radari të grupit rebel u krye nga shkatërruesi marinar USS Carney, duke përdorur raketa tokësore Tomahawk.
Në ditë e parë të sulmeve, të premten, u goditën më shumë se 60 caqe në 28 lokacione. Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten se rebelët huthi mund të përballet me sulme shtesë. Ky sulm vjen pasi marina amerikane i paralajmëroi anijet amerikane të qëndrojnë larg zonave rreth Jemenit në Detin e Kuq dhe rreth Gjirit të Adenit për 72 orët e ardhshme, pas sulmeve fillestare. Huthi, një grup rebel i mbështetur nga Irani, u zotua për hakmarrje të ashpër, duke rritur mundësinë për zgjerimi e konfliktit në një rajon të goditur tashmë nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.
Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presin që rebelët huthi të tentojnë të sulmojnë. Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 2.000 anije janë detyruar të bëjnë devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq për shkak të sulmeve të rebelëve huthi që prekën më shumë se 50 vende. Gjithashtu tha se ekuipazhet nga më shumë se 20 vende ose u morën peng ose u kërcënuan nga grabitësit huthi.
“Ne do të sigurohemi që bashkë me aleatët tanë të përgjigjemi ndaj huthive, nëse ata e vazhdojnë këtë sjellje mizore”, tha Biden.
I pyetur nëse beson se Huthi është grup terrorist, Biden u përgjigj: “Mendoj se është”. Huthit kanë thënë se synimi i tyre i lundrimit në Detin e Kuq ka për qëllim t’i mbështesë palestinezët dhe Hamasin - grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i rebelëve huthi, Yahya Saree, në një fjalim të regjistruar, tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.
“Armiku amerikan dhe britanik mban përgjegjësi të plotë për agresionin e tij kriminal kundër popullit tonë jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar”, tha Saree.
“Amerika dhe Britania padyshim do të duhet të përgatiten të paguajnë një çmim të rëndë dhe të mbajnë të gjitha pasojat e tmerrshme të këtij agresioni flagrant”, shkroi Hussein al-Ezzi, një zyrtar i grupit Huthi. Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor të rebelëve huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sillnin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme./ REL
Formacione shkëmbore në Bodo, Norvegji NORVEGJI- Bodo në Norvegji është kryeqyteti i tretë i Kulturës Evropiane 202...
Viola von Cramon KOSOVA- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka konsideruar njohjen e targave të Kosov...
POLONI- Pas javësh acarimi politik, presidenti polak Andrzej Duda ka hedhur një hap drejt shkallëzimit. Ai nisi procedurën e fal...
Bratisllav Gashiç SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiç, tha se njoftimi se të gjithë patrullat e Poli...
Sulmet Nga Jason M. Brodsky “The Spectator” Deri një muaj përpara vrasjes së komandantit të Gardës Revolucionare Isla...
Foto ilustruese GJERMANI- Fermerët gjermanë protestojnë kundër politikës së kursimeve të qeverisë. Masat ...
Demonstruesit që mbajnë flamuj protestojnë kundër qeverisë përpara Parlamentit në Varshavë POLONIA- Pas javësh...
Foto Ilustruese KINË- Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një ak...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashku...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe k...